Respekt e mirënjohje z. Fahri DAHRI
Nga Skënder Sadri KAPITI
Është mirë që falë teknologjisë që shqiptarët të marrin informacione, njohuri dhe të mësojnë të vërtetat historike e kombëtare të shqiptarëve, pasi fatmirësisht ka intelektualë, hulumtues e studiues të shquar të cilët na i shjellin ato.Një ndër ta është edhe zoti Fahri DAHRI i cili në një shkrim të tij pyet me të drejtë se: Çfarë është bërë me gjenocidin?
Nuk do të shkruaj gjatë, por z. DAHRI pranoni përshëndetjet e sinqerta nga unë Skënder S. KAPITI , të cilën besoj se do ta botojë “Fjala e lirë” e z. Fatmir TERZIU i cili na mundëson njohjen dhe komunikimin. Kjo përshëndetje vjen si mirënjohje nga ana ime për atë kontribut të madh kombëtar, patriotik dhe intelektual Tuajin që i kushtoni çështjes kombëtare në tërësi dhe sidomos e veçanërisht asaj të
Çamërisë së Shqipërisë.
Pavarësisht se kam informacion për genocidin dhe pastrimin etnik të trojeve shqiptare të Çamërisë, por Ju me kontributin e përkushtimin tuaj na e jipni pothuajse të plotë me fakte dhe argumente historike atë genocid etno-territorial të tmerrshëm që ka pësuar populli patriot i Çamërisë, por që fatkeqësisht si politika, mediat ashtu dhe akademia në Shqipëri janë shumë “indiferentë”. Hulumtimi dhe studimi i thellë i Juaj është një kontribut i madh prej nga mund të denoncohet ndërkombëtarisht genocidi grek mbi shqiptarët, kjo pasi ka akoma gjallë edhe dëshmitarë okularë dhe nga ata që kanë pësuar nga barbaria çnjerëzore greke.
Është e habitshme që ndokush edhe “kritikon” protestën e çamëve në Tiranë dhe “Vetëvendosjen” e Albin KURTIT në një kohë kur Çamëria i përket gjithë shqiptarëve, Shqipërisë dhe Kosovës.
Pse të kërkojë qeveria e Tiranës gjyqësi në Hagë për Çështjen e Detit, dhe mos të kërkohet ajo që është kryesore për shqiptarët, zgjidhja e Çështjes kombëtare shqiptare të Çamërisë: të drejtat kulturore, fetare, njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve; të drejtat pasurore dhe ajo e kthimit të popullsisë çame në trojet e veta, por politika e Tiranës merret me vogëlsira, dhe kur madje Greqisë i jipet shansi nga qeveria e Tiranës që të marrë edhe hapësirën detare që i përket Shqipërisë.
Si ka mundësi që minoritarëve grekë të ardhur si yzmeqarë në Shqipëri t’u jipet tokë shqiptare dhe t’i bëjmë ata autoktonë, të cilët kanë edhe shkollat, kishën dhe gjithçka tjetër shumë më tepër se çfarë i përkasin si të drejta minoritarëve, e ndërsa në Greqi janë dëbuar prej tokave të veta shqiptarët e Çamërisë të besimit musliman , janë greqizuar dhe janë në proces asimilimi të plotë të krishterët ortodokse shqiptarë, e të cilët nuk guxojnë as të deklarohen si shqiptare dhe as të flasin shqip. Ku janë institucionëet e Shtetit shqiptar, dhe përderisa ato nuk duken dhe qëndrojnë indiferent karshi problemit të Çamërisë, atëhere i falenderojmë që këtë punë po e bëjnë patrioti z. DAHRI dhe disa intelektualë të tjerë.
Commenti