Pojanaku paralajmëron surpriza


POETI POJANAKU PARALAJMËRON SURPRIZA NË 65 VJETORIN E TIJ TË LINDJES



Në fillimet e këtij viti, në rrjetet sociale, poeti i njohur Dhimitri Pojanaku ka paralajmëruar surpriza çmimesh ndërkombëtare gjatë vitit 2021, vit i 65 vjetorit të lindjes së poetit, që kulmon në 28 gusht.

Surprizën e parë Pojanaku na e dhuroi duke zënë vendin e tretë në seksionin e konkurrimit ndërkombëtar me përmbledhje poetike në "Centro Giovani e poesia", Triuggio, Milano. Ende poeti nuk ka konfirmuar nëse do marrë pjesë në ceremoninë award të ndarjes së këtij çmimi, që është vendosur të mbahet në 6 Qershor 2021. Ndërkohë, Pojanaku është në pritje të vendimeve të jurisë për çmimet ndërkombëtare Jasquet Prever dhe Migelangelo Buonarroti. Së fundi, siç u shpreh për Shtëpinë botuese Sfida, poeti po përgatitet të marrë pjesë edhe për çmimin poetik ndërkombëtar Dostojevski. Duket poeti, në përvjetorin e tij të 65 - ë , që e ka quajtur "vit të shenjtë ", ka synim të pasurojë karrierën e tij poetike me çmime dedikuar emrave të mëdhenj botërore të letërsisë. Eris Pojanaku Shtëpia botuese Sfida, Tiranë

90 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif