top of page

Portreti i ...


Portreti i Universitetit Bujqësor të Kamzës, në librat monografikë me kujtime…

Nga SPASSE THANASI

Në festën e 70-vjetorit të themelimit, Universiteti Bujqësor i Tiranës e meriton plotësisht një “fjalë lapidare” për dashurinë e lirisë dhe demokracinë monumentale. Është e nevojshme që atij t’i jepet si stoli “bukuria e fjalës” artistike, ashtu si “dekori i luleve” me ngjyra të ndezura, që shton gjelbërimin, aromën dhe “flladin” e peizazhit universitar…

Si asnjë universitet tjetër ne vend, Universiteti Bujqësor i Kamzës, me një jetë 70-vjeçare, e ka të shkruar “historinë e dijes” bujqësore dhe radhitet me dinjitet në krenarinë kombëtare të diturisë dhe shkencës. Brenda 20-vjeçarit të fundit 2001-2021 u botuan tre libra të bukur universitar, ku spikat fuqishëm zëri rinor, atmosfera e dijes nëpër dejet kombëtare nga një armatë specialistësh të kualifikuar, ngjarje e histori të patreguara më parë. Duke qenë “monument kulturor” në Kodër-Kamëz, ai ka tërhequr vëmendjen e disa “penave letrare” dhe nxit përherë krijimtari të bukura.

Monografia e parë historike “Universiteti i Blertë”(1951 – 2001), botuar nga autorët Prof. Dr. Hulusi Hako dhe ekonomisti agrar, Spasse Thanasi, tregon hapat e mëdhenj dhe të sigurt të një “gjigandi” në jetën tonë kombëtare. Libri sjell te plotë me detaje kronikën e përurimit, gjenezën e Institutit të Lartë Bujqësor (sot Universiteti Bujqësor i Tiranës), hapësirën dimensionale të dijes nëpër degë e fakultete, frymëmarrjen e shkrimeve dhe botimeve në gazetën “Studenti i Bujqësisë” dhe homazhin për figurat e shquara që punuan për lartësimin e përparimin e Universitetit e që lanë aty veprën e tyre fisnike.

Libri i dytë memorial:“Rrëkezat e kujtimeve”(1951–2011), me bashkautor Spasse Thanasi dhe Rexhep Çullhaj, sjell “histori brezash” dhe “kujtime rinore” nga vitet në Universitetin Bujqësor që në vite e dekada ka pritur e përcjell “banorët” e tij të rinj me moshë 20-vjeçare.

Kjo kolanë librash në vazhdimësi u pasua me librin e tretë të titulluar “Monumenti i Dijes”(1951 - 2021 ), që do të vargëzoj “magji të reja” universitare dhe ploteson “hapin” e universitetit me evenimente të rëndësishme të historisë bujqësore shqiptare. Libri i botuar nga bashkautorët Spasse Thanasi e Gani Moka ka “gjurmë” të reja në rrugën e specialistëve të bujqësisë, që janë një pasuri e paçmueshme që përgatiti Universiteti Bujqësor i Tiranës. Me një botim të tillë domethënës “fytyra” e Universitetit ndriçohet edhe më shumë, portreti i tij lartësohet më tepër përball zhvillimeve te vrullshme të demokracisë. Edhe në festën e 70-vjetorit të Themelimit Universiteti ynë e meritoi plotësisht një “fjalë lapidare” për dashurinë e lirisë dhe demokracinë monumentale, e ka të nevojshme “bukurinë e fjalës” artistike, ashtu si “dekori i luleve” me ngjyra të ndezura që shton gjelbërimin dhe “flladin” e peizazhit.

E meriton ketë ndjenjë plotësisht Universiteti ynë!

10 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page