top of page

PAVDEKËSIA E "ANA KARENINËS" SË TOLSTOIT


Miho Gjini "Mjeshtër i Madh"

Me rastin e 111 vjetorit të vdekjes.





Kujtesa

Si sot u largua nga jeta Ai, "CARI I DYTË" i Rusisë, LEON TOLSTOI. S'ka pak ditë që, duke parë një film amerikan që më kishte "rrëshqitur" pa e parë, kështu sikundër jemi të "mbyllur" nga Pandemia e vdekjes, më ringjallet jeta e plotë dhe e ndritshme, në gjithë përjetësinë që ka epërsia e dashurisë. Është fjala për "ANA KARENINËN" e kontit Tolstoi, gjigandit rus të letërsisë botërore, i cili e donte aq shumë personazhin e tij, saqë e vdes, e hedh nën rrotat e trenit, për ta bërë të përjetshme ne atë dhimbje tragjika që merr dashuria kur nuk ështe më, kur vdes, rilindë përsëri e mbetet e përjetëshme. Po poemën erotike filmike për Anën, si smbol të përjetësisë, nuk e krijon nje rus , po nje amerikan, si Joe Wringht, me një aktore virtuoze si Keira Knignhley, e cila ka sensibilitetin e hollë të nje erotizmi që nuk i bie dot përball, sa të elektrizuar aq edhe goditëse, me qindra shigjeta nga të Kupidit Hyjnor!

Filmi


Pas këtij filmi të mrekullueshm amerikan të vitit 2012 që ka fituar edhe disa çmime OSKAR, realizuar në Hollivud, vitin e kaluar kam mundur të shohë filmin tjetër, të realizuar në Gjerman "Stacioni i fundit", i cili bën fjalë përsëri për Tolstoin e Pavdekshëm, po ama, edhe ky, me aktorë anglez e regji amerikane, financuar nga producenti rus S. Konchalovski që jetonte jasht vëndit të tij, të cilin nuk e mbështeti askush në Rusi dhe që në premierën e filmit të bujshëm për Tolstoin e madh që dha shpirt i mplakut në staconin e trenit Astapovo, të një fshati të vogël, kur ai u largua pergjithmonë nga Jasnaja Poliana,- kishte buzëqeshur hidhur, kur spektatorët e pranishëm në premierën e Moskës, e duartrokitën filmin me zjarrin e duatrokitjeve të duarve, po jo prej zëmrave te tyre. Se, midis Shtetit e Kishës Ruse qe ngritur tashmë një murr i madh e i pakapërcyeshm me Kontin!

Ai ishte shpallur "i mallkuar" dhe Patriarkana Ruse e shkishëroi, për frymën e tij kundër autokracise,për rebelizmin e tij radikal , duke e "quajtur" edhe si ushqyes të bolshevizmit. Dhe, do të kalonin më shumë se 100 vjetë e Tolstoi nuk do te falej, edhe pse ai i dha njerëzimit kryevepra të tilla të letërsisë, si "Lufta e Paqia" e "Ana Karenina" e dinte të fitonte dashurinë e thellë të popullit të tij. Njeriu që jetoi e shkroi në fshat, çuditërisht aristokrat nga origjina, që dinte të kosiste barin në step e të këndonte shtruar me bujqërit e tij, të cilët s'e njohën kurrë bujkrobërinë pranë tij!. Ndajë edhe Ellen Bary me Sophia Kishkovkyn do të shkruanin në "The New Times" se "Tolstoi mbetet nje figure e dashur dhe e urryer në Rusi"! . Ne krye të pushtetit aty ishte Cari, po Cari i vërtetë i Rusisë do të mbetej Tolstoi , "Cari i letrave" të jetës, të dashurisë dhe të perjetësisë.

Vlerat

Tri janë vlerat më të qënësishme që e kanë ngritur, sipas meje, filmin "Ana Karenina" në nivelin OCKAR: Atmosfera e një besnikerie të jashtzakonëshme të mjediseve e natyrës ruse, mjeshtëria regjisoriale e vizioneve, të konceptimeve të jetës e të marrëdhënieve të asaj kohe, si edhe , e treta: interpretimet mjeshtërore e të një natyrësie të rrallë të aktorëve. E që të tria bashkë, sikur treten në një harmoni të përbashkët. Nga njeri krahë tabloja e përpiktë e aristokracisë ruse dhe , në krahun tjetër, ajo e fshatit rus, ku ndjehet frymëmarrja e muzhikut, melodia e kositësve të stepës ruse, troku i kuajve që tërheqin karrocat, slitat mbi shtresat e dëborës, vërshëllimat e trenave që çajnë dëborën, përmes mjegullnajave të murme. Skenaristi Tom Stoppard, që rrëmbeu i pari këtu Oskarin për skenarin më të mirë, ka dalur nga shtrati i romanit te Tolstoit për t'a rrokur të gjithë vizionin rus, madhështinë e Tolstoit, si figurë emblematike, po edhe të gjithë epokën e autokracise cariste, për t'i dhënë mundësinë regjisorit me talent Joe Wrinhtit që ta fiksoj besnikërisht këtë realitet të shekullit XVIII e të fillimeve te XIX-ës, me të gjitha mjediset e salloneve te aristokracisë së lartë ruse, deri në nivelet e izbave të bujkrobit rus që mpreh kosorën e krrus shpinën në stepën e paanë.

