top of page

PSE NUK U BË KRYEPESHKOP AT LIOLIN


PSE NUK U BË KRYEPESHKOP AT LIOLIN?

NGA KRISTO ZHARKALLIU.

Me hidhërim mësuam vdekjen e klerikut të vjetër shqiptaro- amerikan, At Liolin dhe na u kujtua e kaluara e tij patriotike pranë Vatrës shqiptare në Amerikë. Në kohën kur në Shqipëri besimet fetare ishin të ndaluara dhe në ndjekje ai vazhdoi të punojë si klerik duke vazhduar traditën e shkëlqyer e trrashëguar në Amerikë nga i madhi Fan S. Noli. Nuk mirrej me politikë, nuk ngatërrohej në mosmarrëveshjet të grupeve politike shqiptare- thjesht predikonte besimin në kishën ortodokse autoqefale e themeluar nga Noli, në Shën Gjergjin e Bostonit.

Vite më parë kur nisi të diskutohet se si do të riorganizohej kisha autoqefale shqiptare pas shëmbjes të diktaturës në Shqipëri, menjëherë menduam se trrashëgimtari më i denjë për kryepeshkop i Shqipërisë ishte pikërisht At Liolin. Madje u gëzuam kur mësuam se kleriku i nderuar vizitoi Tiranën dhe u takua me qeveritarët shqiptarë të asaj kohe ku mbizotëronte Sali Berisha. Nga mërgimi shkrojtëm thirrje në shtypin shqiptar të asaj kohe në emigracion-akoma dhe në gazetën Dielli që botohej në Amerikë- që At Lioli ishte kleriku më i përshtatëshëm për në krye të kishës ortodokse shqiptare, si pasardhës i denjë i Nolit të Madh. Mirëpo në Tiranë u prit ftohtë dhe dukej se ata e kishin gjetur ‘’Pasardhësin e Nolit’’ diku këtu afër në...Ballkan tek fqinjët. Madje edhe në Athinë nga disa ‘’emigrantë’’ shqiptarë ishte hedhur ideja për krijimin e një kishe ‘’shqiptare’’ dhe në Athinë- gjë që tërthorazi donin t’i hiqnin autoqefalinë kishës ortodokse shqiptare. Ndaj kësaj lëvizje reagoi ashpër Aristidh Kola, shkruesi i këtyre radhëve dhe disa intelektualë të tjerë-pa dallim feje. Kjo lëvizje që dukej se drejtohej dhe financohej nga qarqe të dyshimta anti shqiptare- dështoi nga dita e parë pra megjithse nismëtarët nuk i kursyen sulmet dhe sharjet ndaj kundërshtarëve të tyre- që nuk pranuan krijimin e një kishë të tillë në Athinë. Në të njëjtën kohë pushtetarët e rinj ‘’demokratë’’ të Tiranës kërkonin paturpësisht ta bënin Shqipërinë anëtare e Lidhjes Islamike...duke u ndjerë vetën besimtarë të Islamit, megjithse pak vite më parë çirreshin se qënkshin ...ateistë!! Vetkuptohet se një shtet islamik në mes të Europës nuk do të ishte kurrsesi mirëpritur! Dihet se si i shikon dhe trajton Europa -akoma dhe Amerika- vendet islamike...Do të dukej se po krijohej një Afganistan në zëmër të Europës! Nga ana tjetër dukej se çështjen e kishës autoqefale ortrodokse shqiptare e kishin zgjidhur sipas dëshirave të fqinjëve!De unë besoj se kishë ortodokse autoqefale nuk ekziston më në Shqipëri! Kjo kishë nuk është më shqiptare dhe këtë e konstaton kushdo që ka ndjekur një meshë-pagëzimi, varrimi apo dhe festash- ku klerikët predikojnë në gjuhë të huaj dhe jo shqip! Madje Fan Nolin e kanë zhdukur krejt nga aktivitetet kishtare- dhe shkrimet fetare të përkthyer nga ai dhe të tjerë- nuk përdoren më se janë të panevojëshëm përderisa përdoret gjuhë e huaj! Kuptohet pra pse ne kërkonim të emërohej At Lioin Kryepeshkop i Shqipërisë atëhere. Njeriu i mirë u kthye në Amerikë dhe nuk foli kurrë pë qëndrimin eTiranës ndaj tij, madje kishim fuilluar ta harronim dhe ne derisa sot mësuam lajmin e keq të vdekjes së tij! I paharruar dhe plot lavdi të jetë kujtimi i tij dhe i shprehim familjes ngushëllime të thella..

Por as islamikët qëndruan duarkryq! Ata vrapuan të mbushin Shqipërinë me xhamija plot minare duke përdorur fetarë fanatikë antishqiptarë. Ajo lidhja islamike nuk e harroi duket kërkesën e Shqipërisë dhe nisi të ndrhyjë dhe me metoda të tjera duke propaganduar fenë islamike në brëndësi të Shqipërisë ku propagandohet jo vetë feja myslimane, por edhe poshtërimin e femrës, madje disa predikojnë dhe martesën me disa gra gjë që jo rrallë ngjet dhe në Shqipëri nën hundën e autoriteteve! Kjo dukuri diskrediton popullin shqiptar i cili është karakterizuar si popull jo fanatik dhe pa ndasi fetare. Madje kishte nxjerrë namin si populli që nuk ka pasur kurrë përçaje fetare gjë shpresoj të rikonfirmohet në të ardhmen.

Sot pra është një ditë zie për shqiptarët e emigracionit. Shkruesi i këtyre radhëve nuk është besimtar, por ndarja e At LIOLIT nga jeta e hidhëroi shumë Qoftë i përjetëshëm kujtimi i tij! Dhe të shpresojmë se la pas zëvëndësues të denjë të Kishës Autoqefale Shqiptare!

KRISTO ZHARKALLI, Athinë 1 Tetor 2023.

11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page