Poezi nga Xhevahir Cirongu
Pritje…
Vesa e mëngjesit sumbull mbi gjethen kish’ rënë,
dhe retë e vjeshtës përpëliten lart në qiell,
edhe gjumi vjeshtak ngjyrën e gjetheve kishte marrë
jashtë dëgjohej vetëm një zë zogu duke qarë.
Vrapova pas një gjethe që ecte në asfalt,
se kapa dot, ajo rendi pas një rrote të një fjati,
e çuditshme qenka vërtetë kjo botë e mistershme
edhe gjethet e pemëve me mall zemre i digjte fati.
U ula sërish atje përbri si zakonisht te një lokal
në pritje mes zhurmës atje të një shkaku,
vërtetë nuk vonoj shumë sërish aty ai erdhi
bashkë me ngjyrat e gjetheve të vjeshtës më buzëqeshi.
Durrës 24 nëntor 2021
Kommentare