top of page

Pjesë nga romani ”TRI VALIXHE PËR NËNË E BABË”


Sokol Demaku

Pjesë nga romani ”TRI VALIXHE PËR NËNË E BABË” botua në vitin 2022, ic ili roman bëri jehonë tek lexuesi shqiptar e pritet që së shpejtio do të botohet edhe në gjuhën suedeze, me një tematike sa të dhimbshme dhe aktuale në jetën e përditshme

JETA PËRRALLORE E ANDALUZISË

Kishin kaluar bukur vite në këtë tokë të bekuar, ku Mrika dhe Mema kalonin ditët e tyre në heshtje dhe në një ndjenjë e cila që të dy u kishte hy mu në palcë të kurrizit. Ishte një ndjenjë, e cila pothuajse çdo natë si pa dashje i shfaqej në ëndërr Mrikës, por që në mëngjes kur zbardhej drita dhe i tregonte të shoqit, ajo bëhej edhe me ndjeshme dhe e kapte një shqetësim në shpirt. Nuk ishte mësuar të jetonte me ëndrra. Kurrë në jetë, në vendlindje ajo nuk kishte ëndërruar gjëra të trishta, gjëra të cilat të bëjnë të ndjeheshe jo mirë dhe të demoralizojnë nga jeta. Por me ndihmën e Memës ajo i tejkalonte këto dhe vazhdonte jetën tutje në krahinën më magjike dhe me më shumë sekrete të Spanjës. Vera ishte pothuajse në përfundim dhe kjo vërehej nga vendësit, të cilët bënin llogaritë e tyre si dhe përgatitjet për sezonin turistikë të vjeshtës dhe dimrit, të cilat kërkonin përgatitje të veçanta.

Edhe Mrikën, sikur banorët vendas që kishin telashet e veta për përagtitjet për sezonin e vjeshtës e mundonin ca gjëra, të cilat i silleshin në kokë dhe nuk u gjente vend as arsye?

Si është e mundur që gjatë gjithë kësaj kohe biri ynë të na vizitoj vetëm disa herë e ja edhe ai jeton këtu afër nesh siç ai ka thënë. Kjo është për të ardhur keq dhe, ata si prindër të dhembshur e ndienin shumë këtë largësi që krijonte i biri.

Mbase ngaqë ata nuk mundeshin të kuptonin ende jetën andaluziane. Por kishin vërejtur se edhe këtu kishte dy jetë. Një jetë tjetër bëhej në Andaluzinë e vejtër, ku ende ishte dhe ruhej tradita shekullore me të gjitha ato të mira që kishte ruajtur nga e kaluara po edhe nga ai vrull i kulturave të ndryshme.



Jeta në Andaluzinë e re ishte një jetë e shfrenuar. Çifti Bregu e kishte të vështirë ta kuptonin. Kjo jetë ishte jetë e pa jetë sipas tyre, sepse një jetë të tillë ishte e pamundur që ata ta kuptonin, ta përvetësonin e ta jetonin. Edhe jeta, tradita por edhe zakonet ishin ndryshe, por, po sikur ata në Andaluzinë e vjetër të kishin diçka të përbashkët me atë shqiptare? Kjo e mundonte çiftin Bregu. E Mrika e shkretë, ndjehej si e humbur dhe nuk mund ta kuptonte dot të birin. Jo, jo nuk ishte mësuar kështu.

Shëtitjet dhe vizitat në pjesë të ndryshme të kësaj krahine kishin pasur ndikim në jetën e tyre, kishin takuar njerëz, miq të cilët kishin hapur zemrën dhe ishin pranë tyre. Po në biseda flitej për jetën këtu, për të bëmat dhe të gjitha mbrapshtitë që ndodheshin në këtë vend. Një ditë si për çudi një mik i tyre u foli për të birin. Ata u ndien të habitur si është e mendur që ta njihte Leon ai! Po, po nuk ishte çudi, Leo kishte bërë zë në ato anë. Kishte bërë zë për të keq, dhe njihej si njeri jo i mirë. Kur plaku vërejti se çifti Bregu u stepën, u ndjenë jo mirë, bashkëbiseduesi ndaloi së foluri dhe nuk vazhdoi të flas më tutje.

-Më falni, me duhet të ngrihem dhe të shkojë, me presin punë dhe duhet të kthehem në shtëpi, - tha spanjolli në moshë.

Tani Mrika dhe Mema kishin zotëruar mirë gjuhën dhe kuptonin e komunikonin me njerëz pa problem. Si duke i moshuari e kuptoi se diçka nuk ishte në rregul kur çifti i huaj dëgjoi emrin e Leos, sepse ata u shtangën dhe thuajse u humbi gjaku në fytyrë.

Edhe çifti Bregu u ngritën dhe morën rrugën për në shtëpi. E tërë rruga u dukej plotë me gurë, plotë me gjemba. Por ja, jeta qenka e tillë. Kur arritën në shtëpi Mrika memzi qëndronte në këmbë, memzi merrte frymë. Nuk i besonte vetes e le më fjalëve të spanjollit plak. Por, ku i dihet jetës?! Sot nuk i besohet askujt, po as njeriut tuaj nuk i besohet.

Mema ishte ulur dhe kishte rënë në mendime, të cilat e kishin lodhur dhe pothuajse e kishin stërkequr të tërin.

-Eh, Mrikë, disi në kokë më sillet e mbështillet diçka që nuk po e kuptoj e as nuk mund t`i gjejë vend e as zgjidhje. Ndoshta plaku kishte të drejtë, kishte të drejtë në tërë atë tregim të tij, në atë histori, sepse unë këto që ai na tha po i lidh me sjelljen e birit tonë. Kemi vite që jemi këtu, edhe ai jeton pranë nesh, por na premtoi se do të kujdeset për ne, po, ja, tërë këto vite jemi takuar apo s`jemi takuar katër - pesë herë! As që na ftoi në shtëpi, as që na njohtoi me të dashurën e tij për të cilën na kishte folur fjalë të mëdha. Për mua, kjo do të thotë shumë dhe më përputhet me thëniet e plakut, i cili u pendua për atë që na tha për birin tonë .

Po, po, kjo qenka ajo jeta përrallore në Andaluzi, moj e dashura ime grua!!


10 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page