top of page

POETËVE TË RINJË


POETËVE TË RINJË

NjË POEZI NGA MYSLIM MASKA

Bëmë aq sa bëmë

Bëmë aq sa mundëm.

Ju poetët E BUKUR

Që vini pas nesh,

Të bëni të pamundurën,

Atë

Më të bukurën…

Që ne,

Fatkeqësisht nuk mundëm,

Që t’i puthnim NJERËZIT…

KUR QANIN DHE VUANIN…

7, TETOR, 2022, Athinë .


76 views4 comments

4 comentarios


mich.maska
10 oct 2022

I nderuar z.Sotir! Faleminderit per komentin. U trishtova shume kur mesova per heqjen e te drejtes se botimit ne ate kohe. Sidoqofte, talenti eshte talent. Ishit dhe mbetet nje bukuri poetike ne proze. Suksese te metejshme. SHENDET DHE GEZIME... Te perqafoj, Myslimi

Me gusta

sotir.mimi
sotir.mimi
10 oct 2022

XING:

Bashkohem me ty Kozma edhe me ty Myslim që na sjell ndërmënd pengjet e diktaturës. Unë isha një nga ata që vuajta në shpirt heqjen e të drejtës së botimit. "Vullnete të ndrydhura", - thoshte Migjeni si të kishte goditur shënjën e kohës që do të vinte. Frika për të përshëndetur Të deklasuarin kur ndodhej ballëpërballë, kishte përfshirë edhe personalitete në letërsi. Dhe kjo qe më e dhimbshmja.

Urime, poet i dashur, Myslym!/ Xing.


Me gusta

mich.maska
09 oct 2022

E sotmja nuk perseritet. E nesermja eshte enderruese, e pasnesermja, mbase do na bej

te natyrshem e te mos japim keshilla, por ta gezojme jeten, i dashur mik. Faleminderit, MYSLIMI.

Me gusta

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
09 oct 2022

Vetëm një shpirt i ndjeshëm, i lirë, i përvuajtur e solidar si i poetit të talentuar Myslim Maska ka ende pengje e brenga që s'mundi dot të bënte më tepër me artin e tij, sidomos për viktimat e diktaturës, gjë që ishte e pamundur, u jep të tilla porosi të perëndishme poetëve të rinjë!

Kurdoherë me suksese i dashur mik! K.Gjergji.

Me gusta

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page