top of page

Qarku i z. Hutri



Se si u gjet z. Hutri në Qarkun e Pistë dhe të pyeturit e vetes në ngulm, ç’të bëjë tutje



Secili që është bërë i qenë, do gjetët dikund në këte universum. Në trajtat që nuk mund t’i imagjinoj! Dhe, kurdoherë t’a mendoj se ishte aty e është aty se dashti vetë, është lajthim. Tek është, është në kohen por Ai nuk zotëron as kohen as vendin…Do e dëbojnë po dashten do e lënë po dashten.Sekush…?!


Sikur të ikte nga zhurmë neveritse e qytetit e nën shi rrke po dhe nga shkaqe të tjera që dilnin nga puna në zyrë, më shumë se ditëve të tjera, nxitoj dhe kalojë nëpër kapërcimthin kalldermor të rrugës së parregullt dhe këtheu në të djathtë. Përmes një si ngushtice me akcesor drunor të vjetruar nga të dy anët u fut në oborr. Anashkalojë kuvlinë në anën e majtë të oborrit të mbuluar me një masë të zezë të cilën e këqyri me habi për pak kohë.Dhe ate, ndonëse që moti e vendosur aty, ai tani-mu kur binte shi-pa dijtur përse, e vështrojë për herë të parë me kërshëri të shtuar dhe vërejti se ishte aty si një ngrehinë druri e copëzuar dhe e vendosur nën një pemë të vjetër /duket të ketë qenë qershi/ me një kurorë të dendur e të gjerë gjethesh.

U ndje fare mirë që Lolo ishte brënda kuvlisë. Lolo, për historinë e të gjeturit të tij aty, kishte mësuar nga komshitë për aqë sa. Brënda sajë kishte dhe shpezë dhe të gjetur brënda në atë ngushti tok me Lolon, u habitë që nuk i pëngonin. Pëmëtepër, tek shihej ndonjëherë i buzëqeshur, sikur kënaqej me shoqërimin që i bënin . Banorët e qarkut që gjeteshin aty më parë se ai, i kishin rrëfyer se ai është zotëruesi dhe pronari i kuvlisë dhe se është më pasoja të cenohet. Ai mirej me te me përkushtim, dhe kur ishte i qetë dhe me qenin të vogël të zi që e kishte quajtur Besi. Shiu që binte, sikur një ninullë e qetësonte dhe bënte gjumin në gërhamë brënda në te i shtrirë mbi një dyshek të braktisur që e kishte gjetur në plehërishte dikund rrotull qarkut.

Z. Hutri, kalimthi gjurmoj domëthënësinë e kësaj, tek vazhdoj më një hap njësoj të përshpejtuar sikur druante nga zgjimi i tij, vajti drejtë. I ardhi mirë që nuk takoj asnjë nga komshitë. Në veçanti, Cani-ish shef i një tregtie i cili-i dëshpruar nga shuarja e tregtisë, evokonte gjatë kohen e ikur e ditet e lavdisë së tij.

Sapo ardhi tek podesti, e kaloj dhe ngjiti shkallët e drujta të përlyera, dhe përmes pjesëkalimit mbërrijti tek apartamenti i vetë në kat.

Qëllimtazi e kishte kontraktuar marjen me qera të apartamentit në kat, ashtu që, për aqë sa lartësia të bëjë t’mos e trazonin fëmijët dhe të tjerët po dhe të kishte një pamje më të plotë të oborrit. Në te hyhej përmes një dere të vjetër braon të mbylltë me plasaritje boje e cila , mu nga kjo shpërfytyronte historinë e moshës. Mu në mes të saj, në pjesën sipër kishte një vrimëkëqyrje që shikonte nga brënda jasht se kush qëndronte para. Pa emër të banuesit a ndonjë shënjë që do flitte për identitetin. Njësoj si gjithë të tjerat. Këte vrimë, për punë kurreshtjeje e nga kujdesia, pa detyrim ndaj pronaritr, e kishte instaluar nga xhepi i vetë ndonjë muaj pas vendosjes aty.

Po komshitë, në djerrakohësinë e vetë dhe nga nevoja të përcakton mënyren e të komunikuarit me te, intrigonin në trajtimin e apartamentit.

Kur ndodhte që z.Hutri ashtu rrallë ta thonte në takime të pakta me komshitë në Qarkun dhe t’a cilësonte apartament dhe këte e bënte nga një inercion ndofta edhe ngaqë nuk i përkujtohej ndonjë term tjetër po ndofta dhe ngaqë tingllonte më autoritetshëm, ata që dinin dallimet, ngrinin vetullen e bënin pyetje në vete nëse ishte i tillë për shkak të vogëlisë së tij. Ajo s’është tjetër veç një garzonjerë! Por numri më i madh i tyre, që të vetat i kishin vërejtshëm më të vogla e më të pista, pavarësisht se si e emërtonte ai apartamentin, ia trajtonin provë se Z. Hutri dallonte nga ata dhe e mernin si një autoritet që duhej t’i përkiste një shkalle kierarkike të poshtës-jo se jo. Aqë më parë që kishte dhe syrin e apartamentit. Habiteshin se si ishte gjetur aty. Logjikonin se të vendosurit aty, kishte ndodhur nga ndonjë presion. Si një ndëshkim , nga ndonjë bëmë e keqe e tjetrit, nga frika, falimentimi si pjesë e një shtrese, sëmira etj. Nuk mund të kishte një tjetër arsye-e mendonin ata. Por z. Hutri-përkundra pritjeve të tyre të jap shkakun e gjetjes aty, edhe kur gjetej midis tyre, duke injoruar kërshërinë e tyre, vetëm kishte heshtur…Përse duhej që para tyre të shpalos jeten e vetë-mendonte.

Dhe për vendosjen aty, jo që kishte e as që sekush dinte se ka një vendim të ndonjë instance të ndonjë pushteti /ndofta dikund edhe ishte përfolë a krijuar rrethanat sa t’i detyrohet largimi nga një vend për t’u vendosur aty/. Por sigurtë, jo nga dashje e prerë, konkrete e tij. Kurse komshijve që e pranonin autoritet, ua përforconte këte bindje njëfarë rregulli i brëndëshem i apartamentit që kishte ai dhe vetë ai më dukjen e vetë të kullandrisur, misterioze e të palexueshme, në veçanti me pafjalësinë e tij dhe shikimin që rezonte një thellësi të pambrrijtshme për ta, tek imagjinonin se aty ndodhte diç e rëndësishme.

Vijes së kësaj bindjeje vëte dhe mënyra e veshjes: përherë i pastër, në të shumtën rroba të errta, i ruar e me flokë të rregulluara por që i hikte ndonjë ble floku për t’i rënë në fytyr dhe të një sjelljeje të qëndrueshme anise jipej midis të frikësuarit dhe të hutuarit por pa prajtë gjentil dhe me një buzqeshje të çiltër të shkurtër. Shtesë kësaj dhe ardhja kohëpaskohe e një femre të re, të rafinuar, qëndrimi tek ai për më gjatë kohë dhe shikimi i saj edhe gjentil edhe refleksiv.

…Sa mbërrijti tek dhomë e vetë, mori një peshkirë dhe me te fshiu kokën paksa të laguar dhe tek e fërkonte i hedhi një sy oborrit dhe për të dyten herë u befasua se si, tek kaloj s’pari vijen kufitare në hyrje të Qarkut nga qyteti menjëherë pas mesdite e më pas tek kaloj dhe oborrin, nuk e vërejti assekush ose sëpaku nuk reagoj assekush në hyrjen e tij. Herave të tjera, sërish përkujtoj dhe i ardhi mirë që, komshitë kurreshtarë dilnin para deres dhe në heshtje këqyrnin ecjen e tij. Ndonjë lëvizte kokën në shenjë përshëndetjeje e ndonjë dhe e përshëndette memzi dëgjueshëm. Sikur të zemruar me te a të frikësuar…

Tani duke u përgatitur për prehje, përkujtoj se kur nën shi u gjetë mu në fillin e oborrit në çast ngriti kokën nga ballkoni këqyri në kat komshiun që banonte pothuaj në dhomën ngjitur për apartamentin e tij, dhe pau se ishte, Xhemo Fermeri- ai që tek shikonte nga dritarja, përherë trette shikimin në një largësi të papërceptueshme, në gjurmim të një kohe të hikur dhe po ai që e kishte takuar që në fillim të gjetjes aty.

Kishte mbështetur llëmat e dorës dhe fytyrën për xham, bile kishte shtypur paksa dhe hundën dhe kishte deformuar pamjën e saj në një frikësuese dhe shihte me interesim lëvizjën e tij. E shihte përmes një shikimi pyetës në pritje që në një çast do marrë dhe përgjigje.

Në dritaren tjetër të dhomës bri Fermerit, pau dhe bashkëshorten e tij e cila përkundrejtë dallimit në moshë, kishte një admirim të vërejtshëm për z.Hutri dhe-tek ia dinte kohën e këthimit, vendosej tek dritarja nga edhe e shihte. E shihte plot emocion e me një qeshje të butë, disi mikluese.

Nga tani, sa iu poqen shikimet ajo sikur dridhtoj, me një qeshje të çiltër megjithate të dobët e të zorshme që jipte personin paksa të frenuar nga diçka, i buzëqeshi dhe ngriti gishtat që duke lëvizur lehtë i përcollën përshëndetjen.

Kjo ishte zonja Zinka. Gruaja e Fermerit. Dhe kjo është një storie që i ardhi në mendje z. Hutrit për ndonjë cast.

E ardhur nga një mjedis tjetërfare në kohen kur ishin fshirë kufinjtë e lëvizjes ose ishin plogshtë të mbikëqyrur dhe martuar pas një ngacmimi reciprok me burrin më gjatë të përsëritur, tek kalonte rrugen për në shtëpi kur linte punën. Paksa e bëshme e me një gjuhë të përzier me një tjetër që e jipte më tërheqëse, më tej, tek dinte kur do kaloj, dilte kinse pa dashje nga dera e shtëpisë dhe ia hedhte ,, ju ka molisur puna e nuk shihni anash!” Dhe ky ngacmimi, pastaj ndonjë dialog në shpejtësi e më pas takimi, përfundan me martesë. Por, kur nisi shkarja nga e keqja e Xhemos që kishte tretur në një rrugë të largët pa këthim, qoftë në atë botën e ilusioneve e herë-herë nga pijtja e alkoolit përjetonte dhe çaste deliri dhe shihte ato që nuk ekzistonin ,, ajo zu t’a shpërfillë dhe-sikur justifikohej- e shtyrë nga jetë e keqe, sikur u detyrua të krijoj miqësi fare të panatyrshme në të vërtetë të çuditshme me një person që nuk dinin asgjë për te pos që dukej klerik. Një person veshur si me një tog fundi i të cilit i ferkohej për tokë si një perde e gjatë, pas së cilës nuk dinin kush në të vërtetë qëndron. E mendonin: se ku kishte gjetur këte veshje makabër! Vinte disi furishëm, tek shikonte anash gjatë hyrjes, disi cinik me një ecje që jipte personin që ka punët në dorën e vetë, dhe poashtu furishëm e pa paralajmërim vete në dhomën e saj pa i vërë veshin assekujt, derisa perdja- e thot vetë mendja- ishte e lëshuar që më parë nergut, mbi tërë dritaren e pastaj për një cope kohë paksa të gjatë, zotëronte heshtja.


Znj. Zinka, ashtu e frustruar shkaku i zhgënjimeve pasmartesore dhe tretjes së një vajze pa gjurmë dikund në ndonjë cep të botes-vajzes së vetme, e cila- sapo bëri moshë e nga mëvetëri e mohuar, u zhyt në depresion, sikur iu dha e tëra Zotit të shpëtoj nga katandia dhe tani, si besimtare që jipej, disi naivisht justifikonte ardhjen e tij me një rit religjioz, si provë përkushtimi të plotë Zotit dhe lutje atij t’a ndaloj rënien të cilin e bënin që të dy me një veprim të devoçëm largë syve të Qarkut.

” Ai vie këtu për arsye të tjera dhe ju nuk mund ta kuptoni” ua kishte thënë shumë herash kërshëritarëve, kurse ata, bashkëbanuesit e Qarkut, largë saj, në bisedat që bënin midis vetes, e përsëritnin me ironi: ” Zoti duhet të jetë i kënaqur nga një përkushtim i këtillë” dhe me këte dyshim përfundonin pakënaqësinë e vetë. Në të vërtetë, në vete e mendonin dhe përfolnin se znj. Zinka, e hijshme e ngacmuese sikur ishte dhe e admiruar nga mjedisi, me dashje ose spontanisht, këte (gjithnjë duke e menduar dashurinë të cilën e trajtonin kurvëri) e bënte disi spontanisht dhe në hakmarrje ndaj bashkëshortit të vetë…

Një tjetër, kur në raste të ralla mblidheshin për ndonjë çështje në oborr anise nuk kishin një miqësi midis veti, një që i kishin pranuar namin e të mençurit që here-herë dukej aty e kishte thenë: ”Fermeri është njeri i tokës e jo burrë i zonjës!Fatalisht ishte i lidhur për te dhe… E kuptoni këte…?” Pastaj kishte ngulitur shikimin në tokën përpara sikur e mendonte t’i shtoj diç mendimit dhe më në fund edhe e tha: ”E pra… e ka disi hak! E kini të kjartë tani!” E ndonjë nga grupi, i mllefosur nga fyerja që ua bënte kleriku me shlirësinë e ardhjes dhe kontaktin me znj. Zinka, ia këthente: ,,Një dite, ky personi i panjohur, nuk do mund të kontaktoj znj. Zinka! Se lëm sedren e Xhemos kështu të përdhoset”


Tek përfundoj me mendimin për znj. Zinka, z. Hutri iu këthye sërish kalimit të oborrit.

Në befasi të tij, ai kapërcimi nëpër oborr i qetë dhe vajtja deri në apartamentin e vetë pa një trazirë, në një Qark sikur ishte ai, ishte e pazakontë që ta përfundonte ditën të qetë deri në fund. Instiktivisht iu dha të mendoj se për ato që ndodhnin gadi çdo dite dhe, si një diçka e rëndë e e keqe, përherë detyrohej e hedhej në hetimin e shkakut, dhe, pa mundur të përcaktoj diç konkret, e mendonte se tek secili nga ata kishte zënë vend zemrimi dhe se burimi i tij ose ishte i përbashkët ose ngjanin midis vetes. Por, përkundra përpelitjeve, deri tani, nuk ia kishte dalur të saktësoj shkakun.

Iu këthye në mendje dhe zu të përkujtoj se ditëve të tjera, ora e asaj dite ishte koha kurrë Lolo ishte i shtrirë i qetë në bangën të vendosur që moti në oborr –aty skaj kuvlisë, për të cilën tani askush nuk dinte e as që më herët donin ta dinin se nga kishte mbërrijtur aty dhe kush e kishte vendosur. Më në fund, të gjetur në një mal problemësh, përse t’i bëhej vonë se kujt për një rangall druri të plasaritur…

Lolo të cilit këte nofkë ia kishin dhënë tek ia kishin vështruar sjelljet, pak kohë pasi kishte mbërrijtur dhe vendosur aty. Pra, ishte ai që e merrnin për të sëmuar e që nga një shkak i pashpiegueshëm kishte hikur nga familje e vetë pa lënë gjurmën pas. Goja-gojes e supozim e sipër u kishte mbërrijtur disi tek veshi i tyre se për te nuk ishte gjetur asnjëherë ilaç. ”Ç’po habiteni! Kam dëgjuar se dhe në libra ka një mendim më të fortë se për këte nuk ka ilaç. Nuk mund të mbërrijten hetimi deri tek shkaku. Jipini fund llafit!” kishte thënë një që kishte ngecur në gjysmen e studimit të mjekësisë dhe sikur e thonte vetë ”Aah! Neuropsikiatrinë e kisha më për zemër!”

Por, ç’është e vërteta, ata që ishin paksa më esull duke përfshirë dhe z. Hutrin, kishin konkluduar se nuk mund të dihej nëse jetesa e Lolo-s ishte zgjidhje e tij bërë sipas ndonjë koncepti filosofik të tij-ashtu-të hedhë konsideratat, një relaks i marezishëm. Hakrim ndaj prindërve apo sëmuarje. Ka ndonjë lloj sëmuarjesh mendore barazi me gjeninë- kishte ndonjë që e mendonte. Kështu që Z. Hutri po dhe të tjerët kishin vërejtur se diç nga mimikë e tij që rezonte nga thellësi e tij, se ai nuk kishte qenë përherë i tillë. Ai shikimi depërtues i tij në çaste, ajo heshtje e përnjëherëshme brënda së cilës meditonte dhe jipte vendimin si të veprojë, rrëzonte mendimin për sëmuarjen e tij. E se si kishte mbërrijtur aty ishte një storie enigmatike të cilën as nuk donin e nga që ishin zhytur thellë në botën e vetë, as që mundnin ta qartsonin. Dukej më afër mendjes se tek kishte bredhur rrotull hikur nga prindër fatkeqinjë e të falimentuar, për një kohë të gjatë në kërkim të gjejë një vendstrehim-ashtu i shpërfillur plotësisht- një nate të vonë fare (duhet të ketë qenë pasmesnata) duke ndjekur instiktin që dmth. pa asnjë paramendim, ashtu rrugëpasrruge gjithnjë duke ecur skajeve të trotuorave dhe i rrezikuar nga ndrydhje automjetesh kur kalonte zebrën e këmbësorëve, e duke ndaluar tek vitrinat e ndriçuara të marketeve, kur kishte parë çelinë në përdhese të kësaj shtëpie të zbrazët /e se ishte me tamam e një madhësie të një çelie/ me një shtratë e mblojë e jastek e një komodinë brënda e gjitha e ndriçuar nga një dritë të çelur të dobtë, i gëzuar kishte brohoritur ”mbretërore” dhe si një i burgosur vullnetarë që gjetë lirinë në gllabërimin e vetë, për fillim ishte ngujuar në te. Më parë se ai, gjatëkohë aty kishte qëndruar një burrë i moshuar vetmitarë që kishte mbledhur me dhjetra macje e qen të cilët i ushqente me përkujdesje infermierike. Z. Ramo, të cilin një mëngjesi e kishin gjetur të vdekur me sy të hapur nga qielli dhe një portofol me ca të holla e një copëz letre me shkrimin ,,për macjet e mija”.

