![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_f0669cb5711140468f20bc0a39a01817~mv2.jpg/v1/fill/w_100,h_114,al_c,q_80,usm_0.66_1.00_0.01,blur_2,enc_auto/a48dbc_f0669cb5711140468f20bc0a39a01817~mv2.jpg)
Nëse Serbia provokon luftë, atëhere asaj do t’i mbetet Pashallëku i Beogradit
Nga Skënder Sadri KAPITI
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin ka propozuar idenë për formimin e ’Botës serbe’ në krye me presidentin Vuciq. Serbia historikisht ka ekzistuar si shtet duke rrëmbyer e serbizuar trojet e te tjerëve. Por tani gjërat kanë ndryshuar dhe një aventurë serbe për krijimin e një të ashtuquajture “Botë serbe” do të ishte fatale për vetë Serbinë , e ndoshta një luftë tjetër në Ballkan Serbinë do ta conte në kufijt e saj historikë në atë të Pashallëkut të Beogradit, e cila është Serbia e vërtetë apo “stara Serbija” e vërtetë. Serbia mendon se me kercënime e me luftë do të krijojë Serbinë e madhe që tani ky farë Vulini i thotë “bota serbe”, por duhet ta dijë se shqiptarët kanë të drejtën dhe të vërtetën historike për botën shqiptare, për shtetin e bashkuar etnik shqiptar. Dhe ndoshta aventura apo verbëria kriminale e genocidiste serbe mundet edhe që të provokojë një luftë tjetër në Ballkan , por me siguri që Serbia do të jetë humbësja e madhe e saj ashtu sikurse edhe e humbi luftën me Kroacinë dhe me Kosovën. Në një aventurë të tillë Serbia mos ta gënjejë veten se ka tashmë kapacitetet ushtarake e politike për një aventurë të tillë. Tani nuk jemi më në shekullin e 19-të , ku Serbinë e mbështeste Rusia dhe Europa, pasi tani në anën e shqiptarëve janë SHBA, BE si dhe tashmë Serbia do të përballet me dy shtete shqiptare, me Shqipërinë e me Kosovën. Serbia tashmë është e izoluar dhe nuk mundet që ta ndihmojë as Rusia.