12 GUSHT 2020-
POEZI TË ZGJEDHURA PËR FJALA E LIRË!
NGA ARQILE V GJATA
=MË PRIT TE KODRA E KUKULLAVE
E dashur, eja!
Eja të çlodhemi livadheve të kujtimeve tona!
Më prit tek Kodra e Kukullave,
të ngremë balona si atëherë kur u dashuruam…
Eja e dashur!
të pres në Anfiteatrin e çudirave,
atje ku vallëzojnë vetëm erërat.
Sa shumë u ngjaje bukurosheve të antikitetit!
E bukur ishte ajo ditë,
emri yt sup më sup me buzëqeshjen e syve,
të kujtohen trëndafilat?!
Mbi shkëmbinjtë e thinjur
e çuditshme është jeta!
Po ja..e dashur,
filluan të bien gjethet e fundit,
në përshpirtjen e udhëtimit rrugëve të lotit
kujdes të kesh nga retë!
E dashur,
eja në funeralin tim,
thjesht me fustan veror.
Edhe pse do t’jetë e dhimbshme,
ti, me buzët e kuqe do puthësh heshtjen…
Të pres, eja!…
=VARRIMI I MARINAARIT
Këngët e erërave detare
enden përreth,
një anije e madhe lodhur nga dielli
lundron e frynë një fllad...
Thellë në oqean,
nën algat dhe guaskat
mbretëria e peshqve
ka hapur një varr për marinarin,
varr me rërë dhe ujë të kripur…
Peshq me sy të përlotur,
shoqërojnë kortezhin nënujor
të marinarit!
Delfinë veshur në zi
këndojnë këngë vajtimi
të riteve detare…
Në të gëdhirë,
kur zogjtë prekin hapsirat,
mbi kuvertë, lundërtarë të përhumbur
me arkivol ndër duar, në heshtje
e lëshojnë mbi spirancë...
Tufa pulëbardhash,
lidhur krah për krah,
qajnë me ligje për mikun e tyre
marinar!
=Nuk Pata Kohë të Qaja! Me zërin e vjeshtës erdha tek ty kur era valviste gjethe. Unë jepja e merrja me buzët e tua, kur t’i putha ata sy nuk pata kohë të qaja,
m’i thave lotët me puthje! Qava me ngashërim kur era... të zhveshi lakuriq, të bënim dashuri.
=Mbetëm Larg! …
Sa keq,
që nuk lundruam së bashku në dashuri …!
Eja!
Merrëm një copë herë prej dore
të vizitojmë ato kopshte dashurie
që i kam baritur netëve pagjumë.
Eja!
Do ta kërkojmë njeri-tjetrin
duke u dalluar nga shija e flokëve,
të pafuqishëm do mbahemi në kujtime,
veç sytë do puthen si dikur.
Janar 2010 Athinë
=GUSHËBARDHA, VALËZ DETI
“Dashuria vajton edhe në gurë.”
Nëpër vargje Gushëbardha, valëz deti,
më vjen si mëtim e ndjellamirë,
gur i çmuar,
si pejsazh që e dua shumë.
Më vjen e ikën
nëpër muzgje dehur nga bukuria,
Gushëbardha, valëz deti
si mëngjesi në pranverë!
Ti, loti im, mallëngjim që riluan me fatin, vjen e merr diçka nga unë. Jeton me kaçurrelat e mia të bardha,
i rishkruan kujtimet
nën dritën e vetëtimave Gushëbardha, valëz deti,
di të bëhesh edhe lumë!
Gushëbardha valëz deti,
si mëngjesi në pranverë,
lotin tim s’e lë të bjerë,
Nën qerpik si diamant,
rrezja e diellit e godit
dhe thërrmijat, gërma vargjesh
te kjo letër i ka mbjellë. Kur te unë, gur i vetmuar
shushurin , me lë pa gjumë,
Gushëbardha, valëz deti,
di të bëhesh edhe shkumë!
S’ka gjë, lermë,
lermë ... lermë...
lermë se të dua shumë,
Gushëbardha, valëz deti,
je pranvere si dhe unë!
Me sytë e ndritur ngelur tek unë, si dy rreze drite, brenda qenies time,
Gushëbardha, valëz deti
në çdo çast të vetëmisë
jam kujtimi yt, me ty tundet jeta...
je mall i fëmijërisë! “Dashuria këndon edhe në gurë”
...bukuri e paharruar,
mbetur nëpër këngë!
Gushëbardha, valëz deti
si pejsazh...
e dua shumë!
Shkurt 2016
=GRATË E POETËVE
Vijnë gratë e poetëve
palë-palë,
mbushur shpirtin me këngë.
Këto gra me luk të ndryshuar,
ditë e natë përtypin ëndrra
për burat trullosur nga frymëzimet.
Gratë e poetëve idilike,
”Natyrë e qetë” në kopshtin me ajër të poezisë,
feksin si mollë e ndalueme,
shembur mbi shtrat, të joshura
nga dashuria e burrave poetë.
Nuk u del shpirti pa u botuar libri
me fjalor muzikor
“Gratë janë fajtore”!
Prill 2007
Comments