Në nisje të qëndrimit aty, Lolo, me dashje kishte kaluar shumë ditë e shumë netë në errësi dhe në vetmi i pavërejtur, në një agjerim gadi fanatic që iu detyrua vetës së tij dhe e pranoj me dëshirë, pas bredhjeve tepër lodhëse dhe nga frika t’a vërenin vendosjen e tij aty gjë që të tjerëve që kishin njohtim për ngujimin e tij, u jipej të dyshonin sikur do të vetvritej. Kur ishte futur aty dhe ndonjë nga banuesit-ndonëse vonë fare-kishin vërejtur futjen e tij në dhomë, të nesërmën, nga dhomat e veta kishin dalur tok me fëmijët dhe i kishin zënë pritën mu tek dera e hyrjes. I frikësuar, ai vetëm ishte dukur tek dritarja me një shikim të ngrirë e të shqetësuar, kurse edhe ata vetëm e kishin shikuar pyetshëm më gjatë. Sikur me mimikë e mernin në pyetje dhe e mendonin në duhej t’i lejonin strehimin aty sipas një të drejte që ia kishin pranuar vetës nga gjatëqëndrimi aty. Druanin në mos po ua cenon rehatinë e tyre. Pasi kishin konkluduar se nuk ndodhë cenimi, anise kishin mërmëritur diç midis vetes- duket nga mospajtimi- me shikim sikur ishin marrë vesh për ta lejuar vendosjen, në paqje ishin shpërndarë nëpër dhomat e veta pa asnjë komunikim e fjalë me te. Më pas nga kërshëria që mund të kihej për një njeri të sëmuar, këqyrnin tej xhamave të dritares në është aty dhe ç’bënte.


Ishte e vetme znj. Zinka ashtu e vendosur dhe enigmatike për rastin që, që një dite pasiqë e kishte vërejtur, i kishte shkuar dhe përkundra kundërmimit e duke mshelur zgavrat e hundës ishte futur në po atë qelinë në të cilën ishte vendosur dhe i kishte dhënë ca ushqime. E ai? Ai i mësuar nga trajtimi me dhunë që kishin bërë kudo ndaj tij, njëherë kishte dashur t’a sulmoj nga dyshimi mos do e ndëshkoj për futjen aty dhe iu kërcnua: ”Ik… bushtër! Një bushtër je! Do të qëlloj” duke ngritur dorën muskulfryrë dhe pa gjak në fytyr me një gur që mbante me shtrëngim në te. Ndonëse i tillë e meqë kishte një masë kontrolli dhe më këte provoj të vërtetën, se vetëm kishte dashur t’a frikësonte nga droe e vetë në mos do e dëboj. Por e mendoj më gjatë dhe mësoj të kundërten nga disponimi i znj. Zinka, njëherë zu të qeshi shëmtueshem e parregull, e më pas e shikoj më gjatë pastaj u ulë në gjunjë dhe me të dy duart ia kapi dorën e djathtë, ia miklojë fuqishëm e shpejtë ate e më pas zgjati dorën dhe pasi e pyeti ” t’a marë ?” mori ushqimin nga ajo. Ajo në të parën u trembë dhe njëherë desh të hiki me nxitim, por sa zu ai t’ia mikloj dorën u ndalë ku ishte e lehtësuar fare. Tek zu të haj me nxitim, znj.Zinka u ndot dhe pshtyu në dysheme.

,, Pisllëk i padurueshem” e tha, kurse Lolo njëherë e shikoj, e tha ,, pisllëk! Qeni!” pastaj qeshi çmendurisht e më pas vazhdoj të haj…,,Një dite…dë vëmë ca rregull këteu” shtoj kurse Lolo qeshi.

Në fillim të vendosjes aty në çelinë e vetë, Lolo dilte rrallë nga dhoma, më pas -kur u mësuan me prezencën e tij dhe ai e hetojë këte-më shpesh dhe- si me droe-e më në fund e bëri shprehi konstante: ditëve të veres, gjysëmlakuriq komodohej tek ulej mbi bangën e drunjtë tashmë të rrezbitur, ose të shtrihej po në bangën nën reze dielli dhe soditte sfondin qiellor të kaltër ose qeshte a flitte me vete. ,,Zotëri, do vendosim të drejtën” sikur nëpër mjergull i kujtohej t’i kishte thënë personit që kishte një post e të cilit duhej ti përgjigjej.

Kur ndonjëherë binte shi- në veçanti shi rrke- sikur i shtyrë nga kujtim fëmijërie, dilte në oborr dhe tek endej ndonja disa herë nga kënaqësia dhe duke fërkuar flokët e trupin vetëm e thoshte ”shi,shi…uuu shi! Paq, paq…” dhe i tëri çur hikte brënda. Herave të tjera ndodhte që në kohën që bënte këte, fëmijët e Qarkut, nga një instikt i padijtur, ishin të dhunëshëm dhe i suleshin nga çdo anë si një kope ujqërish të vegjël-tek e trajtonin makabërllëk a një rit fyes. Sikur u cenohej sovraniteti mbi atë hapsirë. Ishin ata caste të frikëshme që mbaronin dhe me lëndime. Po dhe për vetë Z.Hutrin sikur t’u jipej rasti, ndonëse tashmë kishte kohë që kishte ngulitur aty..

E ja tani, ata, çuditërisht-në të kaluar oborrin z. Hutri- gjëndeshin nëpër dhomat e veta, ndofta nga lodhja, nga loja e bredhjet, nga shiu po ndofta dhe nga frika se mu përmbi Qarkun-sipas një itinerari të padijtur për ta-do fluturonte një fluturake që i tmerronte me uturimen e vetë. Ishte ajo një uturimë e një objekti trajteje të çuditshme e e frikëshme që shkaktonte një kërcitje metali shumë e zhurmshme që të dukej sikur të pickonte mendjen pashpirtëshem dhe nga kjo të vente në panik. Kalamajtë nuk ia kishin dalë të mësonin se ç’ishte ajo. Po as të rriturit! Sa për t’u pushuar, kishin dëgjuar thashethënat se kishte të bënte me diç jasht tokësore, pra sikur nga ndonjë tjetër gallaktikë dhe aqë…Ndonjë që i flitte instikti kishte thënë: ”Marëzi! Kjo është masë pushteti! Përse e bënë-pytni. E bënë të jemi të qetë. E kuptoni! Të qetë nga frikësimi!”


Tanimë Lolo kishte mbaruar punët në kuvli, duke mbledhur glasat në një plastçese i tëri pis e më pas duke u hedhur ushqim të mesdites pëllumbave që përbëhej nga thërrmi buke kryesisht, qenit dhe tek tuk ndonjë pule që nuk dihej se të kujt ishin, dhe duke ua lejuar që për kohën e caktuar dhe të bënin fluturime të shkurtëra dhe të bredhin oborrit dhe mbi çati, i diciplinonte në lëvizje. Futej dhe vetë në kuvli që kundërmonte rëndë, kërkonte diçfarë që as vetë nuk dinte çfarë dhe kur e mendonte se fluturimi i pëllumbave ishte i mjaftueshëm i futte përsëri në kuvli. “Mjaft më…! Brënda se ju vras! “ ua thoshte. Çdo ditë gadi. Përveç ditëve të trishtimit dhe ankthit që ia sillnin në konfusionin e mendjes së vetë sipas një itinerari të padijtur, ngjarjet nga një e kaluar që ai nuk e përceptonte të kjartë. ,, Përse më lat vetem! Pa dritë! Në rrugë?” thrritte pakuptueshëm. Pastaj ,,Mirë që të vranë. Dhunuesi…!” M’at rast dilnin komshitë nga dhomat e veta, të cilët e vëzhgonin dhe nga frika pa reaguar dhe ndërhyrë gjithnjë derisa i përfundonte me ulëritje si një ujk a ofshamë të trishtë, me thirrje e vajë, me përmbysje të tërbuar të kuvlisë, me sulm në banorët e qarkut dhe në fëmijët e harlisur që i mësyenin dhe me ngritjen e syve nga qielli tek i thrritte zotit „...ooo Zot... nuk kam shpëtim “ pa arritur të artikulojë dhe t’ia thot ankesën konkrete të vetë.


Atëherë, komshiu Fermeri që nuk dinte se çfarë ia detyronte këte po e pranonte për detyrë, ndofta që frikohej, ashtu instiktivisht dhe më të butë jipej xhan- denunconte rastin përmes telefonit tek emergjenca spitalore dhe duke ngritur më pare një gëllenjkë më të gjatë të rakisë nga shishja me tiket në të cilën figuronte një mustakxhi, me fjalët “ pëllumbaxhiut i hiku mendja…nxitoni e pushtonje!” Pastaj vinte emergjenca me atë sirenën tmerruese nga tre-katër veta të fuqishëm në ekip e midis tyre gjithnjë një grua e tharë fare e dalluar për guximin e ndërhyrjes me mantelin e kaltër e një kapelë pec mbi kokën, që tashmë dinte vendin ku të ndalej, dhe ashtu e vendosur dhe e imponueshme që i printe katërshes, e pushtonin fizikisht Lolon duke i veshur dhe xhaketen çmendore.

Më vështirësi e shtrinin në krevatin spitalor dhe më pas, i injektonin qetësuesin „diazepam“ të një doze më të lartë përzier me polivitamina dhe tek çakrritte ai syt britte: „zot...po më vrasin! Këta... bastardet“, e shpienin në dhomën e vetë që gjëndej në anën tjetër të harkut të Qarkut dhe ashtu pothuajse të mpakur e mbyllnin në qelinë...

Ndonjëherë kur i ngritej zemra peshë dhe i qëllonte vetes në kokë ose grushtonte murin duke i pëlcitur gjaku nga duart dhe përplasej sa andej-këtej duke britur ”më lat,më lat!”, i injektonin dhe morfin për ta qetësuar, po kishte raste të histerisë së lartë dhe ajo infermierja po dhe ndonjë nga ekipi i qëllonin fuqishëm me grusht. Dhe kur nga distancë e shikonin kurreshtarët që i ishin afruar paksa Lolo-s, duke dyshuar në qëlllimin e ekipit, ajo ua kishte thenë: ”Po ju kokëtharë, ç’shikoni. U dhimbëset! Dëshironi të vras njeri…?”

*

Tek i përfytyrojë të gjitha këto, Z.Hutri dhe e mendonte se ç’do bëhej me ta, tashmë i komoduar në dhomë ku qëndronte ditën dhe në mbrëmje dhe u shtri mbi kaush bojëkafe që qëndronte visavi dritarës për të bërë një pushim nga lodhja që i shkaktonin punët të urdhëruara nga zyrtarët më të lartë.

Kishte ankesa në vete nga që i ishin paraqitur një kodër punësh në kalimin e pronave te subjektet e tjerë, dhe kjo ishte një histori që nuk donte t’ia dinte gjithaqë. Ishte tepër e ngatrruar dhe me një shtrirje që nuk ia arrinte kufirin ndaj dhe pa një konklusion të drejtë!. Në të vërtetë, vetëm ndjente ate dhe e kishte të dijtur detyrimin që i dilte nga ajo e të cilat duhej t’i regjistronte shpejtë dhe sipas udhëzimit nga lartë me një saktësi fanatike. I ishte dhënë vetëm një shpiegim i përgjithëshem, megjithatë i thuktë duke i thenë se kjo ka një relevancë parësore për të qenit e shtetit dhe është bazë për punën e tij. E bënte këte në një zyre nën nivel toke gadi në bodrum, që e trajtonte si një fyerje që i kishin bërë. Në të vërtetë, ndjente vetën mu si një vegël për përdorim të gjithëfarshëm. Në tërë procesin e punës, e shoqëronte një zyrtarë që nuk jipte biografinë e vetë kurr të plotë. Në të vërtetë ai jipej misterioz! Shpërfillës! Flitte pak dhe kur z. Hutri kishte vërejtur se nuk do ta zbulojë identitetin, as që e kishte pyetur më për emërin e tij.Por, jo nga që nuk ishte kërshëritar! Ndofta nga droe ose edukata që të shikoj punët e veta. Nga kjo kishte dyshime se ai, përveç hallkë zingjiri në kryerjen e punëve, ishte dhe diç tej kësaj. Një si vështrues të të tjerëve në detyrë për të mbrojtur diç që nuk mund t’a zbulonte. Po nuk kishte një mundësi tjetër dhe punët e kryera ia dorëzonte në heshtje ose përmes një „urdhëroni...“ të ftohtë e ai më pas, njësoj ftohtë si z. Hutri, nëpër shkallë të improvizuara gjithnjë me rrezik të binte nga to, ia përcjellte deri të zyrtarët vendimmarrës. Në një rast, gjersa z. Hutri futte dosietë e kryera në skedarin e vetë, tek ia tha sa për provokim ” afër jam identitetit Tuaj”, zyrtari ishte dridhur, humbi drejtëpeshimin dhe u rrokullis poshtë shkallëve dhe ishte ndalur mu tek filli i ngjitjes i tëri gunga në kokë e ejtje dhe pothuaj gullumuq. Ishte lënduar por nuk kishte nxjerrë zë. Kishte shikuar z. Hutrin dhe ky ate më gjatë dhe në fund z. Hutri i kishte shprehur keqardhjën. ”Më vie keq…” po ai pa ndërruar qehren, dhe ndonëse nuk kishte reaguar me fjalë në këte, ia kishte bërë të dijtur se identiteti i tij është çështje e privacisë së tij si një e drejtë e mbrojtur dhe nuk guxon ta hetoj, por, pas nisjes nga aty, u këthye pas dhe ia tha: ,, Një dite do shohesh se pas qehres së ngrirë, ka një person që nuk të është llargë!” dhe kishte ikur nga vendi.


Kur ai tashmë ishte larguar, ndonëse ishte orvatur, nuk ia kishte dalur të shpiegoj se përse duhet të ngjitë punët e kryera nëpër ato shkallët tek rrezikonte jetën e vetë... I dukej si një pikë akrobatike cirku për ta ngrirur durimin. Po ky nuk ishte një akrobat dhe i dilte veprimi i çuditshëm…! Përmëtepër, ishte i ngathtë dhe në tetik të bie! Pastaj i ardhi në mendje se ndofta ishte në sprovë besimi ndaj pozitarëve të vetë dhe përmes kësaj mynxyre vetëlënduese e dëshmonte ate…ose, një mazohizëm për ta qetësuar veten.


Ashtu i shtrirë, sikur iu bo monotone dhe, njëherë deshi të ngritet për ta lexuar shtypin që e nxorri nga çanta e punës me të hyrë në apartament dhe vetimthi zu të kaloj me shikim vetëm titujt kryesor por nga që ishte i lodhur e symekur e që gëlonte pikrërisht nga informacionet që kishin lidhje me punën që kryente po dhe që e mbërthente gjithnjë një siklet në të lexuar të titujve të artikujve, mbeti ashtu i shtrirë.


Kishte një kohë më të gjatë që i hikte leximit dhe nuk dinte nëse nga shqetësimet që ia shkaktonte ose që duke lexuar mësonte ku e vete ajo fuqia e padukshme dhe ashtu shihte se futej dhe më në thellësi grackes që ai e mendonte se i gatitnin. ,,Jo vetem mua…” e thonte në vete.

Në çaste të tilla, fluturonte mendja dhe ndalej duke përkujtuar me një lloj malli oazen nga një vend i larget në të cilën banorët aty, jetojnë jetën në një thjeshtësi shkretire ose lartësitë bjeshkore me plloha bore pranverore mbi thepat bjeshkor të vlerësuara nga njerëz të mençur, pastaj natyrën e qetë nga pikturat e pejsazhit që kishte dhe e dëshironte të gjetej tek ato.


Atëherë, sikur të mbrohej ose të orvatej të davariste këte ide, disi spontanisht vuri dhe dorën e djathtë përmbi ballë sa për ta errësuar pamjen, më tepër për ballancën e trupit dhe duke i ardhur si një mbështetje zu të mendojë në znj.Beti, ate që çdoherë që takonte- e e takonte kurdo që mendonte se i duhej po nuk e bënte këte përherash nga mirësjellja-ia shfaqte frikën për te dhe dyshimin të cilin e ndjente në vete e nuk dinte ta thoshte troç.


Kur tashmë ishte në thellësi meditimi, sikur e kapi nga mënga plaga e vjetër dhe përnjëherë u gjet në lëmsh mendjeje, e më pas i doli vetvetiu pyetja. „ Se si u gjeta këtu...!“Këte e thoshte më vete me njëfarë tragjizmi e pas kësaj jipej me fuqi në hetimin e shkakut. ,,Meqë isha, dikund duhej të isha por përse këtu…?”

Dhe pasi bënte një pushim duke shikuar në largësi, vazhdonte:

„Tjetër rrugë kisha nisur...“ e thoshte e pas ndonjë çasti, sikur nga një kënd i padijtur, i ndërsynte plotësimi ,, Të lirohesha… e të jam i qetë, e ia dhash anës së kundërtë!”

Më pas, tek gjurmonte nga shkaku, vazhdonte të menduarit:: ,, Këtu, në dukje ka një qetësi. Komshitë nuk janë agresiv, aniqë jo të lumtur, por ka dhe një revoltë e strukur brënda në thellësi të tyre. Kundra kujt? Do jetë e tillë përherë?”

Tek nuk ia dilte me përgjigje, zu të vështroj vetimthi cepnëcep dhomën, ndotej paksa se nuk kishte as rregullin e as pastërtinë sikur e donte dhe, në çast përkujtonte znj. Beti që ndonjëherë nga skrupula që kishte ndaj tij ia bëhte pa paralajmërim- ia pastronte.

,,Sikur të dukej tani…” e dëshiroj, më tepër të hiki nga të medituarit tek ia provonte paaftësinë të jap përgjigjen se që e dëshironte ate.

Tek e mendonte znj.Beti ashtu të paster, të lëvizshme duke pastruar dhomën me shkathtësi dhe jo vetem kaqë,ndofta e zu gjumi ose kotej fare sa për të munguar për një copë kohe, kur trokiti dera disa herash, lehtë-lehtë saqë memzi dëgjoj. Kjo i ndërpreu mendimin e kotjen dhe ngriti paksa kokën.


