top of page

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka pritur sot në një takim anëtarë të Grupit Parlamentar të BM


Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka pritur sot në një takim anëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Britani e Madhe, të shoqëruar edhe nga ambasadori Britanik në Tiranë, Alastair King Smith. Në takim ka qenë, sikurse shihet nga fotografia edhe deputeti i PS Lavdrim Krashi.

Në një reagim në rrjetet sociale kreu i shtetit shprehet se e vlerëson këtë takim si një mundësi për të nxitur bashkëpunimin ndërparlamentar mes dy vendeve.

Meta shpreh mirënjohje ndaj Mbretërisë së Bashkuar për rolin e saj në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.


Postimi

Pata kënaqësinë të zhvilloja një takim shumë të këndshëm dhe të frytshëm me anëtarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri–Britani e Madhe, të shoqëruar edhe nga Ambasadori Britanik në Tiranë, Sh.T.Z. Alastair King Smith.

E vlerësova këtë vizitë si një mundësi të shkëlqyer për të nxitur bashkëpunimin ndërparlamentar midis dy vendeve, por edhe si një shtysë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimeve tregtare dhe për një prani më të madhe të kompanive britanike në Shqipëri, nisur nga fakti që Kryetari i Grupit, z.Martin Vickers mban edhe postin e të Dërguarit të Posaçëm të Kryeministrit Boris Johnson, për Tregtinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Çmova gjithashtu angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, veçanërisht mbështetjen në forcimin e shtetit ligjor dhe demokratik, luftën kundër krimit të organizuar, imigracionit të paligjshëm dhe reformave ekonomike.

Ju shpreha ligjvënësve britanikë mirënjohjen për angazhimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në rajonin tonë.

Emërimi i Sir Stuart Peach, si i Dërguar i Posaçëm i Kryeministrit Johnson për Ballkanin Perëndimor, është një sinjal i qartë i një angazhimi të fortë nga Mbretëria e Bashkuar për paqen dhe stabilitetin në rajon.

13 views0 comments

Opmerkingen


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page