POEZI E NJË “HERMETIZMI TË ZBULESËS”



Vështrime kritike rreth librit të Xhelal Toskut “Katundi është sy”,

botim i OMBRA GVG 2021


Në shkencën humane të letrave, pas viteve 1990, më së shumti në poezi, filloi të gëlojë, në “drejtimin e ri letrar”, hermetizmi e simbolizmi i shkalafitur, “en bllok”, i kopjuar nga letërsitë e huaja. Në shuminë e tyre, këto poezi, vinin cerebrale, pa ndjesi dhe me një perceptim të vagët mendimorë tek lexuesi.

Poezisë, në tërësinë e saj, në këto krijimi të ashtuquajtura moderne, u mungon thelbi subjektiv, i cili është areali vendali, ajo që i jep aromën shqiptare, cilësitë autentike, të përveçme, të cilat e mbajnë larg plazhiaturave të rëndomta me simotrat e saja të huaja.