top of page

Poezi për GRATË!


Poezi për GRATË!

Për festën e 8 Marsit.


Nga Përparim Hysi


1. Gruaja në vizionin tim


Çdo grua në vizionin tim është si lule Dhe me të gjitha"lulet" formohet një lulishtë Lexues,të lutem,këtë mendim në kokë ngule Dhe me këtë mendim rro përjetësisht. Çdo grua ësht punëtore si një bletë, E bukur është çdo grua siç është bukuria Pa gruan as që do kishte fare jetë Dhe si një shkretëtirë do ishte gjithësia. Çdo grua është e bukur siç është paqa Veç gratë janë ato që luftra nuk duan kurrë. Sa bosh do ishte jeta,po mos ishte gruaja, Dhe unë nuk shkruaj aspak vargje me sikur... SE,sikur gratë të drejtonin botën, Bota,pa dyshim, që do të ishte më e bukur Janë burrat ata që,me forcë,vërtitin "rrotën" Ndaj dhe në botë ka"kaos" dhe veç"turbull" Të gjitha këto vargje nuk i shkruaj kot Se për të gjitha gratë unë kam nderim. SE nga gratë më e bukur do ishe,moj botë! Dhe e deklaroj me timen firmë!


2. Këngë për GRATË! O nëna,o gra!O motra, o çupa! Të gjitha të mira! Të gjitha të bukura! Të gjitha të mira! Të gjitha të bukura! Jini aq të mira siç është dhe buka! Ju mëkoni jetën.Mëkoni dashurinë. Ju jini drita që ndriçon gjithësinë! Ju shtyllae familjes dhe pa ju nuk ka jetë Pa ju e gjithë bota do ishte e shkretë. Ju jini si lule! Jini si lulishtë! Jini si bekim që vjen prej PERËNDISË! JU çupa,ju motra! JU gra e ju nëna! Ju jini ilaçi që shëron zëmra! Për ju këto vargje,çdo fjalë e rresht Si një tumb me lule në tuajën festë JU kemi në zemra,ju duam përjetësisht Këto vargje për ju i këndoi shpirtërisht. Tiranë,7 mars 2023

25 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page