top of page

Protestat, arsyeja dhe demokracia!


Nga Majlinda Sota Mullaj

Protestat, arsyeja dhe demokracia!

( Aty ku paralelet filozofike nuk kryqezohen )

Qeveritarët, thotë Platoni, janë të lumtur, sepse bëjnë tëmirën e të gjithëve dhe kështu qëe mira kolektive i korrispondon të mirëspersonale, lumturia individuale koincidon meatë të Shtetit. Pra sipas Platonit, qeveritarët duhet të bëjnë të mirën e të gjithëve sepse vetëm kështu ata mund të jenë të lumtur. Por, Platoni thotë që, për ta bërë të mirën kolektivesë pari, duhet që qeveritarët ta identifikojnë atë. Ai del me një konkluzion të tillë pasi arsyeton që indentifikimi i të mirës kolektive duhet të përfshijë veprën dhe të mirën e të gjithë shoqërisë. Shtetiështë i drejtë, thotë ai, kur ka një ekuilibërmidis klasave sociale, askush mbizotron mbitë tjerët dhe cdo kush zhvillon nëmënyrë kompetente rolin e tij në shoqëri, në mënyrë të vecantë qeveritarët të cilëtdo të duhet të angazhohen në vecantipër të mirën kolektive duke lënur mënjantë mirat personale, përsa format degjeneruesetë Shtetit lindin pikërisht kur qeveritarëtkurojnë të mirën personale.

Pra, se do të mirë lexojmë dhe analizojmë ato pak rrjeshta të sipër sjellura, do të kuptojmë se elementët më të rëndësishëm të suksesit të një shoqërie mbështeten tek: indeksi i lumturisë, dhe ai i mirqënies. Gjithashtu analiza e mësipërme na con tek rëndësia që ka ekzistenca e klasave sociale, roli dhe ruajtja e ekuilibrit midis tyre. Sjell në qëndër të vëmëndjes filozofin e madh Platonin ndjeksin e Sokratit dhe paraardhësin e Aristotelit gjithashtu jetuesi i kohës së konfliktit midis aristokracisë dhe demokracisë, përsa është kjo e fundit që ne na intereson. Pra është kalimi ose transizioni përdrejtë demokracisë dhe qëllimi për ta arritur atë, ajo që duhet të na bëjë të reflektojmë.

Që ne nuk jetojmë në një sistem demokratik kjo është mëse e kuptueshme. Që ne kemi një sistema pa sistem ose një sistem kuturu dhe kjo është një analiz[ që tashmë është sjellur në një nga artikujt e më parshëm të titulluar “Sistem pa politikë apo politikë pa sistem?”. Që të analizosh atë cfar[ na kanë sjellur këto tri dekada, gjoja ndryshe nga stili i mëparshm totalitar, është e nevojshme dhe e domosdoshme jo vetëm që të kuptojmë se ku jemi por mbi të gjitha se ku duam të shkojmë.

Ajo që është e dukshme nga situata aktuale në Shqipëri është fakti që jemi ne një moment konfliktual jo pak të rëndësishëm. Në këtë moment, limitet e vendosura nga pushteti i tepruar kanë kushtëzuar dhe njëkohësisht kanë krijuar vështërsi sidomos në fushën e komunikimit politik. Kjo situat gjithashtu demostron që konflikti ka dominuar rëndshëm edhe skenën reale të aktualitetit. E rëndësishme është të theksojmë që konflikti ka lindur brënda llojit, pra ai nuk është midis klasave me tendenca apo detyra ndryshe. Ai është duke u zhvilluar brënda të së njëjtës klasë, pra brënda asaj që quhet klasë politike. Kjo e fundit, e zhytur tashmë në një situatë të stërgjatur nga mos zgjidhja e fenomeneve politike, të komplikuara edhe nga kohëzgjatja ose vendimet gjyqësore kritike, mban peng shoqërinë e tërë shqiptare.

