top of page

Prirja dhe Tendenca


Prof Dr Fatmir Terziu

Në një kohë të tillë, sidomos të paimagjinuar të mbylljes, si në rastin e Covid-19 në pah dalin dy situata të ndërvarura, tendenca dhe prirja. Të dyja për ne shqiptarët, sidomos për brezin tim, ose dhe për mjaft tjerë, që provuan sistemin monist, diktaturën dhe ndëshkimin për mendimin ndryshe e kuptojnë se të dy këto situata nuk janë në sinonimitet, edhe pse fjalët që përcaktohen ndonjëherë afrohen, ose afrojnë në gjuhë të tjera një sinonimi të afrueshme. Në kuptimin e sotëm ashtu sikurse dhe në atë kohë prirja jonë shqiptare kishte një dallim mjaft dallues me tendencën. Kjo tashmë jepet mjaft qartë. Një prirje është një ndjenjë e ndërgjegjshme. Një ndjenjë që të dëshirosh diçka, ose të dëshirosh të shmangësh diçka. Një tendencë nuk nënkupton dëshirat e vetëdijshme. Kjo është më shumë si diçka që thjesht ndodh. Sikurse kuptohet ekziston një mbivendosje midis të dyve. Pra, prirja është një pjerrësi fizike ose përkulje, ndërsa tendenca është një gjasë të sillemi në një mënyrë të veçantë ose të shkojmë në një drejtim të veçantë. Një prirje drejt? “Prirja për gëzim e shpresë është lumturi e vërtetë, prirja për dëshpërim e frikë është fatkeqësi e vërtetë.” Do të thoshte Gëtja (Johann Ëolfgang von Goethe). Kjo i bëhet më e lehtë individit me kapitullimin e tij ndaj kolektivit me të cilin ai identifikohet. Ai është i kursyer nga njohja e pafuqisë së tij. Numrat nuk kanë më kuptimin e numrave, dhe të paktët bëhen shumë në sytë e tij.

Ky akt, jo mendim i palëkundur, është dorëheqës. Dorëheqës, se nuk anon më nga raporti midis tendencës dhe prirjes. Këtu zënë fill interesat e egos. Asnjë marrëdhënie transparente nuk merr ndërmjet interesave të egos dhe kolektivit që i dorëzohet vetë individi. Kështu është dhe me listat e deputetëve, kështu është dhe me zgjedhjet. Egoja duhet të shfuqizohet vetvetiu në mënyrë që të bekohet me hirin e zgjedhjes nga kolektivi. Në heshtje një imperativ kategorik vështirë ajo që Kanti e ka ngritur, kur flet për këtë arsye që shkon me veten në kolektivitet: ju duhet të nënshkruani! Kjo shkon tek siguria?! Kjo mbetet tek ndjenja?! Ndjenja e një sigurie të tillë blihet me sakrificën e të menduarit autonom. Ngushëllimi që mendimi përmirësohet në kontekstin e veprimit kolektiv është mashtrues: të menduarit, si një instrument i thjeshtë të veprimeve aktiviste, është sikurse atrofitë, si të gjitha arsyet instrumentale.

Në këtë spontanitet, asnjë tendencë, apo prirje nuk është konkretisht e dukshme. Për këtë arsye çdo gjë që vepron sikur të ishte e mundshme ka diçka regresive në lidhje me të. Në një zgjedhje të tillë, në një hapësirë të tillë të mbyllur, e gjitha është rregjim në nënshtrim. Regjistrimi objektivisht është kapilar i shtypur, edhe kur e mendon në të kundërt sikur përhap gjak në zellin e kënaqësisë që do të vijë.

Në të kundërt, ky kompromis nënshkruan mbi fatin e individit në prirje, dhe jo të atij në pritje. Dhe më tej kjo nuk është më eficencë e individit që ka stacionuar pritjen në tendencë për tendencë. Po të shohim dhe disa komente që janë thuajse të përditshme në rrjetet sociale, qoftë dhe nga urimet e ditëlindjeve, apo dhe me nëntekstin “po të mos ishte ky ose ai, ai ose ajo, kjo nuk do të ndodhte, do të vononte, do të mungonte…” kuptohet qartë se kjo prishje alternative midis prirjes dhe tendencës ka krijuar një mendim që të lejohet të terrorizohet në veprim vetë ky kompromis filozofik. Në këtë prishje alternative është në të vërtetë, individi, ai që nuk dëshiron të dorëzohet. Nuk dorëzohet, por mendimi i tij nuk është më riprodhimi intelektual i asaj që ekziston gjithsesi. Për sa kohë që nuk ndërpritet, të menduarit ka një mundësi të sigurt, por për sa kohë që siguria është larg mendimit për të menduar prirjen dhe tendencën, kjo është një një sofër e pashtruar në një mjedis të pangopshëm. Aspekti i saj i pangopshëm, mosveprimi për t’u kënaqur shpejt dhe me lehtësi, refuzon mençurinë e popullit. Kjo i shkon përshtat marrëzisë së momentit utopik, që shfaqet në sytë e dremitura si shpëtimi nga evenimenti dhe angazhimi i pritshëm politik. Dhe na qaset sikur vetë momenti utopik i të menduarit është më i fortë. Kjo plotëson më së miri se prirja dhe tendenca, janë thjesht çelësa. Duart që i mbajnë këta çelësa janë larg nga realizimi, nga vetja.

Kush mendon se nuk është zemëruar në të gjithë këtë ikje ardhje të prirjes mes tendëncës, vetëm se ka harruar për të jetuar, ose gjithnjë është një gozhdë në murin e influencës. Kjo është atrofi. Nuk ka lidhje me këto dy.

34 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page