PO NGA SHQIPËRIA?


PRESIDENCA RUMUNE, PARLAMENTI, MINISTRIA E JASHTME, ETJ, NDEROJNË “HISTORINË E LETËRSISË SHQIPE..”,

PO NGA SHQIPËRIA?



Një lajm i bukur dhe me rëndësi na vjen nga Rumania. Është botuar “Historia e Letërsisë Shqipe: nga zanafilla deri më sot”, vepër madhore e Dr. Luan Topciut dhe përurohet në Parlamentin rumun.

Rumania është vend mik dhe i dashur me Shqipërinë, me traditë dhe lidhje të hershme, fqinji ynë ballkanik ashtu si dhe ne ka një të kaluar të afërt komuniste, doli nga ajo diktaturë me revolucion dhe mundime dhe tani është një vend i Bashkimit Europian, që zhvillohet dhe përparon ekonomikisht, edhe si demokraci, edhe si kulturë, por dhe si i ndërton marrëdhëniet me vendet e tjera, afër dhe larg.

Shqipëria ka ç’të mësojë. Edhe në rastin e veprimtarisë social-kulturore, diskutimin në Parlament të veprës për historinë e letrave shqipe, së Dr. Luan Topçiut, ku marrin pjesë që nga Presidenca e vendit, Parlamenti, Ministria e Jashtme, drejtues të shoqatës së shqiptarëve të Rumanisë, shkrimtarë, studiues dhe vetë autori.

Le të shohim lajmin që u shpërnda në median rumune me këtë rast:



Nderohet dhe vlerësohet “Historia e Letërsisë Shqipe: nga zanafilla deri më sot”

e dr. Luan Topciut nga autoritetet më të larta në Rumani


Më 23 shtator 2021, në sallën “Nicolae Balcescu” të Parlamentit të Rumanisë, u promovua vepra: “Historia e letërsisë shqipe: nga zanafilla deri më sot”, e Dr. Luan Topçiut, koordinator i Qendrës Kulturore Shqiptare në Bukuresht në kuadër të ALAR. Në promovim morën pjesë personalitete të kulturës rumune, përfaqësues të Presidencës së Rumanisë, të institucioneve qëndrore të Qeverisë Rumune, deputetë të Parlamentit të Rumanisë, Televizioni Kombëtar TVR1, gazetarë, anëtarë të komunitetit shqiptar të Rumanisë, shkrimtarë dhe kritikë letrarë të njohur, si dhe përfaqësues të pakicave të tjera kombëtare në Rumani. Kjo veprimtari u koordinua nga Dr. Radu Savulescu, drejtor ekzekutiv i ALAR, i cili u shpreh se: Vepra Historia e letërsisë shqipe nga zanafilla deri më sot është rezultat i punës vetëmohuese të autorit, është një vëllim imponues, vepra e parë gjithëpërfshirëse mbi letërsinë shqipe, e botuar në gjuhën rumune, dhe një nga veprat e pakta të kësaj madhësie të botuar në mbarë botën”.


Të gjithë folësit vlerësuan si një moment historik daljen e kësaj vepre madhore, me një rëndësi të posaçme për njohjen e letërsisë shqiptare dhe spiritualitetit të popullit shqiptar.

Fillimisht, të pranishmit u përshëndetën nga deputeti Bogdan-Alin Stoica, përfaqësues i pakicës shqiptare në Parlamentin e Rumanisë dhe Sekretar i Përgjithshëm i ALAR-it. Deputeti Stoika e quajti një ngjarje historike botimin e këtij libri në gjithë historinë e komunitetit shqiptar të Rumanisë.

Në emër të Presidentit të Rumanisë, Klaus Werner Iohannis dhe Presidencës, e mori fjalën zoti Sergiu Nistor, këshilltar presidencial, i cili shprehu vlerësimin e adminsitratës prezidenciale për daljen e këtij vëllimi dhe autorin e saj. Mes të tjerash, Z. Nistor tha: “Dua mbi të gjitha të shpreh vlerësimin a administratës prezidenciale për këtë gjest njohjeje dhe shpërndarjeje të kulturës së minoritetit shqiptar, mbase më pak të njohur për popullin rumun.Pjesëmarrja në këtë promovim e përfaqësuesve të institucioneve qëndrore rumune tregon se tematika e kulturës dhe e identiteteve kombëtare në hapësirën rumune vlerësohet dhe çmohet. Për autoritetet publike, të bësh të njohur kulturën, historinë dhe letërsinë e një minoriteti, të popullit shqiptar, historia e të cilit gërshetohet me atë të popullit rumun, është një vlerë e shtuar. Besoj se vlera më e madhe e kësaj vepre, e studimit tuaj, z. Topçiu, qëndron jo vetëm në faktin se ajo zbulon për shqiptarët e Rumanisë ose për shqiptarët në përgjithësi aspektet themelore të historisë dhe kulturës së tyre, por edhe në faktin se u tregon minoriteteve të tjera të Rumanisë dhe rumunëve pasurinë e diversitetit, diversitet i cili ka bërë që në këtë hapësirë të mund kemi jo vetëm një të kaluar, por edhe të shpresojmë me besim në një të ardhme të përbashkët. Kjo e ardhme e përbashkët europiane nuk mund të ndërtohet pa njohje, pa mirënjohje dhe pa respekt. Vepra juaj, që sot po i bëhet e njohur publikut, është një ndihmesë e rëndësishme, për të cilën ju përgëzoj përzemërsisht edhe njëherë”.

Në emër të Parlamentit të Rumanisë përshëndeti kryetari i Grupit Parlamentar të Pakicave Kombëtare, deputeti Varujan Pambuccian, e cili vlerësoi daljen e këtij libri dhe përgëzoi autorin e tij. Mes të tjerash, z. Pambuccian tha: “Vepra eshtë rezultati evident i një pune dhe njohjeje në detaje a shprehjes letrare të një populli, dhe kjo është një gjë e vështirë për t’u realizuar. Ne që ndodhemi në këtë promovim jemi të privilegjuar që mund të njohim këtë autor që ka mundur të na paraqesë këtë vëllim. Botimi i kësaj vepre është po aq i rëndësishëm sa dhe botimi i veprës së Kadaresë, të cilin e vlerësoj pa masë. ...Pak njerëz e kanë marrë përsipër të bëjnë histori të letërsisë së një populli, sepse është një ndërmarrje shumë e vështirë, dhe të shkruash një histori të tillë në një vend që është tjetër nga vendi yt është edhe më e vështirë. Është një punë para së cilës përulem me nderim. Shpresoj, Z. Topçiu, të na sillni gjëra të tjera interesante dhe shpresoj të takohemi përsësri për të tilla evenimente.

Z. Andrei Țărnea, Drejtor i Përgjishëm pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, lexoi letrën e urimit që Ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë, Bogdan Aurescu, ia drejton autorit të veprës si dhe shoqatës ALAR për veprimtarinë e saj. Përfaqësuesi i MPJ të Rumanisë u shpreh:

“Kam kënaqësinë t’ju drejtohem juve me rastin e një evenimenti të rëndësishëm kulturor, që feston në të njëjtën masë thellësinë e kulturës shqiptare si dhe përpjekjet domethënëse të