top of page

Plaku dhe vogëlushja




Një plak i mençur një ditë më tha: "Ti vogëlushe në kët'botë je një lule e brishtë, Sapo ke çelur sytë, kërkon të mësosh, Dije se kjo lule që të bëhet pemë, do ajër e dritë!


Kjo lule e brishtë me gjethet e njoma, Do ujin me kujdes ta vadisësh, Edhe kujdesin e dashurinë, E pak nga pak bimën ta rrisësh!


Edhe për ty vogëlushja ime, Një mal me mundim do të derdhet, Se ti ke ardhur në këtë botë të madhe, Dhe duhet ky mund të shpërblehet!


Si kjo pemë edhe ti do të bëhesh e fortë, Do të lulëzosh e qeshur me ngjyra stolisur, Sa herë do të shkundesh e biesh në tokë, E prap do të ngrihesh e rilindur!


Dhe mos harro, kujdesi për ty janë librat, Që ti të bëhesh e mençur, ti dish gjërat e shenjta, Ajri, dielli dhe uji për ty nuk janë gjithë bota, Duhet ta mësosh se pa dashuri nuk ka kuptim jeta"!


Shpesh e lumtur plakun e thinjur kujtoj, Përpiqem të kuptoj ato fjalë me vlerë, Çelësin e ëndrrave në xhepin tim e mbaja, Duke u rritur, mësova t'i hapja vetë me dashuri e nder!

Gj. Sh. Dhjetor 2022

18 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page