top of page

Projekte të tjera ...



Marilo Meta: Zhvillimi profesional i rinisë shqiptare

Intervistoi E. B., Nju Jork


Cili ishte qëllimi i konferencës Albanian Dreamin’ 2021?


Marilo Meta: Albanian Dreamin’ u organizua në Tiranë me 22 Maj 2021 për vitin e dytë rradhazi me një vizion të përbashkët që është të fuqizohen të rinjtë në programet Salesforce nëpërmjet bashkëpunimit, edukimit, rrjetëzimit dhe ndarjen e njohurive për të përmirësuar forcën punëtore dhe profesionalizmin në vend.


Cilat ishin temat kryesore që u trajtuan?


Marilo Meta: Për t’i sherbyer qëllimit të kësaj konference u adresuan temat e Inovacionit të Teknologjise Globale, si: Një hyrje të përgjithshme rreth Salesforce; Ç’farë është Sistemi CRM?, etj. Gjithashtu pjesmarrësit u njohën me aplikacionin “OrgCheck” i cili është një aplikacion i Salesforce i instalueshëm dhe i lehtë për t’u përdorur për të gjithë personat që duan të analizojnë shpejtë organizatën dhe borxhin teknik të organizatës apo biznesit. Një tjetër temë trajtoj, Ç’farë është të jesh një konsulent i nivelit të lartë për Salesforce - duke punuar në projekte të shumëfishta ndërsa kupton dhe zgjidh problemet e Biznesit. Rendesi dhe interes të vecantë patën dhe temat si: Pse Inteligjenca Emocionale është e rëndesishme për Lidershipin dhe vitale në Botën e Teknologjisë, Trajtimi i disa nga Aftësive kryesore të marketingut dixhital për të arritur suksesin në karrierë dhe biznes.


A mendon se e arritët misionin me këtë konferencë?


Marilo Meta: Me modesti besojmë që kemi arritur të organizojmë një Konferencë të frytshme duke sjellë shembuj suksesi dhe eksperienca nga ekspertë të fushës, kombëtare dhe Ndërkombëtarë për të kontribuar dhe për të qënë shtyse për individët e rinj të zhvillojnë aftësitë e tyre personale dhe profesionale përmes punës në mjedisin ndërkombëtar.


A mund të përmendi disa nga organizatorët dhe bashkëpunuesit për realizimin me sukses të konferencës?


Marilo Meta: Mbështetësi jonë kryesor në realizimin e këtij eventi është kompania Amerikane Salesforce, dhe dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë, pa të cilët do të ishte e pamundur realizimi i kësaj konference. Kontribut të vecantë u atribohet folësve të ftuar për kohën, mendimet dhe eskperiencat e tyre që ndanë me ne dhe të gjithë pjesmarrësit. Por jo më pak i rëndësishëm është kontributi i artistëve që ishin të ftuar duke e bërë konferencën edhe më interesante.


Cilët nga mysafirët e ftuar do veçonit nga konferenca?


Marilo Meta: Të gjithë mysafirët tanë patën një peshë tepër të vecantë, përkatësisht: Anila Bashllari, Sudha Sundaraman, Ina Qato, Senada Mehmeti, Enkelejda Hoxha, Hurma Vasku, Sara Sali, Vincent Finet, Erion Nako, Oltion Osmani, Qendrim Hoxha, Houssam Saoudy,Gaurav Kheterpal, Dorian Kane,Klevis Delibashi, Rei Gjata. Ato sollën një diversitet tematikash dhe mesazhe edukuese për të rinjtë.


Do të doja të citoja këtu mesazhin përmbyllës që folësi Mr. Reanto Civili ndau me ne: Në botën dixhitale që po jetojmë, marketingu ka rëndësi si kurrë më parë për të arritur sukses. Kjo do të thotë se marketerët me këto aftësi kanë më shumë vlerë sepse janë vendimtarë për suksesin e Biznesit. “Sado te bukur ta kesh dizajnin apo website-n tënd, nëse fjalet që lexojmë nuk kanë ndikim tek ne, dëshira bie. E kur deshira dhe interesi bien, bien edhe shitjet”.


Si u prit kjo konferencë nga të rinjtë? Sa pjesëmarrës kishte dhe ku u realizua?


Marilo Meta: Konferenca u prit me shumë interes nga te rinjtë. Këtë e tregon dhe numri i lartë i pjesmarrësve, me një audience prej 250 Persona të cilët e ndoqën eventin online dhe 80 person ishin të pranishëm fizikisht. Eventi u mbajt “Te Stela Resort” në Tiranë, një ndër ambjentet me kapacitet më të lartë në Tiranë, me qëllim respektimin e masave anti-kovid.


Çfarë roli mendon se luan kjo konferencë në edukimin dhe trajnimin professional të rinisë shqiptare?


Marilo Meta: Ne mendojmë që kjo Konferencë luan një rol thelbesor në ardhjen në ndihmë për individët e rinj për të realizuar potencialin e tyre si dhe për të punuar me potencialin e të rinjve. Githashtu konferenca ndihmon për t'i dhënë çdo të riu një mundësi të bëhet një udhëheqës dhe krijues i ndryshimeve në komunitetin e tij / saj. Me shpresë për të jetuar në botën ku të rinjtë e gjeneratës së re do të zbatojnë aftësitë e ndryshimit për të zgjidhur problemet komplekse të shoqërive tona.


Si mund ta krahasoni këtë konferencë me vitin e kaluar? Po me organizatat motra në rajon?


Marilo Meta: Të gjithë jemi të vetëdijshëm që ky vit ishte plot sfida, risi dhe vështirësi për shkak të situatës që u gjend e gjithe bota, me Covid-19. Edhe pse tashmë do ta risillnim për herë të dytë këtë lloj eventi ndërkombëtar për ne do të ishte një përvojë e re duke qënë se audienca më e madhe do të na ndiqte online. Shumë të interesuar nga vende të tjera të globit kishin shprehur dëshirën për të qënë prezent në konferencë sikundër në vitin 2020 ku patëm me shumë se 300 të ftuar fizikisht, por për shkak të kufizimeve në levizje kjo nuk u bë e mundur.


Persa i perket organizatave simotra në rajon, Kosova në datën 5 Qershor do të mbaje për herë të parë Konferencën Kosovo Dreamin’ 2021. Shpresojmë të jemi një shembull dhe ogur i mbarë në vazhdim për suksesin e ardhshëm.


Me çfarë planesh apo aktivitete të tjera po merreni tani?


Marilo Meta: Jemi në përgatitje e sipër për organizimin e eventit tonë të rradhës LEAP IN Conference e cila do të mbahet në vjeshtë.


Gjithashtu jemi pjesë e disa projekteve ndër të cilat mund të permendim OGP Local ku në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës do të mundohemi të arrijmë qëllimin e projektit për një Bashki më transparente dhe me afër qytetarëve të saj.


Projekte të tjera përfshijnë fushën e IT, Fuqizimin e femrave, Balancën gjinore, Leadership-in, sipërmarrjen, etj.

14 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page