top of page

Petrit Shahini, respekti që vjen nga karakteristika e personalitetit


Petrit Shahini, respekti që vjen nga karakteristika e personalitetit


Nga Fatmir Terziu


Ndërsa, njerëzit në të gjitha kulturat kanë perceptime të përbashkëta për karakteristikat e personalitetit të pjesëtarit tipik të kulturës së tyre dhe të anëtarëve tipikë të kulturave të tjera, në takime të ndryshme me shqiptarë të emigruar në Mbretëri të Bashkuar gjen faktorë të ngjashëm, por dhe modele karakteresh të patjetërsueshme, të qëndrueshme, ekuivalente me ato që përmbahen në qëndrueshmëri dhe „burrëri“ sikurse e themi ne në mjedisin shqiptar. Jo më kot thuhet në mjedisin britanik, se termi i fundit është përcaktor. Lidhur me këtë një nga figurat më të „heshtura“ dhe mjaft modeste në tërë aktivitetin, angazhimin, kualifikimin, përfshirjen dhe qasjen publike, Petrit Shahini, gjen vendin dhe këndin e vetë në këtë pikë, jashtë të gjithave, brenda vetë perceptimeve, që janë tek proverbi shqiptar „fshati që duket s'do kallauz“.


Por si, mund të sillet kjo si një faktor, bazuar në jetën dhe përkushtimin, angazhimin dhe respektin që vjen nga karakteristika e personalitetit?


Njerëzit në të gjitha kulturat kanë perceptime të përbashkëta për karakteristikat e personalitetit të pjesëtarit tipik të kulturës së tyre dhe të anëtarëve tipikë të kulturave të tjera, gjë të cilën e dëgjon me tipologjinë e urtisë nga goja e intelektual dhe aktivistit të palodhur të komunitetit, Petrit Shahini, i cili ndjek parimin e mirësisë, respektit dhe unitetit, jo të trazimit e të përçarjes. Si shembull sjellim dhe një fakt, që bazohet në atë që kohët e fundit në aspektin e kësaj tematike, në Mbretëri të Bashkuar, një punë bashkëpunuese ka ofruar vlerësime të vërtetuara të profileve të personalitetit të mbi 50 kulturave dhe gjykuar nga këto kritere, perceptimet e karakterit kombëtar-scial janë stereotipe të pabaza, por që sjellin pikërisht pikën në të cilën karakteri ka fuqinë e vetë të integrimit total. Një vlerësim i këtij fakti nga publiku, thuhet në këtë studim, mund të përmirësojë marrëdhëniet miqësore, komunitare, etnike, dhe madje edhe ato ndërkulturore, kështu që nevojiten kërkime për të kuptuar origjinën dhe qëndrueshmërinë e stereotipeve me karakter kulturor, shoqëror, integrues-komunitar e më gjerë. Psikologët me këtë studim duket se kanë filluar të eksplorojnë dobinë e profileve të përgjithshme të personalitetit, të cilat pasqyrojnë dallime delikate, por reale midis kulturave në nivelet mesatare të tipareve të personalitetit. Ne vetëm se pikasim ngjizur me këtë realitet një figurë e cila mbetet model dhe natyrshëm një krenari në sfodndin e të qënit shqiptar mjaft cilësor, model, familjar i përkushtuar, dhe inteligjent në gjetjet përshtatëse të intelektit dhe karakterit, sikurse është Petrit Shahini.

Po me këtë pikë, puna e fundit bashkëpunuese ka ofruar vlerësime të vërtetuara të profileve të personalitetit të mbi 50 kulturave dhe gjykuar nga këto kritere, perceptimet e karakterit kombëtar, se janë stereotipe të qëndrueshme, të arsyetueshme e të ndjeshme. Por duhet theksuar se perceptime të tilla kur ndiqen me kureshtjen e lartcituar, me faktin e një karakteri të qëndrueshëm, në tërësinë e modelit të pastër, natyrshëm nuk mund të jenë përgjithësime thesht nga përvoja personale, as edhe stereotipe me një „kernel të së vërtetës“ as dhe stereotipe që rezultohen nga forma të pasakta. (Këtu: kernel- pjesa qendrore ose më e rëndësishme e diçkaje).


Po kush është Petrit Shahini dhe pse ky shkrim i këtij lloji për të?


Petrit Shahini, si mjaft shqiptarë të tjerë e la vendlindjen e tij, në një kohë që tempi i jetës buronte vrull në qënien dhe ndjeshmërinë e tij Kombëtare dhe intelektuale. Ishte muaji i luleve të vitit 2022, që e gjeti atë majëtorbthi në rrugë e sipër bashkë me bashkëshorten e tij dhe dy djemtë. E kështu ai vit, viti i gjetjes së vetëvetes, intensit dhe likuiditetit të gjërave, ndoqi sensin e qëndrueshëm të karakterit dhe aktivizoi tek Petrit Shahini përkuhstimin, integrimin dhe ballafaqimin me një realitet të ri. Pas shumë kualifikimesh në gjuhë, dhe fusha të tjera, ai nisi punën e fituar me përkushtim tek Nationwide Building Society. Tek Nationwide Building Society ai ishte një ekspert për çështjet e sigurisë. Të sqarojmë për lexuesin tonë. Nationëide Building Society është një institucion financiar i përbashkët britanik, institucioni i shtatë kooperativ financiar më i madh dhe shoqëria më e madhe e ndërtimit në botë me mbi 16 milionë anëtarë. Selia e saj është në Sëindon, Angli. Në mbarë vendin përbëhet nga rreth 250 shoqëri të ndryshme ndërtimi. Këtu qëndroi për një afat të konsiderueshëm, derisa më pas disa institucione m ëtë rrëndëishme e kërkuan dhe e pranuan në gjirin. Etyre si ekspert i sigurisë në nivel të lartë.


