top of page

POEMTH PËR LËKURËN E VIDRËS SË BARDHË


Thani Naqo

Ëndërroj,

ëndërroj,

ëndërroj,

për një gëzof vidre.

Endërro,

ëndërro,

oj,

ëndërro!

Ama vidra të jetë e bardhë,

ose,

si kulloshtër karibuje,

ose,

si mështekna e spërkatur me pikëllime.

Në Artik është veç një vidër e bardhë,

Premtoj:

"gëzofin e saj do ta kesh,

nëse me mua do flesh!"

Ama,

vidrën,

-klithi,-

ta vras unë!

Oj,

oj,

jo!

Për këtë mos ëndërro!

Iku e zemëruar,

me tufën e karibujave,

dini gjë: është gjallë,

apo ka vdekur?

Dy kokra murizi,

pikuan e u ngjitën,

si sy,

mbi lëkurën e bardhë të vidrës.

Nuk di ç’të bëj me ëndrrën e saj, - tha.

2020

30 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page