top of page

PUSHTIM MAGJIK



Mjegulla u shtri shtratit të luginës dhe zuri pusi.

Si u dendësua e hirtësua, ju lëshua pyllit ende pa u ngritur nga gjumi.

Pa u ndjerë, pushtoi trungjet,

Me një butësi prej dhelpërie zaptoi degët, majat,

Sa nuk dukej më as dhe', as pyll e as qiell.

Askush nuk pa ç'u bë nën atë pëlhurë gjigande,

Nuk u dëgjuan as vringëllima shpatash e as krisma koburesh.

Vetëm panë se pas lufte mjegulla ngjitej sipër fije - fije,

E tejdukshme si e sapolarë dhe e tharë ne diell.

Pemët panë të ngriheshin lart thua po shkëputeshin nga toka,

Lëkura e gjethet u vetëtinin si të lyera me vaj.

Ç'të ish ky pushtim ku të dyja kampet iknin fitimtarë,

Më të bukur se më parë,

Kjo nuk ish dëgjuar as në romanca dashurish,

Ç'të ish?!

Vetëm mjegulla panë

Të ikte fije fije

Si tyl nusërie.

85 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page