top of page

Poezia më e thellë e universit


Lazër Stani

Poezia më e thellë e universit! Me pëlqen ta quaj, kështu poezinë e Salvatore Quasimodos, “Dhe përnjeherësh bëhet mbremje” siç e ka quajtur një lexuese inteligjente e tij: “La poesia più profonda dell'universo.” Kjo poezi është përkthyer disa herë dhe në gjuhën shqipe, si dhe në shumë gjuhë të tjera. Tre vargjet e poezisë në italisht janë: Ognuno sta solo sul cuor della terra trafitto da un raggio di sole: ed e subito sera. Përkthimi në shqip është: Secili qëndron vetëm në zemër të tokës përshkuar nga një rreze dielli; dhe përnjëherësh bëhet mbrëmje. Përkthim i saktë, korrekt, pa dilema gjuhësore. Edhe në anglisht, kështu është përkthyer. Everyone stands alone at the heart of the world, pierced by a ray of sunlight, and suddenly it’s evening

Salvatore Quasimodo

Por një studiues siçilian, vëren se po thuajse në të gjitha gjuhët, përkthimi i vargut të dytë është bërë gabim. Sipas tij, tremi “traffito” (përshkuar) është përdorur nga poeti në kuptimin “ferito”, (plagosur). Pra vargu i dytë i poezisë “traffito da un raggio di sole”, duhet përkthyer “plagosur nga një rreze dielli” dhe jo “përshkuar nga një rreze dielli”. Edhe në anglisht duhej thënë “wounded” dhe jo “pierced”. Me këtë korigjim, poezia merr dimesion tjetër, fiton bukuri dhe madhështi tjetër. Vargu I dytë merr dimension hyjnor. Shkurt poezia duhej përkthyer: Secili qëndron vetëm në zemër të tokës plagosur nga një rreze dielli; dhe përnjëherësh bëhet mbrëmje. Ec e merru me përkthime pastaj, po munde!

69 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page