Konflikti mund dhe të krijohet por më e komplikuar është kur nuk ka shpresë për të dalur nga ky konflikt. Mungon dëshira për ta shuar ose zgjidhur atë dhe kjo për më tepër ndodh kur njëra nga palët ose palët së bashku jo vetëm nuk njohin sensin e tolerancës por dhe nuk dëgjojnë zërin e të gjithë pjesmarrësve që me votën e tyre kontribojnë që, pikërisht, këto palë të kenë mundësinë të quhen të tilla, pra të quhen palë politike. Konflikti fillon dhe degjeneron duke prodhuar ose provokuar kështu dhe dëme të ndjeshme. Një tjetër cështje që ka degjenruar konfliktin sot është dhe proklamimi me “non grata” të një politikani të rëndësishëm, gjë e cila sjell në pah dhe pretendimin e asaj pjese të shoqërisë e cila, e bazuar tek besimi i saj politik dhe tek mos besimi i një akt të till, kërkon të njohi arsyet e “non grata - s”. Pra arsyet dhe spjegimi shkojnë përtej interesit vetjak. Ato, mbi të gjitha, duhen spjeguar për ata votues që kanë kontribuar për dekada besimin e tyre tek ajo forcë politike, ku ky politikan, i një rëndësie të vecant[ për historin[ e tranzicionit në Shqipëri, bën pjesë.

Pretendimi mbi faktin që gabimi politik është individual, pretendim të cilin politika qeveritare së fundmi shpesh e përdorë është i pajustifikuar, për aq sa “non - gratën”, organet kompetente që janë njëkohësisht furnizuesit e të dhënave, me pa tjetër do ta kenë bazuar në dëmet që i janë shkaktuar shoqërisë dhe mbi të gjitha votuësve të cilët kanë besuar tek ai politikan për vite role dhe detyra të një rëndësie të vecantë. Pra ndërsa nga njëra anë arsyeja e “non - grata-s” vazhdon të mbetet akoma anonim, kur spjegimi që i duhet dhën[ votuesit është një domosdoshmëri, nga ana tjetër për paradoks ndodh që, cmimet që i jepen kryeministrit, në rastin e angazhimit të tij apo të qeverisë së tij në vepra pozitive trumbetohen me të madhe, duke spjeguar dhe me më të vogla detaje arsyet e cmimit, i cili shpesh është i shoqëruar dhe me diskutime të gjata mirënjohëse dhe falenderuese. Pretendim i gjithë shoqërisë për të ditur arsyet e “non - grata” është mëse normale po aq sa jo normale është konspiracioni mbi faktet që kanë cuar tek “non grata”, po aq sa jo normale është edhe koha e pritjes së këtyre sqarimeve.

Edhe pse politika po jeton momentin e saj të përbërë nga këto elemente të turbullta, anonime, konspirative dhe konfliktual, protestuesit, të cilët fort mirë ndjejnë peshën e trysnisë të krijuar, përsëri dhe këtë herë demostruan dhuntin e mos largimit nga problemet dhe realiteti, gjë të cilën po synon të bëjë qeveria. Ata protestuan edhe për mungesën e sigurisë që jeton sidomos sot gruaja shqiptare, duke sjellur në qëndër të vëmëndjes memorjen e grave të vrara nga dora e një mashkulli i cili, në sensin sarkastik, “shkëlqen”nga skeda që institucione kompetente i kanë ndërtuar, duke krijuar dhe zgjeruar konfliktin që si një njoll vaji përhapet tashmë nga politika në shoqëri dhe që nuk mund të jetë i zgjidhshëm përsa askush merr përsipër përgjegjësinë.

Platoni thotë askush është mbi të tjerët dhe cdo kush duhet të bëj sa më mirë detyrën e tij. Por konflikti në shoqërinë tonë bëhet akoma më i pakuptueshëm kur, në ngjarje të tilla, të gjithë janë mbi të gjithë dhe askush kryen rolin e tij sepse edhe eliminimi i një jetë akoma të pa celur nuk pengon dot shpërblimin e një të “paudhi” me titullin special, “patronazhist” “ aktivist”. Pra këtu nuk kemi një mos reagim nga qeveriea, përkundrazi, një reagim që gati dhe e dekoron të “paudhin” me detyrën e vëzhgimit të shoqërisë. Pra të gjitha këto përbërës ose element protestash tregojnë që gjëndja është shumë më e rëndë përsa vendimet dhe iniciativat e gabuara e cojnë shoqërinë në aktin e mos besimit dhe të konflikti. Akte këto të fundit të cilat rrisin veset dhe jo virtytet.

