top of page

Promovimi model i romanit „Meri“ të autores Miranda Hanku


Promovimi model i romanit „Meri“ të autores Miranda Hanku



Promovimi i romanit „Meri“ i autores Miranda Hanku, ndoshta ishte gjëja e fundit në mendjen e autores së re kur botoi librin e saj të parë, por shtysat e mikeve të hershme të saj, Nexhit, Meritës dhe mjaft të tjerave, kolege dhe shoqe të Universitetit dhe të kohës së punës ishte parësorja dhe ajo që do të mbetet gjatë në memorje. Ishte dhe do të jetë e tillë për një kohë të gjatë, pasi një eveniment i tillë i shkëlqyer promovues nga „Successful Mothers“ në Librarinë Qendrore të Islington në Londër natyrshëm dha një mesazh të qartë e të bukur për të gjithë brezat, krijuesit, organizatorët dhe dashamirësit e librit. Ndërsa duket se promovimi i një libri është relativisht i lehtë, ajo që binte në sy gjatë atij promovimi ishte përkushtimi, prania dhe festiviteti. Në këtë pikë natyrisht falenderimi kryesor i shkon autores, organizatores Merita Isufi CEO e „Successful Mothers“; shkrimtares shqiptare që jeton dhe punon në South Jorkshire të Mbretërisë së Bashkuar, Nexhi Hasani, po aq dhe panelit dhe pjesëmarrësve të mrekullueshëm, si dhe anëtarëve të familjes së shkrimtares shqiptare, Mira Hanku.

Ne e dimë se ka shumë mundësi për reklamimin e librave, si dhe shërbime të promovimit të librave, por modeli i parashtruar nga organizatorët ishte vërtet një risi mjaft e bukur dhe memoriale. Po ashtu ndërsa dihet se një autor i ri ka gjithashtu shumë alternativa kur bëhet fjalë për përdorimin e ideve dhe mjeteve të marketingut falas të librave dhe mediave sociale, ajo që ishte të shtunën në Librarinë Qendrore të Islington në Londër ishte vërtet e mrekullueshme. Në promovime spontane, ose në lexime kafenesh me shokë të librit shpeshherë promovimi i vazhdueshëm i një libri shpesh mund të çojë që kontaktet tuaja në internet të bëhen të verbër ndaj planit tuaj të marketingut të librit, por në këtë rast ai ishte një vlerë, një mesazh, një kulturë e qartë retrospektive, një qartësi dhe një respekt prezantues. Kjo është arsyeja pse promovimi i romanit të shkrimtares Mira Hanku ishte mjaft objektiv, real, prekës, i sinqertë dhe mjaft e mjaft i dobishëm. Ishte i tillë se paneli ishte i përzgjedhur dhe natyrshëm folësit Nexhi Hasani, Fatmir Terziu, Sami Islami, Anila Kadija , Dafina Latifi, Hamide Latifi sollën bukur dhe rrjedhshëm atë që në sallë u duartrokit dhe u vlerësua si pozitivitet. Sipas mendimit të vetë shkrimtares Hanku kjo ide ishte e „shkëlqyer „ dhe ishte brilante në „analizën letrare të librit.“

Por promovimi i autores, i romanit të saj „Meri“ nuk ishte thjesht një plan marketingu, që ka të bëjë me përpjekjen për të shitur librin, titullin, kopertinën dhe komentet, por një festë shqiptare, me ide të qarta kulturore, tradite, festivitet me histori, memorje, kujtime, natyrisht dhe me një pastërti emocionale të Gjuhës Shqipe.

Me promovimin e librit, natyrshë ishte dhe preambula e qartë se njerëzit të kenë arsyen më të mirë të mendojnë: “Hej, ky libër duket interesant; Mund ta blej.” Dhe në krahasim, me atë që u pa dhe u dëgjua promovimi i vetes si autor ishte shumë më i gjerë. Aty ndodhi ajo që njerëzit të mendojnë, “Hej, ky person me të vërtetë e di se për çfarë po flasin. Unë dua të zbuloj më shumë.” Bëhet fjalë për krijimin e interesit të lexuesit për ju si autor dhe për mendimet, besimet dhe motivimin tuaj për të shkruar një libër ose librat tuaj. Përfitimi i promovimit të vetes si autor është se ju mund të përdorni shumë më tepër rrugë për të krijuar dhe tërhequr interesin e lexuesve. Shumë prej tyre janë gjithashtu shumë më jetëgjatë se postimet dhe reklamat promovuese të librave. Kjo i bën ata të vlejnë një investim të vogël në kohë për t'ju ndihmuar të gjeni lexues dhe blerës të mundshëm librash. Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë duhet të bëni, në risi të tilla memoriale, promovuese, natyrshëm mëson më shumë dhe në kërë risi janë disa mënyra të thjeshta për të filluar krijimin e blloqeve të ndërtimit për platformën tuaj të promovimit të autorit.

Në këtë risi të promovimit të romanit të Mira Hankut, doli në pah dhe Kultura promocionale, si një domosdoshmëri në kualitetin e komunikimit komunitar. Kulturat Promocionale të kësaj risie natyrshëm dokumentojnë se si profesionet dhe praktikat e promovimit kanë ndërvepruar dhe riformuar kaq shumë në botën tonë. Ky libër tërheqës shikon në brendësi të jetës së një karakteri, që përjeton jetën dhe karakteristikat e vetë jetës, marrëdhënieve me tërësinë e rrjedhës, dhe eksploron se ku na kanë çuar kohët tona të promovimit.

Ajo që është kryesore dhe që mbeti në plan të parë nga promovimi ishte se ky roman është thelbësor, praktik dhe i domosodoshëm dhe në parësi sjell dhe oreksin për një roman tjetër në vazhdim që autorja do ta realizojë së shpejti. Romani duhet të lexohet më së miri nga shumë autorë të tjerë, por dhe nga një lexues i gjerë, se ai ka vlera dhe ngjashmëri me shumë jetë të asaj kohe në të cilën emeton narrativi.



61 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page