Me një kujdes të shtuar, me cigaren të ndezur në gishtat e zverdhur të dorës së majtë dhe me shishën e rakisë në të djathtë, futi kokën më ngadalë komshiu gjysëm tullac më mollëza të theksuara e këmishë me katrorka zi-blu të pucitur që në pullën më të lartë si një fermer- me sa duket nga këtu edhe nofka-Xhemo Fermeri po dhe nga fakti se sapo kishte mësuar mjedisi se më herët kishte punuar punët e kopshtarit në plantacione po dhe nga që i tillë dukej, njësoj i rezervuar dhe kërkojë lejehyrjeje.

Pasi çoj një gëllenjkë raki dhe thithi më me fuqi cigarën në hyrje ia tha z.Hutrit pa përshëndetjen e zakonshme:

„ Ua them: do vij viti i ri!“

Pas disa çastesh i shtojë: „Ska tjetër“ dhe ndalojë ndonjë hap largë tij. ”Këte ua them pa fjalën hyrëse” dhe mëtutje shtoj. ”Mund t’a mirni me mend…?”

Ai edhe për pakëz më shumë ngriti kokën dhe dëgjonte duke menduar se i iku mendja. Më pas disi me vështirësi u ngrit i tëri dhe ia këtheu:

„Viti i ri...? Këte e that?“ duke bërë orvatje të mbërrijë te motivi i këtij mendimi.

Fermeri si e mendonte z. Xhemo vetën, vërejti se z. Hutri nuk e ka të kuptuar ate që i tha dhe kinse plotësoj mendimin:

”Po, po! Tua them dhe një fjalë: në një kohë, unë doja të isha fermer? Më thonin me nerva ata të pushtetit: tokëpunues duhet të jesh! Pastaj, unë doja të isha tokëpunues! Më thonin: fermer duhet të jesh! Dhe ska tjetër! Një mesele e pakuptueshme”

„ E besoni...“ gjithnjë duke pirë duhan ia tha dhe i nguliti shikimin tek e imagjinonte ate pamje.

”Unë përherë ia rrëmbej jetës atë shkëlqim. Ja me këte”, tha dhe ngriti shishën me alkohol.

” Cilido isha! Ziliqarët lë të pëlcasin! Dhe do shikoj borën tek bie qetë,qeeetë! Sikur në karturimet që dërgoja dikur! Dhe fëmijët tek hedhin topa bore nga dritarja dhe ulur në stol do pijë raki “ ia tha në vazhdim z. Hutrit që akoma mbante kokën të ngritur si shenjë se e dëgjon. Më pas, sikur të gatiste mendimin ia shtoj:

„ Jam i lodhur...“ e më pas „Aty gjej ate...“ pa konkretizuar se çfarë.


Vetëm i kishte ngulitur shikimin, ashtu i ngritur dhe pa dijtur se si i vinte në mendje ndofta që ti ikën bisedes, ndofta ta detyroj komshiut të iken nga aty, i vajti mendja te znj. Beti të përkushtuar që dhe në këte rast pisk t’i gjej shpëtimin në të cilën e vëri Fermeri. Heshtte:

„Do vini dhe ju...? Dhe kjo jetë juaja …shëmti! E kini për nevojë! Rromuzet tuaja. E kënaqësia…!?“ e pyeti dhe iu përgjigj për ta njohtuar se ska asnjë pëngesë të vijë:

„Rrotull mua, ndodhinë çudira! E s’di nga vie mallkimi! Ja! Gruaja i është dhënë Klerikut, e ku ta dij... e që të dy tok Zotit! Unë vetëm! Dhe vetëm do ia dal! Ndofta kini dëgjuar për mua! Zotëroja tërë plantacionin. Pa kufi! Hë,hë,hë…“ ia tha ftohtë si duke pëshpëritur t’mos e dëgjoj sekush. ”Dhe kësaj mos i vëni vesh! E bëjmë ne tonën. Do ngrejmë dolli wiski anglez. Si në ato ndejat gallatë! Që atëherë e kam. Pastaj ato kënget kantri me benxhin ...ata pambuktarët në plantacionin pa fund tek vjelin pambukun! Ne bëjmë jetën e këtij planeti! Di këte…? Më pas tango… Dini ju ate... ”Separsita! Sikur në kafetë spanjole. N’ato mejhanet me plato të drrastë! Tek kërcasin ritmikisht. Ato lëvizjet e fuqishme argjentinase?“ e pyeti tek mendonte në gruan e vetë..


„Gruan tuaj...besimtarën...?“ ia tha pa menduar shumë.

„Që rrëfehet pa ndërresa tek i duket barku si një tullumbace gjigande“ i shtoj më pas me një sarkazëm pa një kurreshtje të vazhdojë. Dhe qeshi nja disa çaste e pas kësaj çoj dhe një gëllënjkë. ”Të tillë e do kleriku! Puro, puro…zotëri!” ia tha disi me ngërmim. ,,Po ç’është një grua në përkushtime me barkun tullumbac përballë një dite me dëborë tek luajnë fëmijët dordolecin e… unë pijë…pijë!”

Ah... po“ ia shtoj paksa i turpëruar dhe pa dijtur me tamam domëthënien.

„Dua një zonjë...!“ shtoj

Dha një qeshje të shpejtë dhe pas një pushimi të shkurtër vazhdojë:

„ Po, s’është rrugë imja nga vete ajo! Rrugë dreqi! Imagjinoj një çast tjetër dhe juve aty! Ju ndjejë si një mik! Aty do jemi të sigurtë e të gëzuar! E ajo…? Do e molis mëkati i vetë...“ ia tha dhe pa pritur përgjegjën tek hedhi dhe bishtin e cigares në korridorin e betonit pa burdura, sikur hyri zu të dal, me hap të ngadaltë të pandijshëm.

Para se të mbyll derën teksa dhe kishte dalur krejtësisht këtheu nga prapa dhe memzi dëgjueshëm ia tha:

„ Kini dhe ju rrugën tuaj...Të gjithë e thonë…Anise të çakërdisur! Të ngjallni të vdekurit! Ha, ha… Po, unë do jap për ju ate që u duhet…! Të dy e duam ate”

Z. Hutri vetëm e këqyrte dhe si në një mjegullinë të largët përpiqej të kapte kuptimin e asaj që ia thoshte.

„Do doja që andej të vëja... tok! E këte e keni ju në dorë...“

Komshiu shihte përpelitjen e Z. Hutri dhe i ardhi keq. Theu rrugën dhe disi sa për ngushllim ia tha „ Të dy tok të hareshëm- skaj bredhit. Në festim të një kohe“

” Te një kohe tek ishte toka imja!” ia tha fare në fund.

Z.Hutri, veç sa regjistrojë në mendje këte si një habi që nuk e përceptonte të vërtetë dhe u zhyt dhe më n’atë mjegullinë, u zu pisk dhe në përpelitje të jap s’paku në vete një shpiegim. Ai i deklaroj miqësinë dhe e ftonte në një festim intim në të cilin ndjente token dhe vetën të vetës. Si ndodhi që tek z. Hutri të shoh mikun e prijsin kur ky nuk e mendonte vetën të tillë e as që i kishte dhënë një isharet të jetë ashtu. Sikur i mbeshtetur për murin, spontanisht këthej sërish në mendje znj. Beti si një mbështetje në çaste të tilla. U gjet i dobtë dhe i fyer dhe nga kjo i bënte vetes një mallkim tek pritte që në çdo krajatë si një dado t’i gjetej ajo pranë.

Po dhe kishte arsye se Ajo ishte një person që për shkaqe të padijtura-ndofta nga karrizma që rezonte nga ai ndofta që në mimikën e fytyres së tij kishte lexuar diç të pëlqyer që vetë nuk e dinte. Ndofta nga mospajtimi me katandinë që i ndodhi- një si mëshirim, një si admirim-të dyja bashkë, ndiqte z. Hutri pa iu dhënë kurr adresa nga vinte dhe përse vinte dhe i jipte përherë një përkrahje. Si në logjikën mbi të cilën ndërtohej rrëfimi..

„ E kuptoni!... Do bëjë një takim,! Për Ju! Me ata të Avenysë kryesore. Të administrates pra. Që të ikni që këtej...Në këte vorbulla pa shpresë, të hedhur në cep! E, të jeni gjetke-kudo, do thot të mos jeni këtu ... E kuptoni këte? Dhe kjo është e dijtur dhe më peshë” ia thoshte ajo duke u dhënë person me një fuqi të paidentifikueshme.

Z. Hutri-sado ndjente veten të fyer nga pozita inferiore ndaj znj. Beti, e kishte dëgjuar e i shtyer nga brënda vetes, kishte hikur në imagjinatën e vetë për të mësuar nëse mund bëhej ajo që ia thoshte znjsh..Beti., po-ndofta-tek ndjehej ngushtë-ia besonte ato që ia thoshte. Nga një anë i bëhej se kishte për të kaluar një rrugë të gjatë deri t’a bëjë jetë atë mendim bile me dyshime nëse arrinë fare ndaj ishte stepur pa i thënë një përgjigje.

„ Ç’është e vërteta, vetvetiu del se ky është Qark denimi ndonëse unë nuk dij përse! Rrotulloje si të duash-njësoj! Ky...ka ndaluar në një kohë, tani ka futur në vorbullën e vetë banuesit dhe ju duhet të hikni” ia thoshte për ti ofruar një provë për nevojën e largimit nga aty. ”Tekembramja, nuk e ka të gjatë kjo gjëndje…Shëmbëllen për të keq! Do i japin fund” shtoj me paragjykim për ta frikësuar.

Ai njësoj e vështronte në heshtje sadoqë mendonte nëse duhej të pajtohej me te. Kishte diçka dëbuese ajo nga e shpiente po dhe diç të padurueshme në Qarkun e z. Hutri, në atë gjëndje, nuk ndjente se mund të ndryshoj cilindo.

Avenyja ishte një kuart qyteti mu në qënder me Pallatin e Administrates shtetrore dhe ndërtesa luksoze të larta të tjera rrotull sajë, me valëmarëse të panumrueshme e dritare me xhama që rezonin dritën verbëruese, me korridore të ngushta e të ftohta e ngritur jo që moti, me dhoma, e kabinete sekrete e departamente të digjitalizuara, me një nëntoke të përmbushur staf që nuk pushonin në ushtrimin e detyrave zyrtare, që funksiononin përmes labirinteve e një teknike për kohën të përkryer të dijtur vetëm nga ekspertët dhe zyrtarët e saj dhe nga kjo largë që aty që në të parën frikësonin me dukjën impozante dhe shkëlqimin verbërues të jashtëm, në të vërtetë ishte qëndra e sofistifikuar me zyrtarët brënda të dëgjuar e cila vendosmërisht përcaktonte sekush do vendosej për të jetuar kudo. Qoftë duke i shtyrë heshtazi nëpërmjet planeve për shtetmbajtjen, qoftë duke ua përcaktuar dhe vendin e mënyren e zgjidhjes së venbanimit. E Qarku ishte një kuptim lë të thuhet-gjenerik për një gjë pamatshëm të përhapur gjithandej, që nuk ishin large syrit vëzhgues të Avenysë. Në të vërtetë, ishin nën kontroll të forte të përherëshem. Nga shkaqet e dijtura kishin mbirë si kërpudhat që më parë. Dhe këte kontroll, e ushtronin pavërejtshëm sipas një logjike të ftohtë drejtuese zyrtarët e gradave të ndryshme të cilët ishin të mbrojtur nga roja të shumta sigurimi të aramatosur me mjete rezevrasëse po qe nevoja që-sikur e mendonte dhe tashmë e kishte futur në aktet e veta-kishte kaluar në sprovat më të forta dhe tashti e kishte ngritur në një rregull të pathyeshëm dhe aqë sa nuk lejonte asnjë provë të kundërt me logjikën drejtuese. Ata i jipnin trajtën jetës së Qarkut – jo me ndonjë instruktim konkret e as me ndonjë program të fiksuar- sado që kishte dhe projekt dhe program të punuar nga elita ekspertore-por ashtu, sipas një inercioni të një fryme të nisur nga aty e nëpërmjet të ushtrimit të pushtetit, vinin njerëzit nga pika të padijtura përmes shumë prrënje njerëzish dhe pa një vendndalje tjetër, fare natyrshëm sikur vetëm nëpër një rruge të vetme treteshin në Qark, po sipas një planimetrie sekrete të menduar nga ajo logjikë e ndoshta edhe spontanisht. Dhe, vështruar kështu, Qarku nuk ndodhte vetëvetiu…

Z.Hutri nuk dinte më troç si ndodhi të gjetët aty kur e kishte menduar se kishte marrë një drejtim tjetër. Jo që kishte imagjinuar jetën në pallatet qiellor por as të gjëndet ku ishte as si një mundësi e fundit. I shqetësuar, pasi kishte tejkaluar ndjenjën e turpit për pazotësinë e zgjidhjes dhe pasi i kishte paguar një shumë të konsideruar të hollash, në mënyrë pakashumë diskrete e kishte diskutuar çështjën e rrugëtimit dhe me z.Mesiun-një specialist i dëgjuar që kishte një byro të konsultes gallatë në zë me një dije të gjërë-sikur e thonin-gadi profetike- në të cilën kishte përvojë të dendur jetësore dhe dije të mirë teorike. Ai ishte dhe një hallkëlidhje e fshehtë, ndofta dhe të kontraktuar nëpëmjet të së cilës komunikonin Qarku, Pallati i Administrates dhe Avenyja si tërësi dhe nga kjo kishte dhe një vështrim më të gjerë për brëndinë e Avenysë. “ Zotëri Hutri! Dini ju se ç’doni?” e kishte pyetur në intervistën që kishte patur aty që më parë paksa me arogancë.

Z. Hutri gadi që kishte ngecur në përpjekje për të dhënë përgjigjen bile, sa për turp të vetë-dhe kishte belbëzuar ca si një kalama i trembur për t’ia thënë pas një cope kohë: “ Ç’pyetje që më bëtë! S’e keni të kjartë?” Dhe pas një pritjeje kishte shtuar: Si ndodha në qarkun, ç’më solli dhe si të ikën nga aty! Kjo e fundit është në proces të të menduarit tim… dhe ju do më shpiegoni si të ikën që aty”

Z. Mesiu e dëgjoj me vemendje ate që ia tha z. Hutri, e bluajti paksa në mendje dhe iu këthye me ftohtë një përgjegje të rutinuar që ishte pyetje dhe përgjigje: ”Ashtu…! Po ju vetë, nuk keni bërë një hetim?! . Z. Hutri, ate që kërkoni, gjëndet në thellësi dhe ju duhet të zhyteni në te me durim për ta gjetur”

”Duhet shumë kohë për këte, si e thoni!” shtoj z. Hutri.

”Varët nga përvojë e dituri që kini në vete. Po, gjatë do shkoj patjetër!”

Më pas, tek e pau se z. Hutri nuk ka një disponim që ta trajtoj ate që ia tha, dhe pasi ishte menduar mirë duke krojtur pakëz kokën, ia kishte këthyer me një sofizëm të përgjithësuar brëndinë e të cilit kishte dijtur dhe vetë Hutri:

” E dini, unë nuk jam hetues! Profet –jo se jo! Po ashtu, sipas një logjike kam ndërtuar një sistem të të menduarit, e them vetëm se një fuqi më e madhe se që keni ju…! Ju tashmë jeni duke nisur asaj rruge dhe duke hulumtuar vetë dhe në vete do gjeni përgjigjën…Të bëni kujdes: gjërat mund t’i pranoni sikur janë ose t’i kundërshtoni ! Dhe unë nuk ua them cila është më e rëndë!”

“ Nuk e thoni… E ç’më thoni atëherë?” e pyeti sërish z. Hutri.

“ S’është e lehtë… Po e mendoj që më shumë kujdesi të vëni rrugës së njerës apo tjetres. Të mbërrini tek fundi…Ja kjo është fitorja!” iu përgjigj përgjithësueshëm sa për të ndërprerë bisedën në lidhje me një çështje aqë të koklavitur.

Po dhe vetë Hutri ia kuptoj qëllimin dhe deshi t’i bishtroj mendimit të tij dhe ia tha:

”E merni të papeshë si të arrihet tek fundi por vetëm të arrihet. Kështu e thatë, më duket”

”E saktë! Jeta është një mundësi plotë katrahura, ndonjëherë tragjizma të papritura dhe nga kjo, po mbërrijtem tek fundi, është një mrrekulli. Mendoni se ka një të vërtetë në jetë? Mendim naïf! Shlyejeni nga mendja…!” ia tha z. Mesi fare ftohtë, tek e gjetë z. Hutri të papërgatitur për një konversacion të tillë.

Nga kjo, i bëri një pyetje më të thjeshtë: ”Po ata…” duke aluduar Hutri në zyrtarët e Avenysë.

”Ata janë dhënë të tillë. Jashtë rezes së ndëshkimit! Janë marrë thellësisht me personin Tuaj dhe kanë të dhëna për Ju më tepër se ç’e pandehni vetë. E dini, tani ka mënyra që mësojnë dhe saktësojnë gjërat pabesueshëm!”

“E kuptoj, ka një mënyrë të mësoj për ato të dhënat! Të dij më pas cilin veprim të marë” e kishte pyetur në vazhdim.

” Oo, z. Hutri, ç’emër të përçudtë që u kanë dhënë apo është ndofta nofkë juaja! Përherë ka një mënyrë për t’ju kundërvenë po varët nga çmimi që pranoni! Përveç kësaj ato as që do t’i merrni e janë papërcillëshem të lëvizshme e nga kjo të ndryshueshme, ndaj as që mund t’i mësoni të plota! Po përse do e bënit këte…? Jipni atë që kërkojnë, lirojini nga dyshimi për juve dhe …dhe ata ua falin…!”

