top of page

Pse pikërisht Ballkanin?


Pajtim Xhelo

Ndërkohë që Shqipërisë i kishin vjedhur historinë, fustanin e saj të fisnikërisë dhe e kishin braktisur lakuriq në një skaj të humbur të Ballkanit, të atij Ballkani që dikur kish një emër të bukur " Gadishulli Ilirian", kurse tashmë nga një pjesë e Europës quhej Grek e nga Francezët e Rusët quhej sllav, një numër i përfillshëm fisnikësh të pasur e të shkolluar nga Anglia, Spanja, Gjermania, Franca, Italia, niseshin nga vendet e tyre për të njohur botën tjetër të Europës, Ballkanin. Pse pikërisht Ballkanin e harruar nga Historia dhe nga Zoti të lënë në kthetrat e djallit? Mos ishin të marrosur këta njerëz me emër që të humbnin kohën duke bredhur nëpër këto hapsira të mbetura ca prapa botës Perëndimore, këto hapsira që dikur kishin qenë " Bërthama e Europës" , pse jo edhe e Botës? Dhe po e theksoj që kurreshtja e tyre më e madhe ishin shqiptarët, për të cilët në kançelaritë e Europës thuhej se ishin njerëz paskohorë, që jetonin akoma në bashkësi zakonore, që mbaheshin me të madh në krenarinë e tyre të të shkuarës së largët, që jetonin akoma nëpër shpella dhe akoma më poshtërsisht, i përshkruanin si njerëz me bisht. Po pyes përsëri : Këta fisnikë, të pasur e të shkolluar, që e kishin një emër të dëgjuar në ambientet ku jetonin, mos ishin të marrosur që vizitonin këto vise? Jo, sigurisht. Ata ishin njerëz që kishin etje të pashterur për dije, që bridhnin për të parë me sytë e tyre ato që kishin rrëmbyer në Venetik, në Romë, në Londër, në Vjenë, në Paris, në Stamboll, në Aleksandri e gjetkë, për Historinë e Lavdisë së Shqiptarëve, popull që i kishte dhënë Botës disa njerëz që kishin bërë epokë, mes tyre Aleksandrin e Maqedonisë ( Leka i Madh i SHqiptarëve), Pirron e Epirit dhe Iskanderin e dytë( pasardhësin e Aleksandrit), Gjergj Kastriotin ( që e quante veten Epirot, po kjo është një tjetër çështje që duhet trajtuar me kujdes) I dinin këto të vërteta ata njerëz që vinin për të njohur shqiptarët? Natyrisht, po. Ata kanë shkruar edhe veprat e tyre për kombin e lavdishëm, po ne për këto vepra dinim shumë pak deri para viteve " 90 ". Pas viteve " 90 " në rrjetet sociale gjen një " bum" me veprat e këtyre autorëve, që të habisin me të vërtetat historike për shqiptarët, dallimit që bëhet mes shqiptarëve, grekëve e sllavëve. Ata i përmendin shqiptarët si banorët më të hershëm, jo vetëm në Ballkan, po edhe në Europë e më gjerë, i përmendin si pasardhës të Pelasganëve.Ata i quajnë Ilirët ,së bashku me Epirotët , Maqedonë, Thrakët, Dakët, Myzët, paraardhës të shqiptarëve të sotëm, duke u nisur nga gjuha, simbolet, zakonet etj. Disa prej tyre japin edhe fjalë shumë të ngjashme me fjalët e gjuhës shqipe nga rumanishtja e latinizuar, spanjishtja italishtja etj. Çuditërisht, edhe nga sllavishtja dhe greqishtja. Nuk po i futem këtij problemi, e kam trajtuar vitin e kaluar më gjerësisht. Nuk po përmend as emra të atyre njerëzve që vizitonin Shqipërinë, sepse kishin njohuri të bollshme për këtë vend me histori dhe Lavdi të rrëmbyer. E pra, ata njerëz vinin mes një populli shpellar, arkaik, të paemancipuar dhe të pabindur, po gjenin te ky popull shpirtin e Lirë të Pellazgut, zemrën e Madhe të njeriut që jetonte në ajrin e pastër të bjeshkëve të Alpeve, në brigjet thepa të anëdeteve të virgjëra, Krenarinë për Aleksandrin, Pirron dhe Iskanderin e dytë... Gjenin vyrtytet që Europa i kish fshehur nën kurvërinë e saj mondane...Gjenin atë që kishin mësuar për historinë e vërtetë të shqiptarëve. Ja pse venin ata njerëz mes shqiptarëve, zotër të ligjshëm të Ballkanit. Ata e dinin këtë Ndërsa Europa e fshihte, kurse sot, e detyruar, ka nisur ta njohë me pikatore. Atëhere ne donim veten dhe njeritjetrin. Edhe sot duhet ta bëjmë këtë, ndryshe nuk do na respektojnë të tjerët. Le t'ua detyrojmë respektin kësisoj.

, 13 nëntor 2019

30 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page