top of page

Pse ishte plotë shpresë Foltorja e Berishës në BM


Pse ishte plotë shpresë Foltorja e Berishës në BM


E shtuna e kaluar shënoi një pikë kthese në popularitetin e perceptuar të Sali Berishës në mesin e hapësirës, apo gjeopolitikës së perceptuar për mbështetejen e tij. Kjo ishte dita kur Berisha, kryetari i PD-së, përdori lidhjen dhe komunikimin online, duke e bërë një ditë të tillë në ambientet e Universitetit në Regent Park të shohë në një sallë të madhe intelektualë të gjitha fushave, emigrantë dhe të tjerë, që vijnë nga një gjeografi ndryshe nga perceptimi. E thënë më saktë me një pamje të madhe shqiptarësh nga Jugu dhe Shqipëria e mesme, dhe një numër ndoshta ndryshe nga Veriu i Shqipërisë, pasi më parë ishte hamendësuar shumë se „Berisha ka në UK një masë nga Veriu“. Dhe pikërisht kështu, ai ktheu kundër perceptuesve një fakt të tillë me atë sallë plotë e përplotë.

Kur Prof Dr Sali Berisha u detyrua nga situatat e njohura tashmë që të ngrinte Foltoren e të aktivizonte ri-themelimin e PD-së së nëpërkëmbur, ai foli me shpresë për një të ardhme më të mirë dhe më të drejtë, pasi dihej realiteti në PD-në e marrë peng nga fjetanakët. Ai premtoi të kapërcejë ndarjen që gëlonte, të sundojë me konsensus dhe të miratojë ecuritë shumë të nevojshme për ta kthyer PD-në në një forcë poltike që me respekt e me guxim të rikthehej në pozitën e saj reale fitimtare.

Por duke u ndeshur me prapaskenat e njohura, sa politike dhe dinake, sa prapaskenore, aq marrëzore, duke u sulmuar nga kënde të ndryshme, Berisha me këtë ecuri dhe përkushtim tashmë ka bërë të gjallë e të dukshëm mesazhin e tij të mëparshëm të shpresës me mesazhin e fitores. Dhe tani, me rritjen e mbështetësve të tij edhe në mesin e emigracionit, sidomos me një mëbshtetje të madhe intelektuale, ka ardhur koha të shembet formëzimi i sajuar perceptues dhe të krijohet vërtetë shpresa e munguar e nëpërkëmbur gjatë viteve të PD-së në hije nga uzurpatorët e saj të vulës.

Vetëm disa orë përpara se Prof Dr Sali Berisha të përdorte lidhjen komunikuese me sallën plotë të universitetit me emër në Londrën Qendrore, mbështetësit e tij udhëtuan jo vetëm nga hapësira londineze, por dhe nga skajet e largëta të Britanisë së Madhe. Për orë të tëra, kjo lidhje kishte një arsyetim të qartë, një sqarim të domosdoshëm dhe një vlerë, sikurse e thamë të tejqartë për fitoren e afërt të PD-së. Në fund të fundit, e gjitha foli qartë dhe bukur në shumë pika, ku parësorja është dhe mbetet rikthimi i shpresës dhe besimit demokrat.

Ndërsa thuhet thjesht në media se Kryetari i PD, Sali Berisha realizoi foltore me bashkëatdhetarët në Londër, rekursi i vërtetë është angazhimi total ndaj një mase kaq drastike që ka lënë PD-në këtë forcë të madhe në hije e të përçarë nga skena e prapaskena të njohura, por që zbuloi edhe një herë forcën emadhe dhe ringritjen e thellë demokrate, të kudondodhur. Ky komunikim gjithashtu ringjalli opozitën demokrate ndaj asaj strukture që mbetet një hije dhe që tashmë dihet se nga kush dirigjohet për të mbajtur peng PD-në. Ndërsa shteti dhe veglat e tij u përpoq të shpallte një palë të komanduar dhe të luante me vulën, ana më dekratike doli në skenë me zgjedhjen dhe lirinë e plotë të anëtarëve që sollën në skenë kandidatët më të seleksionuar e të votuar prej tyre, pra prej anëtarësisë. Ajo pjesë, pra inskenuesja doli nga kjo vlerë komunikuese e Berishës me demokratët dhe shqiptarët e BM-së e tronditur dukshëm. Fuqia e PD-së së Berishës më në fund, pas kaq vitesh errësire dhe përfjetjeje relative, ka takuar opozitën politike të vërtetë, atë që është reale, dhe që lufton për fitoren e zgjedhjeve.

Sot sado që të mendohet për perceptimin e rënë poshtë, ka një pikë mjaft të vërtetë që i trembi kundërshtarët, të cilët kanë filluar të angazhohen e të dridhen. Ky bashkëbisedim (ndiqe duke klikuar) dha fatin tjetër, atë largimit të mëdyshjes dhe në mesin e emigrantëve. Sytë për orë të tëra ishin tek eveniment madhështor.

E ardhmja është pjesë e fitores së PD-së, dhe tashmë është më pak e qartë, ajo që shkonte tek prapaskenat dhe alibitë. Me këtë forcë të rikthyer PD tregoi se mund t'i mbijetojë sulmeve dhe prapaskenave, dhe të konsolidojë besimin që kishte vënë në rrezik reputacionin e saj duke kaluar në një parti gati inegzistenete. Dështimi i prapaskenaristëve për ta bërë këtë i ka kushtuar shumë, dhe tashmë demokratët kanë të gjithë besueshmërinë tek Prof Dr Sali Berisha dhe PD e vërettë. Tani ka të ngjarë që pjesa tjetër e lidhur me Ramën ta sakrifikojë vetveten sa më shpejt që të jetë e përshtatshme politikisht për ta bërë këtë, të mundur publikisht dështimin e një kurthi që nuk ia arriti dot qëllimit.




75 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page