Pas kësaj që i kishte vrarë aqë mendjen, ishte zhytur në mendime që i dukeshin si një lëmsh i ngatrruar. Fjalët e z.Mesiut kishin nxitur një hamendje ngaqë nuk kishte asnjë njohuri për trajtën e ”çasjes” se z. Mesiut dhe cili ishte çmimi i papranueshëm nëse kundërshton. E mendoj të niset me mxitim për të zenë kohën në të cilën ishte komoduar Avenyja, të gjej personat dhe mënyrat dhe nëpërmjet tyre të futet në të. Më pas, duke vajtur asaj vie, të mësoj për boshtin e saj por, ashtu i ç’orientuar me ndjenjën dhe të vogëlsisë së vetë, sipas një urdhëri nga brënda vetes, iu kishte ndërprerë rrugëtimi dhe ishte ngulitur aty në atë Qark. Në atë Qark që ishte ngrirur ka një kohë shumë më të gjatë dhe sillej vërdallë margjines së tij, tek i faniteshin ndonjëherë fytyra si fantazma që ishte pikë e vdekur e sajë. Ia kishin përshkruar rezidentet e Qarkut kronikën e krijimit të Qarkut duke dhënë dhe profilin shpirtëror të pronarit. Ai kishte dashur që aty në gjysëm hark, të vendosë administratën e drejtimit të pasurisë që përbëhej kryesisht nga tokat duke kërkuar nga projektuesi që të ketë destinacion alternativ: zyra pune po qe e qëndrueshme pasuria ose dhoma banimi po u rrëmbye ajo. Me vdekjen e tij nga një-sikur përflitej- atentatat i porositur nga pushteti, aktorin e të cilit e dinin të gjithë përveç gjykatës në të cilën zhvillohej procedura, Qarku kishte mbetur pa dorën e njeriut të duhur dhe i braktisur për të ngecur në fytin e një kohe që ardhi më pas. Njëherë kishin dashur t’a digjnin të tërin. ”S’duam frymën e një të shkuare gllabëruese! Ai ishte një tiran!” kishin thënë ata që kishin pushtetin të japin një vendim të tillë. Më pas, nga një instancë e lartë kishte mbërrijtur një urdhër tjetër i cili bënte të dijtur se një veprim i tillë ravijzon komplotistin dhe komprometon pushtetin dhe e kishin lënë. ”Të bëjmë diç në të mire të vetes…”e kishte thënë. Vijës së këtij urdhëri-urdhërit të drejtuesit të dikasterit për çështjet e brëndshme e pasi çështja kishte kaluar analizat dhe verifikimet që bëheshin për rastet e tilla, në te vendoseshin ose persona me nevoja ekstreme sa për ta dëshmuar pushtetin të devoçëm e mirëbëres për elektoratin ose me qira simbolike që ia paguanin pushtetit po për atë qëllim por edhe sa për të ngrirur ai fonde aqë sa mund të bëhej…

Sikur nëpër natë të errtë e të gjatë, tek ia kishin ngushtuar mundësinë të ikë nga aty dhe në dukje e kishin shtyrë disi miqësisht sa për të gjetur derman të ec nëpër një hapësirë të padijtur dhe kur kishte përfunduar rrugëtimi dhe kishte zbardhë dita, ndofta për çastin dhe i kënaqur se doli nga natë e errtë dhe u pushua nga lodhja, Z. Hutri nuk i kishte mbetur dhe ndonjë zgjidhje tjetër, kishte pranuar vendosjën në Qark. Ashtu i neveritur, më parë kishte bërë denuncime, ankesa, takime të shumta me ata të cilët i mirte kompetent për rastin e tij për të provuar të drejtën e vetë, por, përkundrejtë premtimeve që ia kishin dhënë pasi kishin zhvatur të holla nga z. Hutri veprim këte që e kishte trajtuar si një përbuzje, asgjë s’kishte ndryshuar në gjëndjen e tillë. Të pakta janë ato- i kishin thenë. Ky nuk dinte se cilat ishin ato më shumë që të plotësoj kërkesën e vetë dhe kishte dhënë dhe të tjera shumëherash. E kishte menduar se si një zyrtarë që ishte dhe vetë, dinte mjaftueshëm punët dhe procedurat e pushtetit, dinte dhe hiret e zyrtarëve sa për të mbërritjtur tek një zgjidhje që i përgjigjej. Dhe kur kjo nuk i ndodhi, i tëri mllef zu t’i këthehet vetes dhe të kërkoj më me ngulm arsyen për këte futje në Qark, për këte pajtim të përkohëshem me futjen në Qarkun të vendosur n’atë cop vendi e të ngujuar në një kohë të ikur e për të cilin kishte kontraktuar dhe qiranë mujore me një zyrtarë pushteti.

I kujtohej që ai kishte ardhur që në fillim të gjetjes së tij aty pa e përfillur fare, nga syt dukej pa skrupulla por i ushtruar të flas qetë dhe të imponoj pa zgjidhje tjetër ate që kërkon. “ Jeni Ju z. Hutri? Firmosni këtu kontratën, në këte pjesë! Dhe përmbajuni me përpikëri në të kundërten, do ju nxjerrim fluturimthi jasht apartamentit”

Z. Hutri, zu ta shikoj me habi dhe tek gatitej t’ia bëjë dhe ndonjë pyetje-sikur lartësia e qerasë, meremtimet më serioze, skadimi apo dorheqja nga kontrata, sikur një torollaku, pas një pushimi të shkurtër, iu drejtua me arogancë ia tha:”E kuptuat…?”

I mllefosur për sjelljen e zyrtarit dhe gadi për s’paku një qortim, kishte nënshkruar pasi i kishte hedhur në shpejtësi një sy kontrates dhe zyrtari, duke i lënë një ”ju përherë do na shkaktoni probleme… Duket sheshazi” dha një përshëndetje të thatë me mimikën e fytyres, dhe, pa pritur reagimin, që në çastin tjetër, kishte hikur nga aty. E z.Hutri, ngrirë në vend nga habia për sjelljen e zyrtarit, e shikonte tek largohej me nxitim. ,,Se si perfytyrohem, tek ndjej veten tjetër!” e mendoj në vete në një siklet jo të vogel.

Pasiqë u vendos aty dhe pau banuesit e Qarkut, ashtu me nerva të ngrirur, në fillim e mendoj si një ferr me të cilin ndëshkohej pa dijtur as nga kush e as psehën, e-kuptohet nga vetë kjo- që kishte rreziqe për jetën e vetë se njerëzit aty, i dukeshin të çakërdisur e të dhunëshëm , por sapo kishte kaluar një kohë kishte gjetur /ndofta me këte pa vetëdije i mbante krahun vetës sa për ta bërë qëndrimin aty të përballueshëm e ndofta në një diçka dhe një ngjashmëri me ta/, se në brëndi të banorëve të qarkut që shpërfaqeshin çuditërisht e çmendëshëm kishte copa kohe që-ndonëse kohëpaskohe dukeshin nëpërmjet një rebelim spontan e shkatrraç ndaj Qarkut, Pallatit të Administrates, Avenysë e gjithçkakajes, pa e dijtur këte, kur shkarkonin euforinë-ishin dhe paqësor bile në njëfarë mënyre në çaste dhe gjentil ndaj komshinjëve të vetë. Më në fund atij-ndonëse në mendjen e vetë nuk mbërthente shkakun në gjerësinë e vetë e as nga vinte- nuk i mbetej fare tjetër përveç të qëndroj aty. Vijes së kësaj përshtypjeje, mirte konsideratat që i shpërfaqnin me buzqeshje, përshëndetje, a ndonjë ftesë të rrallë vizite.

Dhe në ndonjë çast rezignate-tek nuk dinte nga t’ia mbante, i shkëputur nga pjesa jasht Qarkut-kishte pranuar që esull ta gënjej vetën duke e trajtuar gjatëqëndrimin aty të fiksuar dhe në kontratë, të skadueshëm dhe nga kjo edhe të përballueshëm me një mendje se në një rast që e shpresonte brënda në vete do largohet nga aty.

,, Do japo dorëheqje! Do iki, tek e fundit” ngushlloj veten.

Meqë, në rrethanat nuk shihte një mundësi tjetër përveç mbetjes aty, sa t’i dalin gjërat më të lehta e qëndrimi i përballueshem, e mendonte se duhej të mësoj më shumë për Qarkun, të hetoj personat që banonin aty dhe të gjej diç tjetër tek ata, të palosur në thellësinë e personit të vetë, sigurisht forcën dhe emocionin të cilat në një gjëndje tjetër do i bënte ata me të njerëzishëm. Të hetoj dhe Avenynë në veçanti zyrtarët e Pallatit të Administrates ashtu që në një çast në kërkim të ndonjë vegze tek ajo sa t’a bëjë fakt ikjen nga aty.

Znj. Beti, që si një dado e skofishme dhe e përkushtuar, kujdesej për këte me mundësinë që i jipte një lidhje paksa intime me nënkryezyrtarin e qëndres për drejtim apo ndonjë rang më i ultë, -bile- sikur ia tha z. Hutrit, kishte bërë dhe një sakrificë-sikur e quante ajo-të cikrrimtë ndaj tij dhe kishte mitos të tjerët në një mënyrë shumë të veçantë, për ta bërë të mundshëm dhe legjitim largimin e tij nga aty...Por asgjë e prerë! Në pritje që çështja të vështrohet në thellësi nga zyrtarët të cilët, që të janë të patundueshëm në ushtrimin e pushtetit, nuk lejonin tu ikën asgjë nga vërojtimi.

Z. Hutri ndëpreu meditimin dhe u ngritë nga shtrati dhe tani-njëherë vajti tek dritarja, shikoj oborrin, qiellin me re të shpërndara pastaj, tek deshi të nxjerrë ca ushqime nga frigo, pau një pliko të kaltër mu tek dera e dhomës të hedhur ngas jasht përmes të çares së nënderës, adresuar atij por pa theksuar adresantin. Vinte-sipas vulës postare- nga një qytet periferik i vendit tek i cili nga Avenyja me automjet arrihej për një kohë jo të gjatë. Në të vërtetë ishte një lokalitet i mirënjohur për bujën që kishte shkaktuar jo njëherë revolta e atyre që sipas një gravitacioni, mblidheshin aty, pa adresë të dorëshkruar por të shtypur.

U mendua nëse ta hap se nuk e imagjinonte të ketë ndonjë lidhje me akcilin njeri nga ai lokalitet, bile nuk dinte nëse kishte çfardo që puqej ose gjasonte me ate të Qarkut. Sapo e këthej nga e ngriri, kurrioz për brëndinë e saj këtheu dhe me shpejtësi e hapi.

„Zotëri... ? Ne bredhim …? Kuptojeni çastin…! Duam që të këthejmë ate që na takon…Na prini të hapim rrugën! Zërat nga Qarku dhe ndjesia na bëri të dijtur se Ju jeni ai…Jemi në pritje…“

Në faqën tjetër të letres, po nga ai dorëshkrim ishte shkruar: „Po nuk ardhët, gjërat do bëjnë dramen e vetë! Do paraqitem …“

Emëri nuk jipej në fund të letres sikur e kishte paramenduar se z.Hutri duhej ta dinte nga vetë rrethanat.

U shqetësua tek i dridhej letra në dorë dhe tek pandehte se e njihnin dhe se kishin dhe një plan pjesë e të cilit ishte dhe vetë dhe se i kishin përcaktuar dhe përgjegjësinë për sëndertimin e tij me faktin se duhej t’i printe, gjë që jipej për tu kuptuar nga pritja e tyre dhe nuk e përfundonte nëse e pranonte ose jo. Njëherë stepi nga-sikur iu duk-kërcnimi, duke e trajtuar pafytyrsi,. Më pas, njëmendsia me të cilin i ishte drejtuar personi anonim, i ardhi e befasishme se në formimin e përshtypjes për të prirë, kishte ndikuar dhe Qarku, pra ata për të cilët mendonte se do përfundonin jetën në thellësitë e një mendjeje të çakërdisur duke qenë të izoluar nga bota që i rrethonin. Në cast ai dyshimi i vogël i fillimit që i jipte zemër për ta përballuar qëndrimin në Qark, përnjëherë i doli i saktë nga fakti se kishin një opinion për te dhe permëtepër të favorshëm dhe kjo në një mënyrë e trimëroj.

Me letrën në dorë dhe i hutuar vajti përsëri ke dritarja tek pau se fëmijët-tek kishin mbaruar me pushimin e pasditës-ishin në oborr dhe mirreshin me nje safë duke u përpjekur që përmes një mase plasëse ta hidhnin në ajër. Derisa i kundronte në lojën e tyre dhe vëri një lidhje me letrën që kishte marrë, e mendonte:

,,Sa ngadalë ecën ...!“ dhe ate që shihte,. pashpiegueshëm e lidhte me përmbajtjen e letres dhe ate që do ndodhte në vijim. ,,Se si bëjnë jetën. Rebeli është kjo?” e tha në vete pyetshëm.

I shikoj më gjatë në lojën e tyre, dëgjoj komunikimin zhurmonjës e të pakuptueshëm, vështroj mllefin e tyre, ndërsyrjet e më të madhit ndaj dy të tjerëve të cilët ashtu në gjunjë ranë nga prapa në shpinë dhe të mrroltur e me pezmatim ndaj të madhit, u ngriren shpejtë.

„ Jeni dreqër... mallkim të padëgjueshëm... “ ua thoshte preras e më zë të lartë më i madhi i gërvishtur nëpër fytyr dhe sy duq të kaltër që disi e shpërfaqnin lemeritës e autoritativ, derisa kishte gishtin tregues të drejtuar nga safa. Pastaj u ulë te safa e cila qëndronte përmbys mbi pluhurin plasës në gropëzën nën safë. Pas asnjë ndjenjë përgjegjësie, vëri një macje të vogël fare-sapo kishte ardhur në jetë mbi safën.

„Do fluturoj në parrajsë...”

Një tjetër kalama që ishte mu afër tij i drejtoj një vërejtje:

”E përse të fusim macjën në lojë? Ajo nuk është vrasës i babait tendë!”

Ai e shikoj më gjatë me mëni, kapi macjën dhe ia hedhi mu në krahëror. Kurse sapo u ngjitë me këthetra në xhaketën e kalamait, mjaullisi më gjatë.

,, Shpëtoje ndyrësirë!” ia tha me mllef.

,, Atëherë të qëllojmë me këte bombë fluturakën pickonjëse…!” shtoj.

Pastaj, ndezi një letër hedhurinë me shkrepsën e madhe që nxorri nga xhepi i pantalonave, e çeli dhe e ngriti lartë dhe pas ndonja disa sekondave duke lënë një krismë frikësuese, safa fluturoj në ajër dhe treti rrotull në largësi.

”Dreqi! Nuk qëlloj fluturakën. Vajti kot!” e tha më i madhi nga aty në dëshprim derisa endte shikimin tek kalamajt që tani kishin formuar një gjysëmharku.

Pasi përsëriti endjen e shikimit disa here, sikur gjetë ate që i duhej iu drejtua njërit nga kalamajt që kishte një sy të patrembur dhe paksa i mrolur.

”Shko,merr armën! Shkooo! Nxito! Do bëjmë ne luftën tonë!” i urdhëroj kalamait që nuk mund të kishte më shumë se 11 vite jete.

Ai u shkëputë nga rradha dhe me një shpejtësi e shkathtësi ketri, ngjiti shkallët e drujta dhe hipi mbi një çati, pastaj nëpër vrimën e oxhakut u fut brënda në papafingo dhe saora doli me armën automatike, kërceu poshtë dhe sa u puliten çërpikët u gjetë tek rradha. Sa mbërrijti aty, mënjeherë ia dorëzoj si më rrëmbim më të madhit, atij që jipej koka e grupit, ai e muar dhe pasi ua tha: “do qëlloj fluturakën” zu të shtiej rafalin në ajër. Pas kësaj, ai dhe të tjerët të kënaqur për manovrin, më i madhi ia këtheu armën kalamait që e solli dhe ai njëherë e endi në hark drejtuar katit ku ishte dhe z.Hutri, duket për t’i frikësuar dhe më pas, njësoj shkathtësisht sikur vajti ta marrë armën e këtheu në vendin e më parë.

Vetëm Lolo-të tjerët nuk e merrnin aqë të pazakontë këte ngaqë nuk ishte herë e parë kërcitja- me të dëgjuar të krismes, hapi dritarën e qelisë së vetë shikojë për ndonjë çast dhe sapo e panë fëmijët, nga frika e mbylli shpejtë dhe ngrej perden e errtë t’mos ia shohin fytyrën duke shfaqur frikën me „uuh“.

Fëmijët regjistruan reagimin e tij, një nga ta më i moshuar ia tha „ spiun i dreqit“ dhe duke e trajtuar kundërshtim në ate që bënin, për tu hakmarrë vajtën të kuvlia e hapen derëzen dhe e përmbysen në krah me ç’rast kapën disa nga pëllumbat derisa të tjerët fluturuan gjithandej. Me pëllumbat në dorë në vrap vajtën drejtë të qelia e Lolos dhe, derisa ai shikonte nga një këndë i dritares i frikësuar dhe fshehurazi, fëmijët i pëplasën për dritare dhe binin në tokë të lënduar ose të ngordhur.

„Nuk do na ndalosh luftën pis“ thirri kryeçapkeni.

Deshën ta sulmojnë dhe qenin me qime fare të rralluara që përherë qëndronte bri Lolo-s po ai sikur u zgërdhi frikëshem si një paralajmërim se do i kafshoj dhe sapo një nga ata zu t’i afrohej, ai edhe e kafshojë në nëngju e pas kësaj iu bashkua turmes.

Atëherë dhe Lolo me një fytyrë gadi të pezmatuar nga mbytja e pëllumbave, doli nga dhoma e vajti drejtë në oborr i trimëruar nga vërsulja e qenit. Sa iu afrua kapi njërin nga fëmijët duke e hedhur për tokë dhe plagosur, të tjerët me të gjitha që i kishin në dorë dhe me gurë, zunë ta sulmonin, ta qëllonin dhe në një çast, nga një e goditur në kokë i pëlciti lëkura e kresë dhe i rrodhi gjaku. E preku me dorë dhe ashtu i tmerruar ua mësyu pa kontroll fëmijëve, dy nga të cilët morrën lëndime në kokë e më pas duke iu vërsulur nga inati, që të gjithë shkathtësisht, i qëlluan sërish një batare grushtash e mjetesh që kishin nëpër duar dhe ikën tej qarkut.

