top of page

Profesori Rudi Stringa nderohet në Kinë nga studentët dhe kolegët e tij


Profesori Rudi Stringa nderohet në Kinë nga studentët dhe kolegët e tij


F. Terziu


U përcoll për në banesën e tij të fundit Profesori dhe specialisti shqiptar, Prof Dr Ruzhdi Stringa, që ka shërbyer për një kohë më të gjatë se çdokush tjetër në Republikën e Kinës.

Ndërkohë që trupi i tij përcillej në kryeqytetin shqiptar, Tiranë për në banesën e fundit studentët dhe kolegët e tij kinezë mbajtën zi dhe në linjë komunikimi lëshuan një video kujtimesh në sistemin kinez të komunikimit. Ata shkruan dhe përcollën kujtime të lidhura me jetën dhe punën e tij. Në këto nënshkrime ishin emrat ship dhe kinezçe të Universitetit ku ai punoi në Pekin, Gjina ( Prof. Dr. Ke Jing); Moza (Dr. Chen Fenghua); Shqiponja ( Jin Qiao); Bora (Dr. Ma Sai). Ndërsa të tjerët janë studentë e studente. Krahas emrit kinez kanë edhe emra shqiptarë. Kjo është traditë për ato dhe ata që mësojnë gjuhën shqipe në Kinë.




212 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page