top of page

POEMTH PËR PLEQTË QË SHULLEHEN NË DIELL



Të rrëgjuarit pleq shullehen në diell,

mbushen stolat me kokëzbardhur,

psherëtijnë e përloten,

me rënkim ngrihen,

cukër-cukër ikin nga kanë ardhur.


Njohin fytyrat e njëri - tjetrit,

ç'ë se emrat s'u vijnë ndër mend,

por pleqtë, zogjtë e peshqit,

shtegtojnë larg,

e takohen në tjetër vend...


Cukër-cukër çapiten me bastunë,

në heshtje e gjejnë fytyrën që mungon,

aspak çuditen,

pleqëria është paragjumë

dhe zilen e zgjimit ndodh që s'e dëgjon....

29 views1 comment

1 則留言


Resmi Osmani
Resmi Osmani
2021年2月06日

Thani, nuk jam me ta, por po behem si ata. Akoma se kam marre shkopin, ama kam filluar te bej cuker-cuker si ata .I kam çdo dite te lulishtja para pallatit.Me presin te shkoj, por ende nuk do t'ua plotesoj dot ate numrin qe po firohet.Cuker-cuker!

按讚

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page