Lolo vajti tek karrika, u ul mbrapshtë dhe tek vëri duartë mbi mbështetësen dhe kokën mbi duar, në një mëllef thirri: „Do më vrasin të paudhet ...“

Tek ndodhi kjo, banuesit e Qarkut, jo që nuk e panë, se ca këqyrnin nga dhomat, ndonjë kishte dalë dhe jashtë, por çuditërisht, ishin stepur, duket nga mosdijtja e cilësimit nëse ishte një lojë spontane kalamajsh me Lolon apo shpërthim i ndjenjes së krimit për të cilat nuk ishin të përgjegjëshëm vetë kalamajt. Ndofta dhe kishin mbërrijtur të ajo pikë e indiferencës saqë, edhe një makabërllëk i tillë që në të vërtetë kishte përmasë krimi, nuk ngacmonte emocionin. Në një çast, tek qëndronte në po të njejtën pozitë Lolo dhe akoma i rridhte gjaku nga plagët e kokës, zonja Zinka-e vendosur, me fasha në dorë dhe një lëngë-ilaç, jod a alkool për plagët, zbriti në shpejtësi shkallët e katit dhe u drejtua nga Lolo. Sa mbërrijti tek ai dhe gaditi fashat e lagura t’i pastroj plagët, Lolo ngriri kokën nga prapa, e shikoj më gjatë dhe vetëm u gjet i habitur për ardhjën e saj. Brofi dhe për një-dy metra kërceu nga aty me dyshime nga afrimi i saj. Nuk e kishte mbajtur në mend dhe mori pozitën e sulmit. Ajo u shtangë dhe nuk dinte se ç’ti thonte. Ndofta nuk deshi dhe duke dijtur gjëndjen shpirtërore të tij, nuk i tha asnjë fjalë. Me fashën e lagur që e mbante në dorë lëvizi dy-tre herë në shenjë thirrjeje dhe pasi Lolo e morri për miqësore, iu afrua dhe zëni pozitën e mëparë kurse ajo zu t’i pastroj plagët. „Do i vrasin ata...“ ia tha Lolo tek mendonte tek kalamajt.

Ndonëse askush nuk tha asnjë fjalë dhe nuk bënë ndonjë reagim për ate që ndodhi përkundra se i qortoj me fyerja gruaja e komshiut të z.Hutri znj. Zinka, me ate, ,,jeni të pashpirtë! , ata-duke pa reaguar në fyerjet dhe duke u larguar dhe duke vajtur nga kishin ardhur aty-e rrotulluan ngjarjen nëpër mendje dhe orvateshin që të shihnin një zgjidhje, sadoqë nuk dinin në t’a kërkonin tek ndryshimi i sjelljes së kalamajve apo gjetke ku edhe-sipas tyre-qëndronte shkaku.

E merrnin nëpër mendje se kalamajt e kishin tejkaluar çapkenllëkun e moshës së vetë dhe se ardhi koha që t’i ndalonin në ecjen e tyre të rrezikimit të Qarkut. Po si...? I ndalonte dhe ndjenja se në brëndi të tyre kishte një arsye që këta nuk e dinin e që ua detyronte një shfrenim të tillë…

Z. Hutri i cili fillefund e kishte kundruar ngjarjen nga dritarja e dhomës-sado që mendimi i tij puqej me të të tjerëve për arsyen e veprimit të tillë, e trajtoj si një rrethanë shtesë e cila ia vështirësonte qëndrimin në Qark duke kuptuar me këte se në një të ardhme-po nuk ndryshuan sjelljen- dhe mbi te, ata kalamaj do shkarkonin po atë dhunë.

Tek shihte këte të mundshme, kujtoj letren që kishte marrë nga i panjohuri dhe instikti ia tha se tani kishte dhe një prove shtesë për lidhjën në mes kësaj që ndodhi, asaj letre në të vërtetë asaj thirrjeje e cila në kohën në vijim duhej të shpërfaqte diç më konkrete. Nuk mund të paramendonte nëse dhe rasti i kalamajve është pjesë e një vazhdeje të cilën e paralajmëronte i panjohuri, por nga përmbajtje e letres mund të konkludonte se ishte.


* Vajtja tek faltorja e faltorëve të mekur


Një shtys i brëndshëm të cilin nuk mund ta identifikonte, ndofta frika, ndofta rënie e durimit për qëndrimin në Qark të cilin ia kishte shtuar znj. Beti, kërshëria nga madhërimi që ia kishte shfaqur pas letres adresanti i pa emër. Ndofta ngulmimi në çdo takim i znj.Beti të iki nga Qarku duke e trajtuar përketarë të një shkalle kijerarkie tjetër e ndofta drojtja e saj në mos do përfundoj në plehërishten e Qarkut që ishte ngulitur në një kohë me të cilën Z. Hutri nuk dinte nëse i përkiste dhe të mbetej aty apo të hiki sa më parë. Ndofta të gjitha nga ngapak, bënë që ai të bëjë një hap që i vinte paksa i papritur dhe i guximshëm.

Ishte ditë jopune zyrtare. i lodhur nga java e punës, ndejti më gjatë i shtrirë gjithnjë i preokupuar me të tërat që i ndodhnin kohës së fundit. Qarku tashmë kishte zënë një shtrirje më të gjerë në te dhe ishte shndërruar në një shqetësim, me të cilin domosdoshmërisht duhej të mirrej. Ashtu, të gjitha rrethanat ia detyronin. Ndonjëherë tek vështronte në mendjen e vetë, orvatej të mësoj nëse mund të ndryshonte diç sa për të jetuar në te i qetë e pa frikë. Po ngaqë ishin ato të ngatrruara dhe zor ua gjente fijën lidhëse dhe s’mund të shihte ndikimin e ndërsjellë, pyetej në ishte i zoti të bëjë një zgjidhje apo vetëm duke zhvatur kohën ashtu si në një gjum të rëndë, ta gjurmoj për të mbërrijtur tek fundi i jetes së vetë. Rendte në të kaluarën e cila nga një pikë e prapa nuk i gjetej në kujtesën e vetë se kishte qenë fare i vogël dhe kjo i preu vazhdimësinë e shtrirjes së kujtimirt.

” Kjo është ajo…Kjo ndalesë është problemi. Nga këtu del kuptimi për Zotin…!” e mendoj në vete por disi me besim se do vazhdoj me të kujtuarit.

Pas këaj këthehej të shoh para tek përpiqej të shoh në imagjinatën e vetë të ardhmën dhe vendin ku do gjëndej dhe shihte se ishte fuqia e Avenysë ajo me strukturën e saj pa të cilën nuk do mundte ta përcaktone ate… ”Kaqë pëngesa! Ndalesa! E unë…!” dhe nga turpi nuk përfoli përmasen e vetë. E kishte futur në mendje se e kishte pikasur raportin e përmases së vetë ndaj pyetjeve aqë të mëdha, përkundra se i detyrohej që, jashtë ate që përligjte ai raport në një mënyrë të caktuar, kishte një fuqi që anise me ate përmasë, të rendte më andej.

Dhe deri para ores 7 të pasdites lëronte faktet e ngjarjen në mendjen e vetë.

Tani përfytyroj faltoren. Duke e trajtuar të largët për vetën ngaqë ishte në periferi të një qyteti më të largët që mund të trajtohej në njëfarë dore dhe megapolis, për të cilën flitej që më parë dhe ky kishte një përceptim dhe për dukjën dhe për faltorët por jo edhe për ate që donin ata, më në fund u ngrirë më herët nga shtrati. Vëri duart pas koke, aty i lidhi dhe drejtoj trupin tek krijoj një hark nga prapa sa për të gjallëruar muskujt. Kishte një rëndesë mbi kokën-duket nga pagjakësia e çastit dhe kur u ngritë i fluturuan mizat para syve. U ulë me lehtësi përmbi te dhe, se si instiktivisht këqyri llëmat e dorës pastaj u ndal tek gishtat e zbehur dhe tek mendojë më gjatë e përfundoj një mendim se kishte rënë nga shëndeti. Kjo nga që hetoj një anemi nga duart duke e trajtuar të kushtëzuar nga mënyra e jetesës në Qark dhe nga puna në zyrë e cila, sa më shumë që përforcoheshin zyrtarët, më shumë punë kishte dhe më të konklavitura ishin.

Pas veprimeve të rëndomta të përditëshme, e mendoj se duhej të vishej me roba solemne dhe në një çast e mendoj nëse të vënte kollaren flutur të zezë, sa për t’iu imponuar faltorëve si person i besimit dhe me autoritet i cili mund të bëjë atë që u duhej atyre. E mendoj se do ishte një pispilosje e tepruar. “Takimi me ata, nuk është takim diplomatesh. As ndonjë koncert galla i muzikes së rafinuar!” e tha në vete dhe përfundoj me mendimin se vetëm do i iritonte ata se-tek e paraqitej i tillë do i detyroj të mendojnë se aty nuk jipej një aheng i stafit të Avenysë-por, një takim me një komunitet për të cilin duhej t‘a mirte nëpër mendje se ç’strukturë kishte e dilte sikur kishte njohuri të pakta.

Megjithate veshi roba të errta dhe një kollare poashtu thjeshtë të errtë dhe kur në shpejtësi përpiu donja kafshatë xhevreku me një gotë qumsht që i kishte aty që nga tre ditë më parë, në telefon thirri taksinë.

Tashmë ora eci gadi të 8-tetshi i mbrëmjes kur nga një distancë midis dritares e rrugës vërejti një automakinë të zezë me dritat e shkurtëra të lëshuara por nuk vërejti mbishkrimin „taxi“ dhe kjo e habiti.

Këqyri rrotull për të parë nëse gjëndeshin fëmijët në oborr por nuk pau askend dhe u gëzua që nuk do hasi asnjë. Ata tashmë të rraskapitur, pas një dite shkallmuese, kishin vajtur nëpër shtëpia e ndonjë dhe flinte. Tek nuk shihnin në imagjinatën e vetë ndonjë faqe tjetër të jetes dhe nuk e gjykonin nëse kjo ishte e mirë për ta , jetonin me te dhe të tërat aty dhe ashtu të ngujuar në Qark, ishin rebeluar sa të shndërrohen në trazovaçë.

Kyqi derën dhe zu të ec e të zbret shkallët në maj të gishtave të mos dëgjoj daljen e tij asnjë nga banorët e Qarkut. Përkundra kësaj, znj. Zinka sikur të mos ishte larguar fare, e përcjellte daljen e tij sikur edhe Fermeri i cili, sa iu afrua makinës, nga dhoma ia dha një përshëndetje të shkurtër me lëvizje gishtash dhe buzëqeshje. Nga mimika e gojes e kuptoj se ia tha ate që çuditërisht i ishte pikasur në mendjen: ”Vitin e ri… sëbashku…!”

Teksa kaloj oborrin dhe ia afrua automakinës-në të vërtetë automakinë të shndërruar në një kamionçinë e cila ishte bërë e tillë pasi i ishte prerë fundi, njëherë mësoj se ishte e ngjyrosur me kujdesë dhe kishte fshehur moshen që e bënte një rangall, e më pas, gjetë derën e saj të hapur dhe sapo hyri në te, vozitësi e shikoj pyetshëm dhe, kur mbylli derën, e pyeti „ Jeni z. Hutri...?“

Pasi që e shikoj për një-dy çaste ia tha „Po“ e më pas me dyshim i shtoj „Po ju, jeni taksisti?“

”Ju habiti dukja e auto-s…! I tillë por i shërben objektivit. Po storie e gjatë është kjo gjëja” Në vazhdim i shtoj:

” Jo...Jam vozitësi i drejtuesit të Faltores por për nevoja të caktuara-e kuptoni këte-jam i kamufluar taksist. E ky është posti zyrtarë imi”.

”Dini ku të më lëni…?” e pyeti derisa përgatitej për nisje.

” Po zotëri. Jam mirëfilli i informuar për këte”

”Punoni moti këte punë” e pyeti z.Hutri sa për të hapur bisedë po dhe në mos po mësoj diç më shumë për vendin ku do shkoj.

”Në të vërtetë, këte bëjë si një punë të dytë. Jam një mbledhës informacionesh nga rrjeti ku shtrihet e kjo më mba të lidhur me drejtuesit e Faltores po dhe vozites i tyre” iu përgjigj tek ngiste makinën i qetë.

“ E po, ja unë mora një letër që në të vërtetë është ftesë e cila më madhëroj pa të dijtur përse” i tha Z. Hutri tashmë me dëshirë të vazhdoj bisedën pas fjalëve që ia tha vozitësi.

” E dij këte…Ka një amulli aty. Faltorët, spontanisht apo me dashje kanë rënë në një letargji kryeneçe dhe asnjë veprim deri tani nuk ia doli t’i nxjerrë nga ajo” ia këtheu ai shlirëshem.

”Dini përse ju…” vazhdoj me pyetje nga karrikë e dytë e pasme.

” Vështirë që ta di… Në takime të më para, njëherë nuk dinin mënyren e veprimit. Më pas, kur pyesnin:po t’a dinim mënyren, kush do na prijë? S’jipte sekush përgjigje. Po, unë kam shpiegimin tim: dhe e them, se kjo vie nga një pakënaqësi nga aty ku jetonin më parë… ashtu në ikje e sipër. E ndofta…ndofta të ftuar nga një zë i padijtur… Ndofta nga ndonjë ndjenjë e përçuar tek imagjinata e tyre se këtu, pra tek Faltorja duhej të mblidheshin e më pas… fjalë pas fjale deri tek vendimi. Ashtu edhe ndodhi. Si kur spontanisht sajohet një hordhi shpendesh. Njëherë një, pastaj dy-tre-katër në dhe në çast u bënë aqë sa tani u faktorizuan…E dini, halli. Pastaj ideja dhe lëvizja…”

” Po a nuk provoj dikush t’i ndjekë nga aty, nga ai qëndrim i ngurtë” pyeti z. Hutri tashmë i frikësuar për çastin kur do gjetej para tyre.

”Disa herë…Me gas lotsjelljes, bomba uji, tanksa uturues, rrahje masive… Disa i shoqëruan me dhunë dhe i ekzekutuan qoshkave të padijtura se nuk nxorren sheshaz ideatorin e gjuruldisë. E ata të persekutuarit, nuk e thanë se nuk kishte të tillë”

”Nuk kishte… kurse tuboheshin! Çuditërisht!” e tha z. Hutri si nëpër dhëmbë.

”Po, po” ia këtheu vozitësi pasi e dëgjoj. ”Këto janë befasi të kohërave të reja! Eee, dale-dale…. Mendje e njeriut nuk ka shteruar!”

Z. Hutri nuk përceptoj me tamam ate që ia tha ai dhe ra në heshtje derisa e mendonte se çfarë do të has sapo të arrij atje. Shikonte anash tej dritares dhe provonte t’a identifikonte rrugen nga vete. Vozitësi, kohëpaskohe e shikonte nga retrovizori kurreshtarë për të mësuar se ç’bënë dhe q’i sillet nëpër mendje.

” Mund t’i jap më shpejtë makines po dashtet…” i tha pasi kaluan një këthesë, me mendje se i ngutej.

”Si e that?” e pyeti.

”Më shpejtë, nëse ua kërkon kurreshtja” ia përsëriti.

” Jo…S’e keni për detyrë” ia këtheu disi spontanisht dhe i pakënaqur që e ndërpreu në meditimin se çfarë do hasi tek Faltorja.

”Po faltorja, si duket?” e pyeti.

”Madhështore? Jo aqë nga dukja dhe madhësia. Po nga rrezatimi i sajë! Është punuar në te me qindra vite derisa i futen shpirtin. Thonin se nëpër aty komunikohej me Zotin” ia shpiegoj mëtej vozitësi.

”Tek zura të përkulem me devotshmëri, gjeta qetësinë. Imagjinoja se kishte një të mëshirëshëm që me ruan e do më mbroj! Dhe, ashtu, hika nga të qëlluarat e jetes ose më vinin të lehta. Ska tjetër” shtoj më pas.

Z.Hutri vetëm përpiqej ta imagjinonte ate që ia thonte vozitësi po dhe si do gjendej aty.

“ Jemi afër dhe unë do u lë në një distancë nga ajo se nuk mund të vëj më pranë. Ka shumë faltorë aty!” ia tha dhe derisa ngadalësonte shpejtësinë për të mundur të ndalohet më lehtë.

Sapo ndalojë makinën, vozitësi nxitoj duke dalur nga ajo dhe i hapi krahun makinës që të dal z. Hutri.

”Nga këtu, ja, shihet rruga nga do vëni” ia tha vozitësi duke i treguar me gishtin tregues.

“Nga andej apo jo” e pohoj z. Hutri duke bërë sikur edhe me gishtin tregues të zgjatur nga rruga.

”Po,po! Mu andej. Po fluturuan sorrat me furi nga pemët, ta dini se janë ata. Mos u trembni! Më pas sa ju vërejnë do ju këqyrin dhe do u presin” vazhdoj me shpiegimin vozitësi.

”Ka ndonjë postafat për këte” e pyeti më tutje.

”Po. Po do u identifikojnë ata…Po ua ngushtuan rrugën, mos u trembni dhe mos nxjerrni një konklusion të gabuar. E bëjnë nga kurreshtja e pritja e gjatë! ” ia tha vozitësi dhe duke e lënë të shkoj vetëm iu këthye makines së vetë.

,,Kini shansin të jini ai që doni” ia tha në largim vozitësi.

Tashmë zu të bie muzgu kur z. Hutri ngadalë eci gjurmëve që ia tregojë vozitësi, fare i shqetësuar gjithnjë duke shikuar e pritur në mos po i del sekush për ta pritur.

Anash rrugës, në një distancë jo dhe të vogël, shtëpia të vogla të vjetra të vendosura në një simetri sikur të ndonjë makete , të dukej të braktisura, kishte dhe pjesërisht të rënuara se ose kishin ndriçime të dobëta ose nuk kishin fare. Mu përmbi to ngriteshin bjeshkët e larta rrasike të cullakta dhe, një gjysëmhene në dukje që iu kishte zënë fytyra nga retë e përhirta e që hikte pas tyre.

