POEZITË
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Aug 28, 2022
- 2 min read

Gur pa filiz
(Emigrimi një sëmundje e stisur)
Nga Fatmir Terziu
Dhe koha,
dhe toka,
dhe qielli janë në sytë e mi. Janë syri
që zgjodhën prindërit e mi
dikur
të shoh botën dhjetë herë, kështu që unë jam vetëm
tashmë në gjendje të pres menjëherë
kostumin e djeshëm.
Unë jam dora që prindërit e mi zgjodhën dikur
të pres me kujdes, kështu që unë jam i ditur?
Në kohë,
në hapësirë,
në vend
një gur i latuar që rend
në vrullin e erërave postmoderne nga ky trend
unë përkujtoj se si një gërshërë e pamatur ka prerë
fundi i asaj cope që dikur ishte një pasuri
u kthye në një leckë pa nder,
pa shtëpi.
Thjesht si guri i varrit të një personi pa mbiemër,
shkëmbi për të cilin Sizifi u dënua nga perënditë,
guri i mullirit rreth qafës së sakatit,
pa kohë,
pa hapësirë,
pa vend,
një mbrolë e mbetur mes gishtave që dhemb
më shumë se plagët tek dora
e trungu që s'lëviz
për t'i cunguar pafundësisht edhe gjërat më të vogla.
një gur i butë nga i cili nuk ka më filiz.
POEZITË
Shtrydh në mesnatë plotë trembëdhjetë minuta
jo dymbëdhjetë.
Numërimi ka mbetur tek yjet e ëndrrës
ndërsa filloj të zbres në dritë dhe të shoh
shkëlqimin e tyre të qetë,
si mund ta shkruaj më mirë kohën e planifikuar
janë vetëm njëmbëdhjetë.
Pastaj duhet të hap kompjuterin. Tastiera
pret gishtat e mi që mezi i lëviz se nuk dua të godasin
gjumin për hir të dashurisë
që vlon nga brenda
në orarin më të zjarrtë me mbulesësn e bardhësisë
kokat bëhen prush dhe syngjitja godet me shkelm
lojën e mësuar prej shekujsh
ku gjuha nuk dekodohet ka mbetur jerm
flasim si të dehur
vetëm fëmijët na e ndërpresin këtë frymëzim
dhe tani me të vërtetë duhet të fleni gjumë, ju lutem flini tani
në shtratin tuaj dhe mos u bërtas,
mos u bërtas
mos u bërtit kështu!
Duke parë në ekran
siç e shoh ëndrrën që po kalon ende pa ardhë
në zbardhjen e një vargu të bardhë.
Pesë minuta kanë mbetur për një kryevepër
ose të paktën një reflektim në sy i dritës
vetëm pesëminutësh.
Diçka që tingëllon si kjo.
Коментарі