top of page

Poeti modern me ide dhe dashuri për dije të thella


Lela Dardha Kokona

Fatmir Terziu, poeti modern me ide dhe dashuri për dije të thella



"Mjeshtrin e madh" Fatmir Terziu mund ta quaj pa frikë "arkitekti shpirtërorë". Limfa artistike e krijimtarisë së tij është dashuria për vendin , duke dashur t'i bëjë jehonë vitalitetit të tij. Natyra e saj e frymëzon, bën që lexuesit t'i kthehen në imazhe fjalët e tij. Ky është modeli i një krijuesi me një vargmal krijimtarie. Të zësh vendin e parë në garë, do të thotë se ke mundur të gjithë ata që vijnë pas teje. Kjo është puna e papaguar e arsyes si dhe ajo e dështimit. Duhet të kesh aftësinë e duhur për të parë bukurinë e vargut intiligjent të poet Fatmir Terziut, e cila të godet sytë, mendjen e atyre që dinë ti sodisin ato.

Dhimbja për vendin e tij është ushqimi kryesor i bukurisë së vargut.Shpirti i tij njerëzorë ka mall për gjërat e humbura dhe u kthehet kujtimeve të së kaluarës. E mira çmohet më shumë pasi e ke humbur dhe kjo e ushqen me më shumë dashuri dhe shpresë duke dëgjuar zërin e tij të brendshëm për vendin e tij. Pikërisht kjo e bën të guxojë dhe të ngulmojë më shumë, duke gjetur kështu kyçin e sekretit të suksesit. Dashurinë se komandon dot është një Idil që vazhdon gjithë jetën. Vargu i tij flet se ai ka ëndrra të bukura për vendin e tij, të cilat e kanë bërë atë të zhgënjyer.

Z. Fatmir Terziu nuk e nderojnë titujt e shumtë që ka marrë, por ai i nderon titujt. Krijimtaria e tij nuk ngjan me mbushjen e një ene, por me ndriçimin e zjarrit.Dimensioni që ka kapur poeti e ka bërë shërbëtorë të diturisë, i cili merr diturinë dhe filozofinë prej cilitdo burim që ato rrjedhin. Duket qartë se virtyti kryesor i poetit, mjeshtrit të vargut është devotshmëria ndaj atdheut. Brengat e heshtura e kanë bërë sentimental, dhe nëpërmjet vargut vargut të tij intiligjent lan nga shpirti pluhurin e jetës së përditshme.

Dashuria për atdhe e ka bërë poet. Vargjet e tij të ngacmojnë e njëkohësisht të dhurojnë emocione të bukura kënaqësie. Ato nuk do të kishin vlerë nëse nuk do të preknin zemrat r lexuesve. Mendimet e tij janë hijet ndijimeve që ai posedon, përherë e më të shndritshme. Çehovi thotë: Poet është ai që flet shkurt për gjëra të gjata, pra i tillë është poeti në fjalë. Është dituria e tij, fuqija e mendjes dhe ajo e shpirtit. Dashurija për dije dhe me ide të thelluara është filozofia e jetës tuaj dhe kjo duket qartë në krijimtarinë tuaj brilante.

SUKSESE poeti ynë modern, me ide dhe dashuri për dije të thella!

35 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page