top of page

POR DHE MBRËMJA…




DY POEZI NGA MYSLIM MASKA

MË THONË…

Mos më flisni,

Mos më prekni:

jam sëmurë, shumë sëmurë.

Më thonë engjëjt

Dhe Profeti:

ishe, je, ç’do më shumë?!...

Dua që,

Ai bebushi

Kur ta thithi këtë jetë

Te mos qaj,

Më shumë të qeshi

Dhe unë t’i falem si POET… 21 – 4 -2o22, Athinë.

POR DHE MBRËMJA…

Unë të desha

Si dy sytë e ballit,

Më betoheshe ti për Perëndinë

Por nuk paska fund

Mallkim i djallit,

Varr na e bëri dashurinë.

Kam merak,

Si shkon me atë tjetrin

(Nëse rron, je gjallë në këtë botë!)

Janë të bukur

yjet e mëngjesit

Por dhe mbrëmja ka yje magjiplotë…

101 views8 comments

8 Comments


mich.maska
Apr 27, 2022

Drite je dhe drite ta kesh krijimtarine. Faleminderit shume per komentin. Vetem talenti, ne cdo fushe te jetes e con perpara boten. Te perqafoj, i nderuar Noke. Me shume respekt, Myslimi.

Like

abilekajn
Apr 27, 2022

Përveç komenteve të miqve-krijues të afirmuar, dallova "yjet e mbrëmjes" të Maskës. Dy poezi që lënë mbresën e dritës.

Like

mich.maska
Apr 27, 2022

I nderuari shkrimtari dhe poeti Murat Aliaj, falenderimet e mia te perzemerta per

vleresimin e dy poezive te mia. Suksese ne krijimtarine tuaj te fresket e te bukur.

Me shume respekt, Myslim Maska.

Like

Murat Aliaj
Murat Aliaj
Apr 27, 2022

Vecanerisht poezia e dyte eshte shume e bukur. M.A

Like

mich.maska
Apr 24, 2022

Drite te kesh i nderuari miku im poet. Faleminderit per meditimin rreth dy poezive te mia.

Shendet, gezime, suksese ne krijimtarine tuaj, gezuar e per shume vjet Pashket. Perqafime,

M. Maska.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page