Një lexim ndryshe i romanit “Vajza e Kyçur” të shkrimtarit Vullnet Mato
(Diktati i kohës tek njeriu zgjat për aq sa një natë të terr ditët, ndërsa ëndrra zgjat për aq sa një ditë të zbardh gjithë netët. )
Këndvështrimi më i parë rreth romanit “Vajza e kyçur” do e kasifikonte atë si një roman autobiografik të rinisë së autorit Vullnet Mato, ose personazhit V, percepetim ky i një vepre letrare të ndërtuar si gjykim i sotëm mbi atë të shkuar që kalon nëpër shumë kalvare dhimbjesh. Gjithësesi e shkuara ose ky rrëfim në gjininë e prozës vjen jo vetëm për të përshfaqur atë dritë jete të hedhur mbi ngjyrat gri të kohës, por për më tepër si një pasthirrmë që trondit dhe të nesërmen me iluzionet dhe paradoksin e një mentaliteti, i cili lulëzonte së pari si formë e një besimi të rrënuar nga lavdia e idhujve të rremë e më pas në kufizimin e hapësirave për të kuptuar ridemisonimin e kufijve të lirisë së individit. Autori si njohës i mirë i realizmit letrar por dhe atij postmodern ka ditur të operojë mbi reminishencat e ngritura dhe të servirë para lexuesit jo thjesht një vepër letrare, por një obsesion filozofik që ndan epoka dhe mentalitete, paskohë që më së shumti në trajtimin psikologjik ngre shumë pyetje në lidhje me atë çfarë ishte, çfarë përfaqësonte dhe shkallët e utopisë që besohej verbërisht e përndiqte më pas si hienë në shkretëtirë. Leximi ndryshe e i këtij libri nënkupton qëllimin dhe idetë të cilat kërkon të laburojë autori, këto jo për të rrëfyer vetveten, por për tu ngritur mbi vetveten dhe përmes kësaj të vërtete lidhë në mënyrë adekuate gjendjen objektive në referim me percepetimin rrënjësor të vetë egzistencës. Autori që në titull intrigon, dhe të duhet ta lexosh me një frymë deri në faqen e fundit për të kuptuar fuqinë e dashurisë platonike (dëshirë për të ndjerë e zotëruar në mënyrë sublime).
Po kush është realisht vajza e kyçur?
Një vajzë e mbyllur në një dhomë, ku gjithë hapësira e afruar do të mund të thyente karakterin e saj dhe ajo do i bindej tribuve të krijuara, për të falur një dashuri në emër të modulit të njeriut të ri të krijuar ?!
Kurrësesi nuk është ky kuptimi primar dhe qëllimi i autorit. Përmes vajzës së kyçyr , fshehet çelësi i mentalitetit, pastaj i metamorfozës kohë të krijuar nga dogma e një të ardhme që kalon gjithmonë përmes kultit të ngritur, mënyrë kjo që do krijonte hapësirën e duhur (korniza në grafikën e jashtme, korniza dhe në kokë) dhe kështu endur drejt një psikologjie që rrënjosej ngadalë përafronte dhe ndante kufijtë jetësorë mes vetë njerëzve.
Botkuptimi ideor kalon nëpër një qerthull të tërë ngjarjesh e zhvillimesh, të cilat maksimalizojnë koherencën, sjell të vërtetën e frikshme mbi luftën e klasave, përpjekjen e vazhdueshme për tu fshehur dhe nga vetja (kuptim metaforik) dhe si gamë e qendërzimit të dashurisë së dy të rinjve, dashuri kjo që kalon përmes shumë peripecish dhe shtjellash.
