
Deti i kthjethtësisë
Fatmir Terziu
Në hënën e akullt,
vetmia gjendet qetësisht
si një det pluhuri.
Janë hapat e tua që mbaj mend
me to qetësoj udhën time të gjatë
ditët larg,
netët që lundrojnë yjet e buta nëpër lumin e qumështit,
pa asnjë hezitim, pa asnjë dhunë,
nuk është më sekret,
ndërsa presioni i madh zakonisht i tërheq,
dhe natyra e tyre e zjarrtë i shkërrmoq ata,
pothuajse gjithnjë flakërojnë herë pas here,
si një diell pas reve.
Shkëndijat e syve që të mos pushojnë asnjë moment,
por sonte,
ata i lejojnë vetes një moment tipik,
sikur tiklimi i tyre i shkujdesur, do t'i çonte ata nëpër natë
duke vallëzuar nëpër teatrin kozmik,
kush e di se ku janë drejtuar?
Dhe kështu, sytë enden, gjithnjë kështu …
me hapat e tu të dikurshëm
lehtësues.
Në hënën e akullt,
vetmia pikturohet qetësisht
si një det i tistë mes kthjethtësisë.
…pena që shkruan fatin e Njeriut
Fatmir Terziu
Çfarë dimë nga ditët
ne njerëzimi i harrojmë.
Distanca ontologjike
në kohë
në ndjesinë tonë
shpërthen një zjarr që na bën një
kur ndjehem qoftë një ditë larg
vetëm ti mund të më zgjosh.
Një orë e tillë nuk do tik-take
hyn si një xhangë
sytë vezullojnë sekretet e tyre
një puthje spekullon buzët në distancë
mbi buzë mbijnë ylbere
shi pas shiut të një vere.
Sot ditët e tilla janë bërë frakturë
vetëm celularët arnohen me mesazhe
sytë enden pas qelqit në rrugën e vetmuar
ndërsa çfarë dimë nga ditët
enkas i zbulojmë
tek zemra e humbur në dhomën e vet të harruar.
Ditët janë bekimet që ngjyrosin nga Lart
penën që shkruan fatin e Njeriut.
"Ne henen e akullt,
Vetmia gjendet qetesisht
Si nje det pluhuri"...
.........................................................
"Ditet jane bekimet qe ngjyrosin nga lart
penen qe shkruan fatin e njeriut."
Vetem poetet shpirtbukur mund te shkruajne bukurira per fatin e njeriut.
Urime, Myslim Maska