Kur kaloj një pjesë të rruges dhe nuk u duk sekush, njëherë e mendoj se e tëra ishte veç një ëndërr, ndofta një blof, një illusion i tij, por sapo bëri dhe një cope rrugë zu të dukën rradhët e gjata të njerëzve si dy mure të trasha dhe midis tyre rruga që shpiente tek tempulli. Sikur ia kishte thenë vozitësi si nga një komandë, përnjëherë fluturuan sorrat në një numër shumë të madh sikur me mbërrijtjen e tyre aty, u kishte skaduar mandate i rojes së tyre. Kur zu të hyj rrugës të ndriçuar nga një dritë e dobtë, në të djathtë, mu në fillim, vërejti një grua të re të bukur në të cilën reflektonte rreze drite sa për ta parë të tillë, me fëmijën në gji të zbuluar dhe kur ajo vërejti z. Hutri ngriti kokën e shikoj pak më gjatë bëri një hap të shkurtër para sa për t’i prerë rrugën dhe si e magjiosur dhe me një zë memzi të dëgjueshëm e me rrokje të zgjatura ia tha: ” Gjatë ju prita. Me fëmijën tim. Vetëm qanë! ”

Z. Hutrin, këto fjalë dhe vetë gruaja, e hutuan dhe përkundrejtë përpëlitjes, nuk ia doli të formoj një mendim e t’ia thot. Se mirte me mendje se si i ndodhi fare befasisht t’i dal mu ajo para, me foshnjën në dorë. Përse? Çfarë e kishte detyruar? Ç’simbolikë ishte etj.? Atëherë, duke ikur nga ato pytje, shikoj nga çdo anë, nga habia dha një qeshje memzi të vërejtshme dhe këqyri përsëri gruan e re. Më pas ashtu i hutuar pa dijtur se çfarë të veproj, sikur t’i lante borxhin, vetëm me dorën e djathtë, kalojë njëherë mbi flokët e gruas së re bjond pastaj ashtu instiktivisht si një prift i sprovuar butësisht i dha një perkëdhelje foshnjës e cila e shikoj duke buzëqeshur dhe zu të ikën nga aty e cila sikur ta kishte ndjetur pushoj së qari. Sapo deshi të bëjë hapin e parë, ajo butësisht e ngreu nga mënga, dhe pasiqë ky këtheu nga ajo tashmë për një çast dhe i trembur, ia tha ” Zoti im! Nuk më lë vetëm…!”

Duke mos pritur nga ajo një reagim të këtillë, shikoj anash pastaj lartë dhe sikur të kërkonte përgjigje ndaj suljes së përnjëherëshme të mendimeve me rrebesh e prej gjithëfaresh dhe për çastin nuk arrinte t’i lidhë dhe të vie deri të kuptimi sa për t’i mundësuar vetës drejtimin e vajtjes. Nga tjetra anë, i ndaluar nga gruaja e re tek zu t’i qante foshnja sikur të kuptonte se çfarë fshihej pas dialogut, pasi i shpërtheu gadi pa kontroll mbërrijti që më vështirësi t’ia thot: ”Do më keni përherë pranë” pa dijtur se ç’domëthënie do i jepnin të pranishmit dhe duke ndjejtur se po hyn në një mynxyrë që nuk e kishte imagjinuar më parë. Kurse ajo, posa dëgjoj fjalët e tij, një shoqëruesit që e kishte pranë, ia la me butësi në duar foshnjën pa ia bërë më dije këte me fjalë-sikur në intimitet- pastaj lehtësisht u përkulë duke iu lëvarur gjinjtë e zbuluar, ia rroku z. Hutrit dorën e djathtë me skofi njëherë ia puthi pastaj ia mbajti më gjatë në përqafim dhe pasi ia lëshoj, njësoj me një zë hyjnor ia tha: ”Shpëtimtari im…Ardhe para katandisjes”, pastaj iu këthye tek ai që ia kishte dorëzuar foshnjën, e pranoj njësoj kujdesshëm dhe duke e ngritur përmbi lartësi koke e pastaj duke e përqafuar paksa me shtrëngim ia tha: ”Nuk jemi vetëm…”

Shoqëruesi i gruas së re që shpërfaqej nëpër një dukje të revoltes në mosh të të 40-tat, e që kishte mbajtur foshnjën sa kishte komunikuar gruaja e re me z. Hutri, pozita e të cilit në atë tubim nuk dihej por që duhej të ketë qenë e rendësishme, pas përfundimit të aklamacionit të gruas së re, ngriti duartë lartë dhe brohoriti më zë të lartë aqë sa ta dëgjojnë: ”Ardhi shpëtimtari! Ia dolëm, ia dolëm!”

Dhe kjo klithmë u përplas anëve dhe arriti nëpërmjet një jehone në dekreshendo duke u fikur shkallë-shkallë ” ia dolem, ia dolëm…!”

Masa e të pranishmëve të cilëve në ate gjysëmerrësi nga dendësia u dukej vetëm koka dhe ngjanin më tepër në silueta se në qenie njerëzore., njëherë nuk reaguan sikur më parë, dukej se donin ta bluanin mendimin ose të pritnin ndonjë shënjë që do pranonte ate që brohoriti shoqëruesi i gruas së re.

Mbretëroj një heshtje e rëndë e cila përmes një shqetësimi dramatik rëndonte mbi mendjen e z. Hutrit duke e trajtuar si vendimtare nëse do e pranonin depërtimin më në thellësi të mases apo të detyrohej të zbrapsej nga ishte nisur, dhe e mirte se që të dyjat ishin shumë vështirë të zbatueshmre..

Në ndërkohë që ashtu me furi Z. Hutrit-sikur e pau- se tani i zbulohej diç që më parë nuk e kishte patur në mendje. Kush në të vërtetë ishte dhe për çfarë e merrnin tek e madhëronin të tillë-nëse do e madhëronin. E donin për ta flijuar apo për ta idhulluar? Njëherë kaluroj nëpër botat e veta imagjinare që nga koha që mbante vetën në mend, në ato që i kishin dhënë pamje të ndryshme të realitetit të njejtë duke dashur t’i gjej ata të grumbulluarit në cilëndo. Pastaj, për aqë sa i jipte fuqi mendje e tij, kaluroj në shpejtësi nëpër shumë mendime të atyre me të cilët kishte patur takime, biseda ose për të cilët kishte mësuar se si çuditërisht e kishin lartësuar tek një autoritet pa dijtur vetë ky, pa u dhanë ndonjë arsye për këte dhe pa ndërmarrë ndonjë veprim që e shpiente tek ajo pike. Kishin parë në te ate që vetë nuk kishte dijtur që ka. Se si zotëronin dy gjëndje të kundërta në lidhje me te: e para-ajo që e mendonte vetën të vogël dhe të katandisur nga gjetja në Qark dhe e dyta ajo që e krijuan ata tek e kishin ngritur tek një idhull…Se ku ishte lidhja midis tyre!

Sipas një komande të heshtur, zu të zgjërohet rruga për t’ia bërë z. Hutri të mundur që të mbërrijë të altari. Dy-tre veta. Ndofta më shumë rendnin me nxitim sa për të hapur e rregulluar rrugën duke kërkuar nga ata të futën më brënda: ”Më brënda, më brënda! Paritori ynë po ecën”

Tek zu të ecën, tre-katër veta u shkëputën nga rradhet e gjata dhe duket nga detyrat që u ishin përcaktuar që më parë u renditën të tillë sa z. Hutri u gjetë mu në midis dhe nga kjo e kuptoj se e shoqëronin si rojenderi deri tek lteri. Dhe ata e bënin këte qetë-qetë, dukeshin si mumie që ecnin. Tek i shikonte të tillë, paksa frikësohej dhe në një çast i vajti nëpër mendje se po e burgosin dhe nga kjo gadi se përforcoj bindjen se ka një marrëveshje me ata të Administrates për ta ndjekur. ”Nga më shoqëroni” pyeti rojet që ishin të gjatësisë së ndryshme të shtatit po dhe të pauniformuar. ”Tek lteri zotëri” ia tha prajtë roja e parë nga e djathta. “Aty ju pret ai që do ua jep bekimin ” ia tha po roja e parë.

”E dini…të bëheni Paritor duhet bekimi i tij, ndonëse nuk është më i larti” ia tha i njejti.

Z. Hutri jo që ishte mahnitur nga heshtje e thellë e diciplinuar e mases dhe lehtësia për t’u tubuar, por e mundonte pyetja përse ishin mbledhur aty në atë numër dhe cili ishte motiv për një rrugëtim të tillë. Kjo i vinte e pakuptueshme ndaj nuk dinte ç’duhej të ndërmirte më tutje. Ndjente të papuqshme zotësinë e vetë me kompleksitetin e dukurisë gjigande. Po tashmë me padashje, kaloj fazën e sprovës fillestare dhe gjëndej në procedurë që të mbërrinte tek lteri dhe tek inaugurimi i Paritorit, sikur ia tha roja e parë.

Nga ajo distance shikoj drejtë dhe tek ecte me ngadalë duke hedhur shputat shlirëshëm e sigurtë, disi solemnisht e nuk dinte se nga kah i ardhi ajo mënyrë e ecjes-sikur në vete të kishte marr pajtimin për ate që i ndodhte-shikoj lterin që ishte i ndriçuar me dritë nuri, pastaj Atin veshur me togën e bardhë e tullac dhe paksa dridhëtoj. ”Të këthehem prapa…si? S’bënë!” e mendoj duke ecur i shoqëruar njësoj nga rojet. Tashmë faza e parë e pranimit përfundoj nga fakti se faltorët në mënyrë të prerë e kishin deklaruar këte pa asnjë zë kundra, ndaj, këthim prapa nuk mund të kishte. Kjo metamorfozë e sfidonte tejmase dhe tek shihte se po futet në një gjëndje tjetër për një çast ndjeu se ishte tjetër nga ai i Qarkut. I shkarkuar nga ngërqi, dyshimet e droe. Tek kalonte rruges midis dy rradhëve të faltorëve, shihte se si faltorët, sikur të ushtruar, ngritnin paksa dorën dhe duke e përshëndetur me lëvizje me admirim i jipnin dhe qeshje të shkurtëra. Më në fund iu afrua dhe lterit dhe sëpari shikoj drejtë ate që jipej Ati e në të vërtetë nuk ishte. Më parë ishte personi me autoritetin të pranuar me detyrë t’i diciplinoj faltorët që të mbledhurit aty të ishte i qëndrueshëm dhe punët e paracaktuara e për të cilat ishin aty, të kryheshin në kohën e duhur.

Skaj tij nga të dy anët nga tre faltor detyra e të cilëve dhe grada nuk diheshin se kishin të veshur roba të thjeshta pune dhe kapela fare të rëndomta, disi sikur kaciga pa asnjë shënjë të dallueshme. Dukeshin sikur mbrojtëse në punët e ndërtimtarisë. Vetëm qëndronin pranë dhe në këmbë në mënyrë të diciplinuar të koncentruar me këqyrje tek Ati dhe gjithnjë në pritje të fjalës së tij dhe në gatishmëri që t’i dilnin krah me ndonjë veprim.

Menjëherë pas lterit, në një plato të gjerë, qëndronte një numër i panjehësuar i faltorëve, të dukej si një korr gjigand në një manifestim epik i cili nga sfondi duhej ti jipte fuqi fjales së Atit dhe cilitdo tjetër që mirte fjalën.

Pas tyre, që nga rrafshina niste pingul përpjeta ngrehina e madhe gri me një arqitekturë të një kohe të shkuar dhe përfundonte në një lartësi disa katshe me disa pyrgje dhe nga shumë rrethana nuk mund të dihej nëse ishte tempull besimi apo kështjellë.

Pak më parë se të mbërrij tik tek lteri, përcjellësit e Z. Hutri u ndaluan dhe sikur nga një komandë u këthyen mbrapsht dhe u nisen nga kishin ardhë. ”Mbrrijtët në cak të sigurtë dhe ne këthehemi nga ardhëm!”

Ai vetëm i shikoj dhe kur ata tashmë bënë një copë rrugë sikur u frikësua nga mbetja vetëm. Por krenaria ishte më e madhe se frika pas largimit të tyre ndaj, shikoj përpara dhe vazhdoj rrugën drejtë lterit.

Ati u shkap nga rrethi i personave që e rrethonin dhe me një hap të lehtë ardhi mu tek foltorja, pastaj më tutje deri tek shkallët e pakta për në rrugë, zbriti vetëm një shkallë dhe kur z. Hutri mbrrijti tek ajo shkallë ai e ftojë për më tutje lehtë me dorën në krah dhe u këthye tek foltorja.

Asnjë zë, asnjë klithmë, asnjë qeshje. Heshtje morti. Të gjithë pritnin thuaja në zgrips të nervave fjalën e Atit.

Ati përshëndeti jashtë zëzmadhuesit z. Hutri me një qeshje memzi të dallueshme dhe e luti t’i qëndroj pranë. Më pas ngërmoj fytin, ngriri pakëz ujë nga gota pranë që fëtefët ia dha një nga rojat, pastaj këtheu kokën nga zëzmadhuesi dhe nisi fjalën drejtuar faltorëve.

”Pra, faltor ardhi. Ja, është ky skaj meje, ky që nga syt rrezon begatinë e frymës dhe drejtësinë hyjnore!”

Pas kësaj, faltorët të frymëzuar nga fjala e Atit brohoritën nga shumë anë disi në mënyrë të koordinuar:

” Rroftë!” Ta bekojmë ate që do bëjë drejtësinë! Që do këthej besimin! Fuqinë tonë! ” kurse masa sapo përfundonte brohoritja, si jeho i saj i përsëritnin.

Pas brohoritjeve të shumta e të zëshme, Ati ngriri dorën paksa dhe më lëvizjen e sajë ua kërkojë t’i ndërprejnë ato.

” Unë kam të drejtën të shpallë këte akt. Jam dhe i nderuar! Të përkulemi me korrektësi sa t’a dëshmojmë pranimin!”

Duke dashur që t’i prijë masës, me rutinë, Ati bëri një përkulje thuaja simbolike kurse faltorët gadi deri në tokë dhe pas një heshtjeje dhe pasi që bashkoj llëmet e duarve në shenjë të një besimi të forte, vazhdoj:

” Dhe unë në çastet e një meditimi të thellë, në një kohë të gjatë kam pyetur vetën: kush do ndaloj katandisjen? Kush do zëvendësoj dëshprimin me entuziasmin? Skllavërinë me lirinë? Ku të gjejmë aqë fuqi? Nga brënda si një zvarranik i fuqishëm me ngadalë por i vendosur, më fanitej një fytyr e një zë! Një fytyr e një zë idhulli. Dhe më hyri dhe në gjumin e nates dhe duke fluturuar lehtë mbërrijti tek unë. Me fuqinë e një shpirti të lartësuar, më davariti makthin e gjumit e ankthin e shpirtit. Mund ta merni tani në mendje kush është?”

Faltorët, ndonëse e mirnin me mendje kush mund të ishte-përmëtepër në mendje kishin disi dhe pamjen e fytyres të ravijzuar-i druanin rastit nga ndonjë befasi ngaqë Ati që të tillë e kishin quajtur sipas një inercioni të vendosur nga dita në ditë e pasi që kishte shpërfaqur shenja të një përkujdesjeje plot skofi e altruiste, deri në këte çast nuk kishte dhënë asnjë emër e as nëpërmjet të alusionit se kush mund të jetë. Ishte ai që shkaku i tyre ishte katandisur mizorisht nga pushteti duke i shtrënguar gjymtyrët me mengele për ta lënë të tërin larë në gjak të vdes në një cope lendine mu skaj një moçali bretkocash, në periferi të qytetit. E kishin zbuluar s’pari fëmijët duke vrapuar pas qenit që kishte nuhatur gjurmën e gjakut e më pas, dhe të rriturit pasi që fëmijët kishin denuncuar rastin.

Po z. Hutri i cili ishte stepur nga ajo që ndodhte, e dinte këte mirëfare dhe nga kjo ishte zënë pisk dhe në vete përpelitej qe të lirohej nga ankthi i çastit për të dalur aty ku mund të thurrte një fjalim fare të lartësuar të cilin duhej ta thonte sapo të përfundonte ai i Atit ose ndonjë orator nga të pranishmit. Fytyra i kishte marë një pamje serioze dhe të jipte kuptimin se kishte një shqetësim për vetën dhe për gjëndjen në të cilën do gjetej jo më largë se pas një cope kohe. Dukej se do binte përdhe çdo çast.

” Ju privuan nga ajo që u takonte sipas Zotit! Ju ndoqen nga ajo që bëri vullneti juaj, krahu juaj dhe ju futën në një vuajtje skëterre. Kush ua dha atyre këte të drejtë? Zoti? Në mos ligji? E rrëmbyen me ndihmën e djajve dhe vetëm të atyre Na u sulen me mundin tonë”.

Pas kësaj tek gryejti përsëri pak fytin e tharë nga ngacmimi i të folurit me më zë duke i dhënë goten me ujë po roje e më parë, shikoj anash më pas bëri një sheti me shikim përmbi masën dhe vazhdojë: ” Do lejojmë të bijmë në letargji deri në ditën e përmbytjes? T’ua lejojmë që errësira e harbutëve të na mbulojë e cinizmi i tyre të ngadhnjej?!”

”Në një kohë të gjatë një shpirtë i pamposhtur...! Po i pamposhtur se po të ishte ndryshe-jetë nuk do kishte, pra, një shpirtë që mirte fuqinë dhe bekimin për të bërë jetën nga Zoti, gjithandej botes u përmblodhë në vuajtjën e përbashkët dhe ata gadi ia këputen por nuk u dha. Nuk u dha se kishte në thellësi të vetë një force të pamatshme..?”

