PESË POEZI
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 6, 2022
- 1 min read

PESË POEZI NGA MYSLIM MASKA
DËBORA NË ATHINË
Dëbora erdhi ta bardhësojë
Dhe bukurojë këtë botë të PISTË!?
Jeta nuk e deshi!
E fyer,
Iku duke qarë…
Lotojnë taracat e pallateve
Gjethet e pemve
Dhe të trëndafilave…
Athinë 28- 01 - 2022
VETËM DASHURIA…
Ti moj zemërushe
Që zbrite nga qielli,
Kush të tha që vdekja
Sa më perkëdheli!
Erdhe e më puthe
Më bëre prap të gjallë
Vetëm dashuria
Bukuronë dynjanë…
Athinë, 30-1- 2022.
NATËN E MIRË!
Tani që jam duke ikur…
Erdhe,
Më puthe, më përkëdhele.
Dje…ku ishe mbrëmjeve
Gjer në të gëdhirë?
Në krahët e të tjerëve?
Natën e mirë!...
Athinë, 6 – 2 – 2022.
BLETA
Bleta vdiq mbi një lule
Duke thithur nektarin
Për t’ua çuar të tjerëve.
S’ua çoi dot këtë herë
Vdiq
Me mjaltë në gojë…
LIRIKË
Le të vdisja
Në sytë e tu, brenda
Në dy varre që vezullojnë dritë,
Duke puthur buzët
Mjaltë të ëmbla,
Harlisemi të dy, mish e shpirt.
Kjo është vdekje!
Se kush vdes, s’vdes prapë;
Jeta është dritë engjëjsh që të çmend!
Se më tej je “hiç”
Një flori në baltë,
Një rreze ylli, pike vese mbi gjemb…
Shume i dashur miku im shpirteror i rinise dhe gjithe jetes time, Komi.
Desha vetem te jesh mire me shendet, te tjerat shkojne e vijne; megjithate
faleminderit per vleresimin e poezive te mia.
Shendet, gezime , suksese ne krijimtarine tuaj te mrekullueshme, ne poezi, proze,
Pse jo dhe ne Drame... Te perqafoj me mall. Te fala. Myslim Maska, Athine.
Pesë lirika myslimiane gjithë finesë e filozofi jete, si pesë akuarele, në të cilat
dashuria ylberon ngjyrat më të bukura e domethënëse.
Shumë përgëzlme e urime! K.Gjergji.
I nderuar Z. Athanasi, i nderuar shkrimtar! Faleminderit qe me gjendesh gjithmone prane
me vleresimet tuaja te vyera. Suksese, shendet e gezime. Me shume respekt:
Myslim Maska, Athine.
S.Athanasi:
Lexoj me kënaqësi poezitë e tua Myslym. Edhe kur janë si rebuse. Edhe kur pyetjet që ti bën janë të vështira. Edhe sepse befasimet e tua janë më se të arrira. Ato shpesh të vënë buzën në gaz dhe të lumturojnë ngaqë përcjellin mënçuri. /S.Athanasi/ Athinë.