top of page

Përçudnim



Astrit Lulushi


Për të parët tanë mendojmë se çfarë nuk dinin. Shumë gjëra dinin. Herë herë i shohim me adhurim veprat e shkruara që na kanë lënë. Edhe më të duruar kanë qenë. Uleshin me orë të tëra, me brryle mbështetur në tryezë, mendonin e shkruanin, zhgarravisnin, korrigjonin dhe në fund i linin mënjëanë për shumë kohë, sa që dukeshin shfrime çastesh të vetmuara. Këto sot janë vlerat tona. Ishin brez tjetër, shkolluar ndryshe, edhe rrahur ndonjëherë nga mësuesi, por mësuan dhe nuk i braktisën librat. Komunistë sollën një tjetër sistem arsimi; i mbyllën dyert e shkollave, i spastruan, dhe i hapën duke vënë policinë politike (sigurimin) roje të dyerve. Në to kalonin nxēnēs të seleksionuar sipas përbërjes politike (biografisë). Aftësia u mohua. Ishte kohë e luftës së klasave. E çfarë lufte se; Një klasë e lidhur këmbë e duar dhe klasa tjetër që godiste me sa fuqi kishte. Klasa e shtypur, pasi kishte humbur, dërgohej në tregun e punës e prodhimit, ku përsëri i duhej të bëhej mish për top, siç i thonë. Kështu, shtyp, shtyp e shtyp, me këmbë e me duar, komunistët u industrializuan dhe krijuan proletariatin, që i ngjante mishit të skaduar të përpunuar në fabrikë sallami, duke u bërë grushti a shkopi i diktaturës; shoqëri e përçudnuar ndërtuar së prapthi që ata e quajnë “arritje”.

19 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page