top of page

Punë të shkuara



Astrit Lulushi


Jeta është imazh i ndarë në sekonda dhe ne përpiqemi t’a kapim. Ku e gjejmë veten? Zgjohemi dhe e gjejmë veten e shumë të tjera pa pamje. Gjumi zgjon gjithë jetën për sytë tanë, ndërsa natën rri pezull nëpër degët e ëndrrës. Të gjitha gjërat notojnë dhe shkëlqejnë, jeta nuk duket aq e mërzitshme. Ngjashëm si fantazmë, rrëshqasim nëpër natyrë dhe nuk e njohim më vendin kur kalojmë përsëri. Megjithëse kemi shëndet dhe arsye, prapë nuk kemi një shpirtit të tepërt për të krijuar një gjë të re ndryshe. Kemi mjaft për të jetuar, por jo një qindarkë për të dhënë ose për të shtuar. Jemi si mulli me ujë të shterur. Ndonjëri prej nesh e dinte se çfarë po bënte, ose ku po shkonte, atëherë kur mendonte se dinte më mirë. Ne nuk e dimë sot nëse jemi të zënë apo të papunë, nëse dimë më shumë a më pak. Në kohërat kur na thonin se nuk punonim, më pas zbuluam se shumë kemi arritur, shumë gjëra sot, me ne filluan. Të gjitha ditët duken kaq të padobishme sepse ato kalojnë, dhe kjo është mrekullia. Ku ose kur kemi marrë ndonjë gjë nga ato që quhen mençuri e virtyt? Kurrë nuk përfituam prej tyre, duhet të kenë qenë ngatërruar në ndonjë rrjetë diku tjetër.

Atëherë, cili është lajmi? Sikur të mos kishim qenë, sa individë do të kishte sot shoqëria? Sa veprime? Sa mendime?

6 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page