top of page

Pro dhe kundër


Pro dhe kundër

Astrit Lulushi


Para panteonit të madh të perëndive të lashta greke dhe perëndive egjiptiane, ishin perënditë e lashta të Mesopotamisë. Emri vjen nga greq. e vjetër “meso-potam”, ose ‘mes-përronjve’, në se lumenjve u pakësohet rrjedha.

Në disa tekste të këtyre qytetërimeve, Anunnakit përmenden. Ata shërbyen si perënditë kryesore të sumerëve të lashtë, të akadianëve, asirianëve dhe babilonasve.

Si një Zot mesopotamian, p.sh., ‘Idimi’(i dituri) ishte krijuesi i njeriut të parë, Adam, dhe ‘Ati i brezave të afërt’, siç quhej ndonjëherë në literaturën antike. Thothi, perëndia i Dijes në Egjiptin e lashtë, ishte me prejardhje Annunaki, Noes po ashtu, Zoti i kishte treguar për përmbytjen para se ajo të vinte.

Përshkrimet se sa ishin dhe çfarë roli luajtën Annunakit, shpesh janë kontradiktore. Ata ishin perënditë e lashta sumeriane, më të fuqishmit e panteonit dhe pasardhës të hyjnive supreme: An dhe Ki, përkatësisht perëndia e Qiellit dhe perëndesha e Tokës. Misioni i tyre ishte: të dekretonin fatet e gjithë njerëzimit.

Mitet e krijimit babilonas tregojnë se ishin 300 Anunnaki të caktuar për të mbrojtur Qiellin e perëndisë An dhe 300 të tjerë për të mbrojtur Tokën e zotëruar nga perëndia Ki.

Në shekullin e 19-të, arkeologët zbuluan dhjetëra pllaka balte të lashta babilonase. Koleksionet ishin aq të gjera saqë kërkimet dhe përkthimet mbi to vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Autori azero-amerikan Zecharia Sitchin shkroi një libër, ku publikoi përkthime të 14 tabletave specifike "Planet 12", në të cilin thotë se Anunnakit vinin nga një planet mitik i quajtur Nibiru. Planeti Nibiru, sipas Sitchin, ka një orbitë prej 3600 vjetësh rreth Diellit. Kur Nibiru ishte afër Tokës në një kohë të largët rreth 450,000 vjet më parë, Anunnakit vendosën t'i afroheshin planetit, dhe zbritën në Sumer. Ata kishin nevojë për ar për të riparuar atmosferën e planetit të tyre, por në pamundësi për ta nxjerrë vetë, krijuan një racë qeniesh të quajtura njerëz për të bërë punën për ta. Libri i Sitchin është shitur me miliona kopje. Së bashku me paraardhësit e tij, autorin zviceran Erich von Danniken dhe autorin rus Immanuel Velikovsky, ata formuan triumviratin e historianëve që besojnë se tekstet e lashta nuk ishin thjesht histori mitologjike, por ndër të tjera edhe revista shkencore. Në vend që t'i shihnin Anunnakit si perëndi mitike, ata besojnë se Anunnakit ishin të ardhurit nga lart në Tokë; dhe njerëzit u detyruan t'u shërbenin zotërinjve jashtëtokësorë që kishin nevojë për pasurinë minerale të Tokës; si shkëmbim ata u dhanë njerëzve teknoloshi e qytetërim. Ziguratët, Sfinksi, Piramidat dhe të tjera mrekulli të asaj epoke u ndërtuan nga Annunakit, ndërsa njerëzit ndihmonin e mësonin prej tyre.

Akademikët dhe historianët e zakonshëm i hedhin poshtë nocionet e Sitchin dhe kolegëve të tij duke i quajtur ‘pseudo-shkencëtarë’. Ata thonë se Historitë e lashta babilonase janë tregime të shkruara nga njerëzit e lashtë që përpiqeshin të shpjegonin botën e tyre në një mënyrë që u kishte kuptim. Shkenca moderne dhe njohuritë kolektive njerëzore kanë avancuar që atëherë për të shpjeguar përmbytjet, astronominë, kafshët dhe një mori konceptesh të tjera që dikur mendoheshin se ishin vepra të perëndive të mbinatyrshme.

Megjithse, ka dyshim për një gjë: babilonasit e lashtë ishin më të përparuar sesa besohej historikisht. Një tabletë balte e përkthyer në vitin 2015 tregon se astronomët e asaj epoke kanë bërë llogaritje jashtëzakonisht të sakta matematikore për orbitën e Jupiterit, gjithsej 1400 vjet përpara se ta bënin evropianët. Babilonasit kishin krijuar gjithashtu trigonometrinë 1000 vjet përpara grekëve të lashtë. A do të thotë kjo se sumerët e lashtë kishin mes tyre vizitorë të huaj që u mësonin shkencën dhe matematikën e avancuar? A kishin qytetërimet e lashta akses në kompjuterë me fuqi të lartë ose mjete teknologjike që i lejonin të kryenin llogaritje komplekse?

Akademikët e konsiderojnë këtë si shkencë të rreme. Por askush nuk e di se çfarë mendonin sumerët e lashtë kur shkruanin për Anunnaki-t. Gjithashtu, treshja Sitchin - Danniken - Velikovski besojnë se nuk ka asnjë mënyrë që qytetërimet e lashta njerëzore të mund të kishin njohur matematikë komplekse pa ndihmën e qenieve më të përparuara.

Pyetjet dhe misteret e vazhdueshme në lidhje me Anunnakit mund të mos kenë të bëjnë fare me alienët, por lidhen me mungesën e informacionit për kulturat e lashta. Ajo pak që dimë për Sumerin vjen nga pllaka balte të shkruara në një gjuhë të lashtë që nuk flitet sot. Për të mësuar më shumë, arkeologët duhet të gjejnë më shumë shkrime nga ajo periudhë kohore.

17 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page