A nuk mund të jenë elementët e mësipërm domethënës për të qënë pjesë e protestës!? A nuk mund të jenë ato tregues të një jete të shthurur, të një jete pa lumturi, pa ndjeshmëri, pa siguri ku protestuesit vendosin theksin e protestës? A nuk mund të jenë këto arsyeja për të qënë pjesë e një proteste!? A nuk ka të drejt[ shoqëria t’i thotë mjaft politikës justifikuese qeveritare kur një akuz[ shpërthen, derisa bëhet lajm i ditës brënda dhe jashtë vendit?

A nuk munden protestuesit të përgënjeshtrojnë tryezat e qeverisë ku ajo shprehet duke thënë që punë ka por janë shqiptarët që nuk duan të punojnë!? Këtu zëri i të rinjve ishte shumë i ndjeshëm. Si njohëse e fushës sociale hedh poshtë pretendimin e qeverisë sepse në migrim ka persona që punojnë dhe për pesë euro ora dhe më e trishtueshmja është se kur i pyet pse nuk kthehesh në vendin tënd! Ata përgjigjen: kurrë!! A nuk është vall mungesa e sigurisë në punë apo mungesa e vet punës, arsye për të qënur i pa lumtur dhe gjithashtu arsye që i bënë të rinjtë tanë të ndjehen të abandonuar? A nuk janë këto aryeja që i bënë ata të ndërmarrin udhëtimin më të rrezikshëm të jetës së tyre!? A mund të ketë vallë punë pa lumturi ose sipas Platonit a mund të ketë politikan të lumtur, nëse munden ata të quhen akoma të till, kur një pjesë jo indiferente e popullit proteston për atë që ka krijuar palumturin e tij!?

Shpesh, për fatin e keq, ndodh që sipari i udh[timeve mbyllet duke dhe mos e përfunduar atë. Fatkeqësishtë ndodh dhe për të rinjtë tanë njëlloj sikurse ndodh për të rinjtë e vendeve të tjera të cilët largohen nga vendi i tyre me kujtime e skena luftrash makabre! Por diferenca është që Shqipëria nuk ka luftë. Pra ilustrimi i këtyre pak shëmbujve lë për të kuptuar faktin që kur të rinjtë dhe jo vetëm, zgjedhin të mos ikin nga vendi i tyre sikurse zgjedhin të ikin nga ai, garancia e jetës, sikur brenda vendit ashtu dhe jashtë tij, është e pakonsiderueshme ose ajo është krejt nul.

Shumë flitet për qeveri të emancipuar por pjesmarrja ose angazhimi i figurës femërore në qeveri nuk përkon me vlersimin e gruas jashtë nga rrezja që e indentifikon atë si “grua qeveritare”. Në vendin tonë, ashtu sikurse theksova, ndodh akoma që gruaja nuk ka siguri sikur brënda dhe jashtë mureve të shtëpisë akoma dhe më keq kur flitet për sigurin e saj në rrugët e botës ku paragjykimi, dhe për indiferentizmin e qeverisë, ka prekur majën e aizbergut. Paragjykimet rriten pikërisht kur rriten momentet kritike sikur brenda vendit ashtu dhe jashtë tij, duke e rënduar figurën e gruas shqiptare, duke e bërë atë konfliktuale përsa paqartësia e politikës, qëndrimi indiferent i qeverisë dhe morali politik vendosin në vështirsi pozicionin, dinjitetin dhe personalitetin e saj. Po krahasoj situatën aktuale me një shembull tepër grotesk. Nëse kemi një prindi ose një baba i cili në shtëpi cdo ditë rreh, dhunon fëmijët e tij dhe në shkollë, ku zhvillon aktivitetin e tij si mësues, cdo dite perk[dhel fëmijët, nxënësit e klasës ku ai jep mësim, ..,. Lind pyetja cfar do të benit!? Do ta qortonit për sjelljen e tij në shtëpi apo do ta dekoronit për sjelljen e tij jashtë saj! Ky është pikërisht anormaliteti ose konflikti që shoqëria jonë jeton; mos konkordanca midis dy sjelljeve, asaj të brendëshmes, që Platonit do ti interesonte shumë sepse është kontributi i të gjithë pjestarësve të “familjes” në këtë rast personifikuese e shtetit që e bënë atë të denjë.

Në shoqërinë shqiptare indeksi i lumturisë vetjake, familjare lë shumë vend për diskutim. Sipas monitor.al në 2018 Shqipëria është më e pa lumtura në Europë. Po ashtu dhe indeksi i mirqënies i nxjerrur nga INSTAT dhe i sjellur përsëri nga monitor.al në 2022 konfirmon rritjen e varfërisë ku rreth 623. 000 persona jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër. Ndërsa faktori i tretë; ekujlibri midis klasave sociale, që sipas Platonit i japinë rëndësinë e duhur njëra- tjetrës, tek ne nuk ekziston përsa vet klasat sociale nuk janë të qarta.