Petrit Shahini, i martuar me zonjën e tij të jetës, Hasa Shahini, nuk ndejti duarkryq dhe nuk mendoi vetëm për veten, por inkurajoi gruan dhe dy djemtë në rrugën integruese dhe kështu e shoqja punon Royal Mail Northampton, ku gëzon respektin më të madh të kolegeve dhe kolegëve. Djali i tij, Elton Shahini, pasi kreu shkëlqyeshëm Akademinë e Policisë në Britani të Madhe, punon në Institucionin e Bashkisë së Northamptonit, që i përket Këshillit të Qarkut Northamptonshire. Duhet të sqarojmë se Këshilli i Qarkut Northamptonshire ishte këshilli i qarkut që qeveriste qarkun jo-metropolitan të Northamptonshire në Angli. Fillimisht u formua në 1889 nga Akti i Qeverisjes Vendore 1888, i rikrijuar në 1974 nga Akti i Qeverisjes Vendore 1972 dhe u shfuqizua në 2021. Këshilli i bashkisë Northampton ishte këshilli i bashkisë dhe distrikti jo metropolitan përgjegjës për qeverisjen vendore në qytetin e madh të Northampton në Angli. Në vitin 2021 këshilli u shfuqizua dhe u pasua nga Këshilli West Northamptonshire; një autoritet unitar dhe Këshilli i Qytetit Northampton, një këshill famullie. Modeli i vendimmarrjes së liderit dhe kabinetit ishte miratuar nga këshilli. Ai përbëhej nga 45 këshilltarë, që përfaqësonin 33 reparte në qytet, të mbikëqyrur nga një kryetar bashkie, drejtues dhe kabinet. Ndërtesa kryesore e këshillit ishte Northampton Guildhall.

Në mars 2018, një raport i pavarur i porositur nga Sekretari i Shtetit për Strehimin, Komunitetet dhe Qeverisjen Vendore, propozoi ndryshime strukturore për qeverisjen vendore në Northamptonshire. Këto propozime panë që këshilli ekzistues i qarkut dhe këshillat e rretheve u shfuqizuan dhe në vend të tyre u krijuan dy autoritete të reja unitare. Një autoritet përbëhet nga rrethet ekzistuese të Daventry, Northampton dhe Northamptonshire të Jugut dhe autoriteti tjetër do të përbëhet nga rrethet Corby, East Northamptonshire, Kettering dhe Wellingborough. Pra këtu ka nderin të jetë djali i i parë i Petrit Shahinit.

Djali tjetër, Endri Shahini, është në vitin e fundit për Drejtësi në Universitetin e qytetit ku jetojnë familjarisht, pra në Northampton University. Universiteti i Northampton është një universitet publik me qendër në Northampton, Northamptonshire, Angli. Ai u formua në 1999 nga bashkimi i një numri kolegjesh trajnimi dhe fitoi statusin e plotë universitar si Universiteti i Northampton në 2005.

Duke parë këtë rrugëtim që tashmë duket mjaft i lehtë, natyrshëm kujtojmë atë udhë që ndoqi dhe gjeti në përpikmëri karakteri absolut i Petrit Shahinit, i cili më parë ishte i ndjeshëm dhe përkushtues në një punë delikate, sikurse ishte pozicioni i Oficerit të Kundërzbulimit në periudhën 1992-2002 në Shqipërinë demokratike për të cilën ai punoi dhe punn ende me mish e me shpirt në mjaft drejtime.


Një aktivist dhe demokrat i ndjeshëm


Petrit Shahini është një aktivist i ndjeshëm dhe i frekuentueshëm i komunitetit shqiptar në mjaft aktivitete. Thuajse në të gjitha festivitetet që përkojnë me çështjet integruese, kombëtare, kulturore, të traditës, gjuhës së bukur shqipe, ai është i pranishëm dhe në një vend aktiv. Kështu është edhe familja e tij, e cila tashmë gëzon një respekt të dyfishtë, falë karakterit integrues në një mjedis sikurse është Britania e Madhe.


Me bindjet e tij të djathta, që i ka që në përkushtimin ndaj PD-së në Atdhe, ai ka fituar edhe zemrën e konservativëve britanikë, duke qenë anëtar i tyre. Kështu duke përfunduar mund të themi se Petrit Shahini, është dhe mbetet ai karakter i formuar që në rininë e tij, që e ka burimin tek geni patriotik dhe atdhedashës, të cilin ia ushqyen prindërit e tij të respektuar në vendlindje e më gjerë.



64 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page