Derisa mbante fjalimin Ati kurse të pranishmit e dëgjonin pa dhënë as edhe një zë, për një çast pushojë shi i imtë që kishte zënë të binte që më parë, sesi si në mënyrë mekanike nga qielli përmbi masën u davarisën retë dhe në të majtë të bjeshkës në qiell mu përmbi te fare papritmas u duk hënë e plotë dhe ndriçoj tërë hapësirën ku ishin vendosur. Z. Hutri pau më të plotë e të kjartë masën që shtrihej gjithandej hapësirës. Pau midis tyre dhe gra dhe fëmij sikur të magjiosura. Njëherë iu duk se gjëndej në një botë ireale. Pastaj në vetë skëterrën. Më pas pau se, sapo ndriçoj hëna si një poç gjigant inkondaneshent, që të gjithë ngritën kokën nga hëna duke dhënë një ”uuuu…” më të gjatë dhe të fascinuar nga kjo veçsa ua përforconte akoma më shumë besëtytërinë dhe këte, ndonjë nga turma e deklamoj me aqë sa vetëm mund t’i dëgjohej zëri, thirri: “ Kauza jonë është e drejtë. Hëna na e vërtetoj këte dhe tani po shohim njëri tjetrin… ”, kurse Ati paksa i buzëqeshur, duke u ndërlidhë me brohoritësin e vazhdoj: ”Ja se si u ndriçua vendi ku jemi! Ja se si na u dha nga zoti amini për ate për të cilën jemi këtu! Dhe ju pys: do na duhet një prove me e forte se kjo se jemi në rrugë të drejtë dhe se nga Zoti morem pëlqimin e tij për të vënë drejtësinë, për të vënë paqjen, për të vënë lumturinë tek i vogli dhe i madhi, tek të gjitha meridianet e polet, tek të gjitha skajet e kësaj Bote aqë të begatë sa e bekuar”

Pas një pushimi dhe duke i mbajtur duart në positën që t’i pushoj ata nga brohoritjet, vazhdoj: ” Na duhet diç më e kjartë, më shkëlqyese se kjo hënë e plotë e cila-ja se si shihet, madhështore- ua nxorri zemrën nga zymtësia, nga pashpresa tek shpresa, se ardhi ora që kësaj toke t’ia këthejmë ate që gjatë gjithë kohës sa kishte jetë në këte Tokë, i takonte”. Pushoj pak dhe vazhdoj ” E ç’është ajo që duhet t’u këthehet juve…? Begatia! Lumturia! Paqja shpirtërore! T’i këthejmë asaj dhe të gjithë foshnjeve gazin! Lumturinë. Punëtorit e tokëpunuesit-disponimin. Familjeve ngrohtësinë!”

” Ashtu është Atë! Asgjë tjetër” thirri me tërë zërin një nga të pranishmit fare nga fundi tek doli në rrugë nga kishte ardhur z. Hutri. ”Të këthejmë vlerat aty ku takojnë: tek familjet! Ata e bënë dhe atyre u takon begatia e kësaj toke! Të mposhtim harbutë! Të mposhtim hajdutët. Vdekje atyre që na e morën ate që na e dha Zoti. Vrasësit e të madhërishmit! Nuk vritet Zoti e as kuptimi për te!” thirri me një zë të forte një nga të pranishmit që doli nga rradha nga e cila doli oratori i më parë.

Z. Hutri sikur i ngujuar në vend dhe i djerrsitur paksa me gjysëm veshi dëgjonte brohoritësit tek dridhtonte në vete nga dyshimi nëse do përballonte sfiden e çastit dhe në do mundte që gjithë këte mllef të të pranishmëve ta qetësoj duke i dhënë një shpresë për një ndryshim.

Ndriçimin e hënës e vërejti pasi e deklaruan Ati dhe të pranishmit dhe vërejti se sikur atë ngurosje të mendimit në vete, ia çliroj pikërisht hëna.

”Tani, tani…” mori sërish fjalën Ati “ Ju do pytni, si do bëjmë ate që duam të bëjmë! Ka një mënyrë për këte? Dhe unë do përgjigjëm: ka një problem që nuk ka një zgjidhje për te? Ka një derë që nuk mund të hapet? Arithmetikë e thjeshtë: ska!” Pas kësaj, sërish fyttharë iu drejtua atij të mëparit t’i sjellë goten me ujë. Dhe ai thuaja i magjiosur nga ngjarja ia tha: “ siurdhëroni” dhe ia soll goten me shpejtësi, Ati e piu në një herp të shkurtër dhe duke ia thenë një ”Flm.” ia këtheu.

” Më parë, ju lutëm…! Më parë, nisa t’u flas për këte njeri” tha Ati dhe bëri me gisht drejtë z. Hutri. Tek ia nguliti syt Atit ai vazhdoj duke e shikuar but: ”E thash njeri për ta cilësuar me konkret se, ç’është e vërteta, është më tepër se një njeri dhe Ju që nga historia e dini si quhen të tillët!”

Këtheu kokën nga z. Hutri dhe e luti ”Mund të afroheni paksa?” Ai e dëgjoj dhe u afrua por jo deri tek ai. Ndofta një hap dy më largë.

”Do pyteni: kush është? Kush e ftojë që të marë rrugë nga një Qark që therrë në sy zotërinjtë e Administrates nga që tek ky shohin një rrezik për ta, për folenë e tyre-pallatin. Të zotërinjëve që ju kanë mbërthyer pashpirtëshem në vuajtje. E kinse duan të pushtojnë gjithësinë…Sikur t’ishin Zoti vetë!”

Pas kësaj bëri një pushim tek endte shikimin nga fundi i masës sikur kërkonte dike ose sikur donte që, që më parë të mar bekimin e tyre.

”Ju lutem, ju lutem” u dëgjua nga fundi i shtrirjes së mases aqë sa memzi u identifikua silueta e tij dhe dora e ngritur. Ati e kërkonte me shikim jo për të marë mendimin e tij por për t’i dërguar një shënjë që të mos kundërshtojë pranimin e Z.Hutri. E z. Hutri nuk e mirte në mendje se q’qëllim që kishte. ,,Faltor…faltor!” e thirri. ” Tani pranimi mbërrijti tek fundi …” sikur t’a dinte se do kundërshtonte pranimin e z. Hutri.

,,Jo! Nuk do them asgjë që ta këthej çështjen mbrapshtë por t’a forcoj pranimin. Të kemi një të pranuar të plot dhe plotësisht! Se Atë nga e kaluara e dijmë se jo të gjithë të pranuarit ishin të merituar për pranim. Dhe ata në një çast u këthyen në ndjekës mizor”

”Ky nuk mund të jetë i tillë! Këte e bëtë ju dhe të gjithë sikur ju gjithandej. Ne i atribuuam virtytet, ne i dhamë hapësirën e palimituar që këqyrja e tij të jetë gjithëpërfshirëve, ne ndezem flakadanet për të ndriçuar hapësirën në të cilën do sundoj, ne i dhamë prirjen që të gjykoj drejtësinë, ne i dhamë fuqinë që të luftojë mizoritë dhe ta këthej gjumin e qetë të njerëzve”. Ati ishte paksa i pezmatuar nga ajo fije dyshimi që hedhi faltori.

” Drejtë e ke Atë i jonë! “ thirri një nga midisi i tubimit.

”Të votojmë!” thirri një tjetër.

” Të votojmë!“ iu bashkua një i tretë.

” Unë, sipas sugjerimit të këshillit, hetova prejardhjen e këtij që do bëhet i pari jonë! Dhe gjeta se shpirti i amshueshëm pjesë e të cilit është ai, është poaqë i lashtë sa vetë njeriu. Dhe ai, kohë pas kohe, mbërrijti pranë këtij lteri me atë shpirtë. E ruajti të virgjer sikur e bënë këte një virgjëreshë fanatike. Virtyt i tij është që e mbajti këte në vete sikur ishte nga fillimi. E ç’pati nga kjo…? Jetën në Qarkun e pistë i mbikëqyrur çdo sekond në mos po i rebelon ajo ndjenjë! Këte që duhet tani të bëjë se ky është mision i tij! E po, ardhi çasti që ajo të shpërthej si lava e skuqur e një vullkani të lashtë e grumbulluar aqë sa mos ta zë lëkura e vetë. Prandaj… ” thirri Ati, po ata duke brohoritur ”Lavdi! Të na prijë rruges së drejtësisë!” nuk e linin ta vazhdojë.

”Prandaj-vazhdoj ai më zë më të ngritur dhe me një mllef që dukej- në këte brëmje, nën syrin e Zotit dhe me bekimin e tij, po nis një rrugë tjetër për ne e cila nuk ka asnjë përfundim tjetër pos fitores. Dhe po të na bëjnë copa, shpirti, ideja jonë do jetoj e plotë!”

Shikoj gjithandej tubimit gjithnjë me ndjenjen në mos do dëgjohet zë kundërshtimi, dhe kur nuk e pa këte e deklamoj: “ Ta them në emër Tuajin dhe timin- u zgjodhë?”

Ata, gadi pa përfunduar Ati mendimin, e thanë në brohoritje korale “Poooo”

” Ne…” desh të vazhdoj Ati por brohoritjet nuk kishin pushuar ende tërësisht, ” Ju lutem, të dëgjohem! Ne-vazhdoj më tutje- kemi vizionin të kjartë! Objektivin poashtu! Deri në katandisjen të plotë tonë, deri në vdekje do mbështesim Prijësinë tonë. Me trupat tonë dhe po na i bënë cop do bëjmë rrugen nga do prijë ay”. E vazhdoj Ati dhe vetë i ngazllyer nga entusiasmi i mases dhe në shënjë homogjeniteti lidhi në një llëmat e dores.

“ Pa një tjetër! Pa një tjetër! Ngadhnjimi, ngadhnjimi! Të ngadhnjeu gjeniu dhe fisnikëria e shpirtit të ndritur!”

” E tani kur ky tubim madhështor dha votën e vetë dhe tërë proceduren e shndërrojë në një solemnitet, dua që në emër Tuajin t’i bëjë një lutje Paritorit tonë për një fjalë miradie e programatike” thirri ai Z. Hutri për një prononcim si veprim të fundit në inaugurimin e tij. ”

Z. Hutri tashti ishte zënë pisk dhe në vete e mendoj se kur nuk kishte patur një çast të tillë. Dridhej dhe lëvizte syt në shpejtësi. Ndjente se në çdo çast do binte për tokë, se do asfiksohej, do bie nga Ati. E mendonte: ç’të thot? Në ishte në gjëndje të korrespondoj me idenë e tyre? Të përmbushë ate që kërkonin të bindur se ky-dhe vetëm ky- mund ta sendërtonte këte. Si ta thot! Me një fjali lakonike apo të ndërlidhet me idealin e tyre dhe të jap një fjalë të gjatë. Do të dij, pasi kjo është herë e parë!”


Tek heshtnin ata në pritje të fjales së tij të themi në maj të gishtave, kryesisht me gojën hapur, ndonjë dhe vërtetë në maj gishtash për ta parë z. Hutri, ky zu të këqyrte sa andej-këndej gjithësesi duke mbërthyer tërë ambientin, pastaj Atin sikur kërkonte ndonjë ndihmë nga ai, qiellin në të cilin tani ishte ekslipsuar në një pjesë nga re e bardhë, por pa dhënë se është i hutuar dhe se do dështoj, përnjëherë zu që me shikim të kërkonte gruan e re me foshnjën në parzma të cilën kishte takuar në hyrje ndonëse nuk dinte përse. Ndofta ishte ajo me dukjen ëngjullore, vegimi i sajë që i jipnin fuqi e kurajo për të thënë fjalën që e pritnin dhe për të nisur rrugëtimin nga një drejtim të pamenduar më parë.

Dhe kur askush nuk e kishte menduar, ai zë të eci duke u larguar nga zësmadhuesi në drejtim të shkallëve zbritëse, pa thenë asnjë fjalë. Të gjithë të habitur vetëm përcillnin ecjen e tij pa dijtur assecili se ç’po ndodhë.

Zbriti në dysheme dhe zu të vë rruges nga kishte ardhur. Të pranishmit me inercion disi nga instikti, i hapnin rrugën dhe z. Hutri, tani pas kaloj ato çastët e krizes, imponueshem dhe me një hap të sigurtë, kalonte të njejtën rrugë nëpër të cilën kishte ardhur aty. Drodhi në të djathtë, ndonjë meter nga aty, gadi po në atë pozitë pau gruan që ende mbante foshnjën në duar tek thithte gji të mëmes dhe nisi drejtë nga ajo. Sa iu afrua pranë-e-pranë, i buzqeshi me maturi kurse gruas i shndërriti një buzqeshje e gjatë e këndëshme nga fytyra e saj e zbetë e bukur.

” E dija se do këtheni tek unë. Të gjithë këthejnë tek ata që duan me zemër!” dhe u gjunjëzua duke mbajtur me dorën e majtë foshnjën. i mori dorën e djathtë dhe, njëherë ia përqafoj duke kaluar nëpër te me faqen e butë të lëmuar, më pas disa herë butësisht ia puthi. ”Rroka çastin e pritur…” e tha dhe u ngrirë deri në poziten e më parë.

Z. Hutri vetëm e shikonte dhe dikund në thellësi të vetes, ndjente një afërsi të fuqishme me te. E mendonte: është e mundur që të bëhen komunikime jashtë vetëdijes së njeriut…?

Derisa faltorët të nemitur përcillnin këte skenë duke e trajtuar si plotësim të asaj që e kishin menduar që më pare, tek z. Hutri rendnin mendime të shumta me shpejtësi të papërcillëshme, të gjitha drejtë cakut si t’ua thot faltorëve ate që ata e presin. T’a thot nga aty? Te shkojë ku ishte afër Atit? T’i lë të gjitha dhe të pranoj zhgënjimin e faltorëve dhe turpin dhe të iku aty ku tërë ky procesim ishte i pamundur. Tani ato përplasjet e Qarkut, ato konfliktet e banuesve, ato çmenduritë e paradokset, i dukeshin në njëfarë mënyre argëtuese. Në të vërtetë, duke i menduar derisa gjetej midis tyre dhe duke parë e lexuar fytyrat e tyre, gjetë diç të përbashkët me ata dhe gadi që ishte afër të kuptuarit të shkakut për tërë ate që ndodhte. Ia kujtua dhe zonjsh. Beti dhe ngulmi i saj për ikje nga aty dhe, kur e mendoj këte, se si të tërat lidheshin në një pike ashtu fuqishëm por pa vërejtshëm.

Tek pritnin akoma z. Hutrin t’a thot fjalën e vetë me një durim që edhe mund të skadonte për t’u shndërruar pastaj e tërë ngjarja në një refuzim skandaloz, arriti të kuptoj se ishte dyshimi në synimin e të gjithëve dhe të z. Hutri që kishte rënë në një rezignatë me ate që ndodhte në Qark, ai që detyronte znjsh. Beti të imagjinoj një dalje tjetër nga ngujimi i z. Hutri aty. Në çast, sikur hedhi paskrihesh përpelitjen e znjsh. Beti dhe sikur vendosi, jo të hikë nga aty por të mbledhë e zgjëroj fuqinë sa të mbetet aty.

Sa i ardhi kjo në mendje, ashtu logjikshëm duke vështruar në shpejtësi mendimet që në ato caste ndodhë shpejtë dhe dalin përfundime të shpejta në mos krejtësisht të sakta, z. Hutri u gjetë i provokuar seriozisht- i turpëruar dhe me dinjitet me rrezik t’i përmmbyset fare permëtepër-ndaj, gadi jashtë kontrollit, iu afrua mëmes së bukur, me skofi ia kërkoj dhe me dy duar ngriri foshnjën që, sa e kapi shndërriti dhe zu të qeshë, dhe duke e ngritur në lartësi me një ton gadi solemn u thirri: ” Ndriçojeni hapësirën me të gjitha që kini. Identifikojeni këte foshnje si një frymëzim për jeten dhe shpresën. Të këthejmë dinjitetin e nëpërkëmbur dhe pushtetin që na takon që nga lashtësia. E them me përkulje para jush. Juve që jeni vullneti i Zotit. Juve që më dhatë kaq vendosmërisht besimin për të prirë drejtë lirisë. Ata që e mendoni ju e cilendo! Dhe për këte një falënderim. Për fuqinë që më dhatë e besimin dhe flijimin që do e bëni, dhe unë, do bëjë sakrificën sa për të mbërrijtur lavdinë caku i mbërrijtur e juvejeta e dëshires dhe nami që u takon. Të jetë e përjetëshme shenjëtëria juaj për lirinë”.

Pas kësaj, u ngrirë në këmbë gruaja e re-mëma e foshnjes, vendosi foshnjën njësoj në duartë e atij të më parit dhe tani, e liruar paksa nga ajo amulli që kishte, nga vegimi ndofta- në të vërtetë, sikur doli nga ai- ia vëri z. Hutri duart për rreth qafes, e përqafoj paksa fuqishëm më pas e puthi në ballë dhe thirri më zë sa për ta dëgjuar masa: ” Ta bekojmë dhe t’a urojmë që të gjenë fuqi të na prijë që të këthejmë vendin tonë. Që foshnjë ime kaq e gajlisur e në rrënkime, të jetë e lumtur. Zoti le ta bekojë dhe t’a ndihmoj prijtjen me ne! Tani dhe nëse vdes, vdes kot se premtimi u bë jetë!”

” Të lumtë! Aferim! Flm. që i jep zemër prijësit tonë. Të rrosh bashkë me foshnjen dhe të jini të lumtura.” mbërrijti t’ia thot një nga mesi i turmes.

” Atë, atë” thirri nga fund i turmes një i panjohur me një zë të fuqishëm.

”Të këndojmë hymnin e lirisë…”

Në korr zunë të këndojnë me tërë zërin që të gjithë:

,,Zot që na dha jeten, ndihmo ta kemi

Zot që na dhe lirinë, ndihmo t’a këthejmë

Fitore , fitore me të fundit pikëgjaku”


-----------------------------------------------------------


Celebrimi i z. Hutri nga Qarku, këthesa e Lolos dhe skepsa e znjsh. Beti


Pas përfundimit të procedurave të zgjedhjes, përgëzimeve që ndodhi zgjidhja e kërkuar qëmoti nga zgjedhësit, z.Hutri-sado i lodhur sa nga mynxyra e gjeturisë në çastin, aqë nga presioni i zgjedhësve që mendonin se kishin gjetur prijsin e vetë dhe zgjedhësit, të kënaqur u ndanë me marëveshje se, pasi të mblidhet këshilli i zgjedhësve që do e caktonin tani Ati e vetë Hutri dhe pasi të vështrohet gjëndja dhe të hedhen hapat e parë nga zgjidhja, z. Hutri, pasi ndaloj tek një kafeteri rruges për në Qark dhe piu dy kafe njëpasnjë, mbërrijti tek apartamenti i vetë.

Vonë sikur ishte, nuk pau asnjë banorë në oborrin përveç ndonjë poçe të çelur që hedhte dritë të dobtë tej dritares dhe hijen e ndonjë trupi në lëvizje nga brëndashtëpia.

Ashtu i lodhur, u shtri dhe sado i cyteshin mendime se si ndodhi e tëra, nëse ishte ajo që i duhej dhe nëse mund të përballonte këte, çfarë do reagoj znjsh. Beti, si do reagon Qarku etj. e zuri gjumi.