Për ti bërë një analizë edhe protestës së datës 3 Mars - sepse sic e kam shprehur dhe në artikullin e protestës së 11 Shkurtit të titulluar “ Kur është mjaft është mjaft” ose “enough is enough”, frazë kjo e fundit e cila u soll, ndoshta për koincidenc[, edhe nga Forumin Rinor i Partisë Demokratike - është përsëri ajo pjesmarrja që duhet të na ndihmojë të vazhdojmë të shohim, të ndjejmë dhe të mendojmë me sytë, shpirtin dhe mëndje e protestuësve dhe akoma më shumë me sytë, shpirtin dhe mëndjen e të rinjve që nuk munden kurrsesi në një lëvizje të till të mos merren në konsiderat. Sepse ata do të janë ushqimi i klasave sociale, nëse do ti krijojmë ato.

Se ne nuk marrim në konsideratë prezencën e protestuësve, që me siguri është një prezencë jo e vogël, do të thotë që filozofisë platonike, mbi mardhënien qeveri/ shoqëri, neve as nuk i afrohemi. Përsëris, prezenca është një fetë jo e vogël protestuesish e cila ndodhet aty përsa është e pakënaqur dhe si rrjedhoj është jo e lumtur. Jo më pak interesant është të qënurit konfuz i të rinjve sikurse apartenenca në grupin social ku ata mund të ndihen komod sikurse dhe aktiviteti i punës, nëse ata me të vërtetë e kanë atë. Mos kapaciteti i qeverisë përkthehet pikërisht me pjesmarrjen në protesta që do të thotë ta bësh atë të reagoj për paaftësin e saj për ti siguruar të rinjve atë më normalen, punën, duke i shtyrë të ikin në largësit e i paimagjinueshme, duke përdorur gjithashtu dhe rrugët më të pamundëshme.


Per pedagogjinë e kaluara ose femijëria e cdo njërit prejnesh është baza e formimit ose e ndërtimittë të qënurit i rritur dhe njëkohësisht është baza e aktivitetit dhe jetës kur bëhemi të rritur. Po a nuk është kjo frazë, sa e mirë sjellur aq dhe e përshtatëshme për të imagjinuar dhe ndërtimin e një Shteti!? Cdo individ pjesë e tij ka një fëmijëri që është baza e formimit të tij kur bëhet i madh. Për Platonin vdekja e vërtetë e një shteti është mungesa e lumturisë së pjestarëve të tij përsa emocionalishtë ata bëhen të pandjeshëm. Vdekja emocionale në vetvete mbart formën e vdekjes me të papëlqyeshme. Vdekja sociale për shembull ndodh si pasoj e vdekjes së lumturisë dhe që con në atë më të dhimbshmen që quhet vdekja ose humbja shoqërore. A nuk është zbrazja e Shqipërisë dobësimi i shtetit dhe vdekja e shoqërisë shqiptare!? Sot po bëhen diskutime dhe provokime politike të një rreziku jo të vogël; zëvëndësimi i krahut të punës shqiptare me atë të huaj. Sa të lehtë e paskan zëvëndësimin?! Po vall a kanë menduar mundin e madhe dhe lotët e emigrantit që përvëlohet nga malli për atë vend, gjuhë dhe kulturë? Thirrini mëndjes sa nuk është vonë!

Ku jemi dhe ku jetojmë. Kjo shoqëri që detyrohet të zgjedh të kuroj[, të kujdeset ose më shumë akoma të ledhatoj[, përmes dorës së atyre që kanë fuqin ligjore, juridike apo ekzekutive, atë ose ata që i kanë krijuar probleme tepër serioze, kjo nuk është vecse momenti për të vën[ kujën. Do të thotë që ne mundohemi që të krijojmë një shoqëri të aftë vetëm për ti shërbyer të pashërbyesmit dhe të dënoj me zgjedhjet e saj të gabuara, virtytet dhe sjelljet më cilësore që janë dhe do të duhet të jenë pararoja ose modeli që shoqëria jonë do të duhet të ndjek.

Bergamo, Itali

118 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page