Mjeshtëria e autorit prek shumë plane dhe e vendos individin në raporte të ndryshme, duke filluar së pari me ndërgjegjejien klasore (përvuajtje dhe përndjekje që nga fëmijëria), raport me mjedisin që e rrethon (aventurat e moshës dhe trajtim social të saj), raportet me natyrën (përshkrime impresionuse) dhe së fundi trajtimi i temës së dashurisë (temë kjo që shpreh jo vetëm dlirësinë e ndjenjës, por dhe paradokset që e shoqërojnë gjer sa në fund zgjidhet në një mënyrë të guximshme për kohën ). Për të kuptuar më mirë se si është ndërtuar gjithë fabula, narracioni përshkues dhe idetë që e laburojnë këtë vepër le të ndalemi tek aspektet kryesore karakteriale, ose personazhet kryesore. Venua Venua është personazhi kryesor i librit, pika kyçe që referon dhe qendërzon gjithë personazhet e librit. Në mënyrë të strukturuar zanafilla dhe narrativiteti tij shpjegojnë jo thjesht një begraund njerëzor, por një karakter nëpërmjet të cilit bëhet i mundur deshifrimi dhe përnjohja e një epoke të errët (e qëllimshme kjo, që të rrënjoset thellë në kujtesën njerëzore për të mos u përsëritur më). Përmes personazhit deshifrohet zhvillimi i luftës së klasave, monstruoziteti i saj dhe për më tepër format demagogjike që e mbanin në këmbë (filmat e shfaqur dhe shtypi i cunguar), kjo kryesisht shpërndahej në njerëz të painformuar, me mendësi të cekët, të cilët ndiqnin verbalisht direktivat e ardhura veritikalisht drejt bazës. Nxitja e terrorit kuq, ose frikës për të mbjellë ankth dhe tmerr tek të gjithë ata që kërkonin ta shikonin të vërtetën në sy dhe e denanconin. Shembja e kulteve dhe traditave në breza të tërë dhe rrënjosjen në memorie vetëm të lavdisë boshe të liderit suprem. Ndërhyrje në jetën e njeriut gjer në detaje individuale duke degraduar dhe shkatërruar personalitetin e tij. Pikërisht janë këto mesazhe të qarta që imponojnë lexim ndryshe të autorit, që pa reshtur të fton të ndjekësh mprehtësinë dhe zhdërvjelltësinë e rrëfimit, i cili në planin primar të paraqet një narrativitet natyral por në planin sekondar të zhyt në anën psiko- filozofike për ta trajtuar si objeksion dhe intuivitet i një kohe të gabuar. Klea Klea ose vajza e kyçur plotëson gjithë anën paronamike të librit dhe si personazhi dytë ajo ndërthur e gërsheton gjithë boshtin lirik të kësaj vepre. Kjo gjithmonë e parë si aspekt i dashurisë midis dy të rinjve, të cilët përmes ëndrrave të tyre për jetën, në mënyrë indirekte shprehin dhe pikëpamjet e kohës, se si konceptohej në atë kohë familja, si duhej të ndëtohej dhe se si duhej të brymosej njeriu i ri, i cili do i shërbente më pas kauzës së regjimit. Përmes Kleas hidhen dritëhije të shumta, aq sa për të ruajtur moralin e pamoral do detyrohej të mbyllej në çelës, që të mos përzihej ose prishej biografia e familjes dhe jeta e saj të ndërtohej në baza të shëndosha të “Vijës së Partisë”, që çante bllokadat në tym dhe marshonte përpara drejt fitoreve imagjinare, që nuk ishin gjë tjetër përveçse një izolim i vetvetes, internim, burgim, dënim me vdekje pa gjyq i kundërshtëve dhe mjerim. Gjithësesi Klea e mori hapin e saj të guximshëm, u ngrit mbi gjithë reminishencat mbytëse dhe preku dashurinë e saj të vërtetë. Personazhet e tjerë janë plotësues për të krijuar bazamentin dhe strukturën e librit, i cili i përshkruar nga shumë ide dhe nënide por nga një tematikë e vetme, vjen para lexuesit si një formë e rrallë dëshmie, që e nesërmja të mos prodhojë të tilla kalvare, por të jetë e lirë si vetë dëshira e njerëzve dhe martirëve që sakrifikuan për një jetë ndryshe. Autori Vullnet Mato është autor i njohur, si prozator dhe poet, por përmes kësaj vepre letrare ai ka ngjitur dhe një shkallë më shumë në Olimpin e Letrave shqipe, duke risjellë në planin psiko - social dhe psiko - filozofik të shkuarën e tij njerëzore, për një të nesërme më të denjë, më të mirë dhe më universale.
Nga: Agron Shele
Comments