top of page

Profesori i nderuar prehet në pasjetë


Profesor Agron Fico

Mora vesh lajmin e hidhur për vdekjen e Profesor Agron Ficos. E kujtoj me respekt atë intelektual të shquar dhe mendja menjëherë më shkon te Instituti i Folklorit, një institucion dikur me peshë në kulturën shqiptare që ndodhej në një ndërtesë dykatshe në Rrugën e Kavajës, në të majtë të rrugicës që ndahet prej saj kur vjen në drejtim të Sheshit Skënderbej dhe që të nxjerr te Rruga e Durrësit.

Në atë Institut Profesor Agroni dha një kontribut të madh për grumbullimin dhe sistemimin e vlerave të folklorit shqiptar, të kësaj pasurie të pamatë të shpirtit të popullit. I madh është kontributi i tij në lëmin e gjuhës shqipe për të huajt. Ai u shqua gjithashtu edhe në lëmin e publicistikës.

Sado e gjatë të jetë jeta, ajo përsëri na duket e shkurtër, saqë nuk kemi kurrë të ngopur me të. Sa herë ndërronte jetë ndokush në vendlindjen time në Smokthinë, nëna më thoshte:

 “E ç’është jeta, more bir? Një stan behari”.

Profesor Agroni i përket sërë së atyre personaliteteve të kulturës kombëtare që vazhdojnë të jetojnë edhe pas largimit drejt botës së amshuar.

Përmes këtij Portali të nderuar të Profesorit tonë të dashur Fatmir Terziu, pjesëtarëve të familjes së Profesor Agronit u shpreh ngushëllimet e mia dhe ju uroj shëndet dhe mbarësi.

Eshref Ymeri

Indianapolis, Indiana

08 qershor 2020 

21 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page