Ndonjë dite më pas, pikërisht një të shtuneje, tek u zgjua paksa më vonë se ditëve të punes, aty nga ora 9, nga një kurreshtje spontane, nëpër dritaren, ia lëshoj një sy oborrit. Stepi nga hubia kur pau tërë banorët të grumbulluar aty. Tek endi shikimin mbi të tubuarit me qëllim të identifikoj arsyen e të mbledhurit, por, nuk ia doli.

E ata, sapo e panë dhe kuptuan se po i shikon, tek qeshnin sikur nuk kishte ndodhur më parë, ia bënin me dorë për ta përshëndetur e ndonjë edhe me shenjë të bie poshtë në oborr.. Tek i vështronte me habi, dëgjoj troktitjen e deres dhe, akoma pa dhënë lejen e hyrjes, hyri Xhemo Fermeri, ashtu i buzëqeshur por më në disponime së herave tjera. Njësoj mbante në dorë cigaren dhe në të djathtën shishen e vogël të rakisë.

,,Ia dole!” ia tha sapo iu afrua, ashtu në këmbë.

,,Do ua themi…do i bindim se nuk jemi ata që na marin! Jemi ne!” shtoj dhe ngriti një gëllenjkë. ,,E dija që më parë…Është e paparashikueshme jeta sa të trishtohem nga ato që ndodhin” e tha në vete tek preku pullen e nxehjes së çajit.

,, Që më parë më duhej të dilsha nga kjo përditëshmëri që më treti në pakuptimësinë e vetë. Të ndodhë diç më e pazakontë”

Z. Hutri u hutua i tëri. Nuk mund të vënte lidhjen midis reagimit të Xhemo Fermerit e edhe më pak të banorëve të Qarkut.

Në gjëndje të tillë, veçsa përshëndeti Xhemo Fermerin, ashtu pa e menduar më gjatë veç sa për hatrin e tij, u ndërlidhë me mendimin e tij:

,,Me të drejtë z. Xhemo.Do ua bëjmë të ditur se jemi domosdoshmëri e tyre e pastaj…ata do të gjënden në një gjëndje sipas tones . Aty ku e mendojmë ne” i shtoj.

Xhemo nga kënaqësia që i shkaktoj përgjigja e z.Hutri, ngriti atypëraty një gëllenjkë më të gjatë e më pas njësoj i disponuar ia tha:

,,E dija unë që kur ju takova…Nga brëndi juaja rezatonte prirja! Dhe, nuk dij, kujt t’i falem për këte!”

Z. Hutri u shtangë ngaqë nuk mund as të ikte sa ishte aty Xhemo Fermeri por, dhe nga që ishte i hutuar tek hamendsohej nëse të binte në oborr. ,,Çfarë t’u them?” i endej vetimthi nëpër mendje.

,,Z. Xhemo, do jini në tuajen. Mos dyshoni fare” ia tha me mendjen se do ikte, ndërkaqë që vendosi pa një tjetër, të binte në oborr.

,,Do iki tek oborri. Nga aty do ju përcjellë” e tha Xhemo dhe tek ia dha shenjë largimi ia bëri me dorë. Para se të dal, këthej ku ishte më parë dhe shtoj: ,,E dini…s’e kam hall veten por synimin tim. Të vdes-të vdes! Ama e bëjë timen dhe ju e dini ç’kupton kjo!

Sapo doli ai, z.Hutri, u kreh para pasqyres së korridorit, veshi sakon sa për të duket më i imponuar dhe vajti tek oborri.

Tek i lëshoj nga distancë e vogel një sy tubimit që i ardhi një suprizë njëkohësisht e këndshme, e çudiçme e friksuese vërejti mu në rrjeshtin e parë Lolon, anash ti zonjen Zinka, tek tuk ndonjë fëmijë kurse mu në rradhen e parë, doktorin e pakryer. Lolon që kishte një shikim me të mprehtë dhe znj. Zinka të qeshur.

Përveç banorëve të Qarkut, për habinë e tij, kishte dhe ndonjë që nuk përkiste aty e as që i kishte parë më parë dhe e mendoj se tubimi ishte orkestruar pa mundur të përfytyroj si e nga kush.

Nga fundi i tubimit, paksa më i gjatë, i veshur ndryshe nga banoret-bile dhe një kravatë të zezë, qëndronte një person që shikonte sa z. Hutri sa banorët, por asnjëherë me shikim të ngulur në një pikë. E supozoj se ishte aty sa për vëzhgim por pa dijtur motivin. Nuk mund të imagjinonte se gjetej aty me ndonjë detyrë që në pasvijë e kishin përcaktuar zyrtarët anonim sa të përcjellë tubimin dhe të raportoj për seriozitetin e tij dhe rrezikimin e rendit. Si të imagjinoj diç të tillë kur ai ishte vetem një qark të varfërish, njerëzish të katandisur në cep kujdesi të kompetentve, tek-tuk dhe ndonjë devijant mendor, ndonjë i depresuar që kanë probleme me buken dhe me acarrin dimëror. Një qark me fëmijë lënë vetes të tërë devijuar nga trajtat e jeteses normale të fëmijës. Dhe e mendonte: ç’fuqi kishin ata për një sulje tundse pushtetit! Dhe, nëse ishte kjo në orbiten e të menduarit të tyre? Preokupim i tyre?

Sa u ndal para tyre, ata ndaluan të folurit dhe pa një tjetër shikonmin drejtë ate. Ata pritnin të jep fjalen kurse z. Hutri, t’i drejtohet ndonjë nga ata.

Kur kuptoj se asnjë nga ata nuk do apeloj z. Hutri, ky tek i thirri për qetësi me lëvizje duarsh, iu drejtua tubimit.

.. Ç’të them…Ky tubim…është surprizë! Për çastin as që ia dij objektivin! Po, sikur më përçon ndonjë detyrim që nuk e imagjinoj. Por, shoh një pritje.Dhe me del para një pyetje, nëse jam ai që imagjinoni. Nëse ia dal synimit tuaj, atij që u mblodhi këtu! Se përse do mblidheshit po nuk do kishte një të tillë. E përse dyshoja? Si të mos dyshoja , kur kalova përplasjeve të rrepta,e mendoja se humba ate që ju e mendoni se e kam. Dhe e them: zotëri, dilja më veten e më pas…ata. Po, kohë më pare,u gjeta në një trajtë si një vorbull. I shtyer nga një rrëmujë. Ndofta konfusion! Tek rrotullohesha aty në përpelitkje të dal, vetem sa më shihnin në çast ato që u ikja dhe më dukej vetja më i mbrojtur.Ndofta nga kjo ndjesi dhe mendoja se ishai mbrojtur. Nuk qëndroja gjatë në një pikë sa të gllabronin! I komoduar tashmë, aty mbeta gjatë! Tashti që iku shumë kohë dhe ndërruan rrethanat, kur e marë me dyshime ikjen nga vorbulla,. nuk jam i sigurtë nëse dola dhe nëse kam akoma sigurinë që kisha aty. Jo, ngaqë u gjeta përballë të panjohurave dhe nuk shihja veten të sigurtë. Meditimi për këte, më lodhi.Në gjëndje të tillë, qortoja veten: lëre veten sikur është, bëj një rrugë të tërthortë dhe pas vlerësimit, sa të vie çasti, çasju atyre nga pas! Nga pusia!

Këso këshille më ardhi në mendje e nuk dija nga më vinte: ke detyrim ta kalosh nëpër rrugen! Nuk ke tjetër dhe mund ta davarisësh! Është fuqi determinuese nga jasht që nuk ta kap mendja! Po ja që duket se ia dola! Jam këtu para jush tek arrita nëpër një rrugtim që nuk dija se ekziston”.

Të pranishmit që fjalet u vinin të pakupptueshme megjithate me besim, e dëgjonin me vemendje dhe vetem tek tuk dëgjohej ndonjë kollitje e lehtë apo pëshpëritje shpiegimi.

,,Po…isha kohë më parë në një tubim. Dhe ua them: se ky është shtysi që u mblodhi. Vajta sipas një inercioni të pashpiegueshëm dhe ate ua thash më parë disi. E përfytyroni se çfarë? Një leter nën derë korridori e aty ftesa. Një ngacmim nga pranimi autoritet të mua. Një kurreshtje nga përfytyrimi, si do duken ftuesit e si unë. Çfarë synojnë ata e ç’fshehi në vete unë! Ashtu e palosur dikund në thellësi. E dini, jeta e gjatë në vorbull mi iki gjërat nga syri dhe ranë në fund të vetes.Sikur me futeshin brënda vetes në thellësi, me shikim nga ana tjeter dhe ato paloseshin në fund të vetes. I zgjon vetem ngacmimi i fuqishëm nga jashtë! Pastaj deklamimet nga rrënkimi i liridashësve aty tek faltorja. ,,Ti je shpëtimtari ynë! Të vëmi pas nga e drejta!” Ajo mamaja si e magjiosur me foshnjen në kraharor. Ajo mimikë fytyrë e bukur e gjijë të virgjer që më përkujtonin ate që solli në jetë të birin për të shpëtuar njeriun. Shikimi i sajë përlutes! Rrotull sajë, të frustruarit nga gllabërimi dhe të hutuar nga të qëlluarit. Pritjet e tyre të gjata tu këthehet çiltëria e mendjes, disponimi, shpresa. Jeta sikur e kishin imagjinuar në çaste relaksi dhe sikur ua kishin dhënë Zoti dhe e drejta. E më tutje ngurimi: mundem ose jo! Mundem t’ua këthej besimin dhe të shohin veten në nesre tjetër. Një provokim neverites! Një rrezik çmendës zhgënjimit të tyre. Dhe sërish pyetja: e kush isha në fakt që t’a përçojnë besimin tek mua?! Dhe ata, të lodhur nga bredhjet kot të mendjes, tani të patundur, hedhen mëdyshjet dhe nesren e tyre e vënë në bast. E menduan: do mblidhemi për të bërë fuqinë dhe do vëmë prijësin në ballë që tek bëjmë baterdinë të fitojmë lirinë, të këthejmë të drejtën. Në eufori, pa një zë ndryshe, u bëra ky që më merni tani.

Tek flitte kështu z. Hutri, Lolo u shkëputë nga turma dhe doli sheshit dhe tek shihte në sy zotëri Hutrin duke qeshur disi çmendurisht, veçsa u ndal në vendin dhe sikur i kënaqur me fjalën e tij, ia pohonte dhe e përshëndette me kokë. Të pranishmit që pritnin akoma fjalen e z. Hutri, u pëngoj kjo dhe, pasi ai nuk largohej, dy-tre nga ata, u ndanë nga turma, iu afruan dhe e kapen nga krihet kurse ai në të larguar dhe njehere dha një qeshje si më pare dhe arrijti ta thot: ,, imi…Zoti….” Dhe u gjetë midis të pranishmëve.

Sa përfundoj kjo, lëvizi nga brëndia Xhemo Fermeri, ia la në dorë njërit nga të pranishmit shishen me raki dhe tek printe me duar e ia hapinin rrugen, doli e vajti pak më largë se Lolo. E shikoj një cope kohe z. Hutrin dhe sikur donte të qetësonte të pranishmit, t’ua detyronte vemendjen sikur edhe z. Hutrit, njëharë këtheu koken pas, kaloj me shikim tek turma e më pas iu drejtua z. Hutrit tek e shikonte në fytyrë.

,,Jam i disponuar! Jo si herash tjera! Tani më shumë se me ardhi nga jeta ajo që ma dëshironte mendja!” Këtheu koken nga të pranishmit ende shikimin mbi ta, u këthye dhe vazhdoj:

,,Ate që kisha në një kohë, tani nuk e kam! Nuk e kini dhe Ju! Bënë ligjët, bënë projektet, financat i drejtuan nga dashten. Ma rrëmbyen mu para syve e më pare m’a thanë. Rendi i ri, filosofi e re dhe lumturi më e madhe.. Dhe unë, një njeri pjesë e një numri njerëzish që bëjnë jeten, u gjeta në një rrugë që nuk ia dijsha cakun.,,Shteroj frymë e sistemit të vjetër, treti hapsirë e shtrirjes. Na shkëputen se ndërroj sistemi” më thane tek iu drejtova zyrtarit të lartë për shpiegim të ndodhjes. ,,E…ajo që krijova…e dini…ato përqindjet mujore?” e pyeta kurse ai, njësoj ftohtë: ,,Në tërë historinë, ndërrimet përplasin ata që pëngojnë të renë!” Dola i përulur se nuk dija ç’të them. E pra, ato qarqet e sofistikuara,tek ,,bënin më të miren” më detyran të eci asaj rruge tek me thonin se do jam më i lumtur se kur herpoja rrushken me graciozitet e cakrronim gotat me Sulo qeverisësin në tbanin e plantacionit të rrushit nën qiellin e këthjelltë e hënen pa asnjë re të hijesuar e diellin përcllues të gushtit dhe kur kisha sigurinë e vetes si asnjëherë!”

Pas kësaj, heshti për ndonjë çast dhe tek shihte se të pranishmit po humbin durimin e dëgjimit, mori frymë thellë dhe pasi disi mori lejen për këte nga z. Hutri, tashmë të promovuar për prijës të tyre, vazhdoj:

,,Tani…tani…nuk kam asgjë veç ëndrres për pritjen e vitit të ri në një cep dhome të vocerr të ndyrë me një shoqërim të shkurtër nga z. Hutri, një pagë për një ekzistencë qeni, një djali të tretur në cep bote dhe zonjën që ka hikur përjetëshem nga orbita ime duke mare si shkak degjenerimin tim. Më herët me thoshte: ,,je një bastard dhe do të të lë sikur lihet një qen i zgjebosur!” Po, në një mënyrë a tjetren, kjo do mare fund se…se…tashti kemi njeriun që do na shgpie tek jeta tjetër. Kemi…kemi…z.Hutrin. Perrsonin të destinuar të na ecë përpara. Të rrojë z. Hutri!”

Tek e tha këte, të pranishmit në një zë brohoriten:

,,Rroftë!Rroft” dhe rrihnin dhe aplauz më të gjatë, kurse z. Hutri, po se i trimëruar por edhe në dyshime për të gjithen e në keqardhje nëse do dilnin shpresat e tyre të kota.

,,Sëpaku, deri në cast, ta jetojnë jeton në shpresa! Pa to, këta nuk jetojnë! Katandisën!” e justifikonte në vete gjithë ate që ndodhi.

Të pranishmit u shpërndanë të kënaqur kurse z. Hutri, tashti, tek morri fuqi nga të pranishmit e kohë më pare në tubimin para këtij, i kënaqur, vajti në dhomen e vetë në kat.Tek humbte shikimin nga qarku, të fundit që pau-pau personin me kravaten e zezë, i cili nga distance, shikoj z. Hutrin me një shikim denigrues. Por, nuk ia pranoj ndonjë peshë se, tani, pas të gjithave që kishin ndodhur, ishte pa rëndësi ajo që fshihte shikimi denigrues.

Sapo u ulë në fotele, paksa i lodhur dhe vëry koken mbi shuplakë, fare papritur, disi lehtësisht, duke trokitur thuaja padëgjueshëm në derë, hyri znj. Berti. Njëherë i habitur që nuk u gjetë në tubimin e më pas me ardhjen e sajë, z. Hutri brofi në këmbë dhe i zgjati doren për ta përshëndetur. Pasi u përshëndeten, i tregoj se ku do komodohej e më pas, zu të flas znj.Beti që nuk kishte pritur zhvillime të tilla.

,,E di…sipas marrëveshjes, unë takova kompetentet! Dhe ata, tek më trajtuan të tyre, më premtuan tërheqjen tënde në një mjedis që puqet me mendsinë tënde. Po, ja që…ti, mu aty u ngojave më shumë se më parë. Zhvlerësove cytjen time, premtimet e tyre dhe tunde poziten e të nesermes. Dhe, këto nuk kanë peshë aqë sa emocioni ndaj teje. Është aqë i fuqishëm sa,nj ë sorollatje yte…do më katandiste pa këthim”

Pasi i tha këto, fytyra i morri një pamje të trishtë-të trishtë fare.

Z. Hutri, tek ndjente një keqardhje për te, përpelitej që të gjejë në boten e vetë, një përgjigje të pranueshme për znj. Beti.

,,Po,po…e dij…! Dhe në çdo çast të kisha në mendje dhe kërkoja që të veproj tutje, pa lënduar sentimentin tënd. Nuk dija të vlerësoj çfarë kënaqë emocionin tend e çfarë lemeritë ate. I shpëtuari nga ata apo i rebeluari kundër tyre. Më pas, të vuajturit njëherë më tërhoqen, më pas më ngriten në hero e prijes. Në prijes që bënë shpresen e tyre për t’mos sos jeten në vorbullen e trishtë. Përnjëherë më ngacmoj ndjesia deri në paprapsim. Përnjëherë ma tha mendja se isha pjesë e historisë, se të qenëmit tim kishte peshë dhe bëhej pjesë në jeten e pasosur. Dhe, sesi nga një fund misterioz i vetes, gjeta dhe nxorra një vete që bënte jetë në mua e nuk dijsha se e kisha. Dhe kjo Beti, mu kjo, bënë një shpirtë i cili ta detyron adhurimin e ta luftosh Avenynë, pushtetarët që shkelin ate që jep Zoti. Po, kjo. Kjo bëri të hedhi veten e djeshme e të pranoj rebelinë sot! Dhe, mendoje nëse natyrë jotja, ndjesi jotja qenësi jotja do të paren a i gëzohet të dytes!”

Zj. Beti dëgjonte me shumë vëmendje dhe nga mimikë e fytyres, nuk i shihej kundërshtimi e as mospajtimi. Më në fund, pas një të menduari, brofi në këmbë dhe iu drejtue z.Hutri:

,, Po,po…në cast më duket kjo më pushtuese anise përditëshmëri ka njjë logjikë tjetër. Por…më lejo të mendohem dhe të vendosë një përgjigje më të plotë e më të sigurtë!”

Pasi e tha këte dhe tek morri të dal, z. Hutri u ngritë, u dorëpërdoren dhe kur hapi deren dhe tek largohej, ia tha znj. Beti”

,, Engjëlli që më solli këtu, do më shoqëroj përjertëshem!”

Ajo këtheu koken, e shikoj për disa ëaste dhe u largua poshtë shkallëve.

54 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page