Kostumografia


Me një kostumografi gjithaq të përsosur,-edhe kjo, rrëmbyese e Oskarit, ku shkëlqejnë sidomos veshjet e ballos së salloneve prej ari, ku varren po ashtu llampadarët e artë, rrethuar prej lluksit përndritës të Zonjave. Dhe të gjitha këto në një marrëdhënie adekuate me stilin rus të fisnikërise, ku nuk mungojnë edhe kastat e tyre, ca me tepër edhe në llozhat e teatrove, ku shkëlqejnë e ndritin edhe "sytë prej xhami" të monokleve, dylbitë e ku fëshfërijnë erashka gjithfarë ngjyrëshe, me plotë elegancë.

Ne rekuizitën e tyre nuk duket asgjë butaforike, si në teatrot e klasava të ulta, apo në kthinat ku pihet vodka e muzhiku bëhet xurxull, pasi ka zbrazur shpirtin e vetë të trazuar me derte e me kënge te shtruara, shoqëruar nga garmozhka e balalajka. Për të arrdhur mandejë në një tjatër përsosmëri, ku nuk është vetëm Ana që ndritë këtu si një meteor në qiellin e gjithësisë , me vështimet e saj prej zjarri përvëlues, po edhe Vronski i aktorit virtuoz e i veshur me sqimën kalorësiake, Aaron Taylor-Johnson, Karenini- Djabolik i aktorit Jude Law, N/punësi i Lartë i Shtetit, Despoti cinik, persekutori i Anës, pa përmendur edhe "meteorët" e tjerë që vërtiten në këtë "qiellnajë" marramendëse të interpretimeve mjeshtërore, ku vërtetësia e thjeshtësia krijojnë atë besueshmëri të rrallë, e cila e zbretë spektatorin e filmit , si me magji, mbi një shekull mbrapa, pikërisht atëhere, kur autokracia ruse, aq sa ndriste në dukje, po aq edhe e vriste shpirtin njerëzor.

Duke prekur kështu vegimin regjisorial e te skenaristit në atë kundërshti vizionare të vetëTolstoit, drejt fshikullimve radikale, mospajtimeve e vrasjes së dashurise njerëzore që "mbahej peng" nga autokracia e pushtetit Carist, prania e së cilës ndjehet aq e fortë , e egër e me cinizmin e pashoq të Aleksej Kareninit të aktorit të dimensioneve të mëdha Jude Law , po edhe përmes interpretimit plotë elegance të Baronit Vroski nga aktori fin Aaron Taylor-Johnson , i cili, ashtu sikunder e rrëmben dhe e shijon dashurinë ,me lehtësi mjeshtërore dhe me elegancën e tij mahnitëse, ashtu edhe e vret atë, brënda natyrës aristokratike të kastës së vet. Dhe do të vijmë kështu tek Ana e aktores Keira Knignhtley, e cila është këtu vetë Erosi, me ndjeshmërinë e saj sensuale, me finesën e rrallë,me ato vështrime depërtonjëse femërore, me erotizmin fërgëllenjës dhe me një pulsim e dridhje shpitërore të jashtzakonëshme. Aktore e rrallë , me një bukuri perëndie, po edhe e natyrshme sa s'ka tjetër mbi të, tokësore, e vërtetë, po edhe mbartëse e dramës së dyanëshme që do të lindë edhe tragjedinë e saj. Nga njera anë burri i rangut të lartë dhe, nga ana tjetër i dashuri , i bukur e fisnik, tek i cili derrdhet i gjithe eliksiri i dashurisë së saj, pasioni dehës dhe sakrifica më sublime. E vendosur midis dy zjarreve, ajo shndrrohet befas në një heroinë tragjike, pa asnjë rrugëdalje, në atë labirinth asfiksues, rrethuar nga bardhësie a dëborës së ftohtë, ku shtohet edhe "zjarri" i tretë: i biri e që e cënojnë mizorisht "altarin e dashurisë së saj të ndaluar", me vuajtjet cfilitëse të paravdekjes, derisa vjen çasti i mbramë, ai fatali, kur do të hidhet nën rrotat e trenit!

Dashuria

"Dashuria hyjnore,-thotë Tolstoi nuk mund të ndryshoj kurrë, asgjë, madje as vdekja nukmund ta thyej atë", Ai e vret Anën në romanin e tij, po jo dashurinë e saj. Ajo triumfon mbi vdekjen, si ndjenjë e pastër, hyjnore dhe e perjetëshme."Dashuria ,-vazhdon ai, është e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga të gjitha të këqiat, për të shpëtuar njerëzimin nga skllavëria". Ai ngrihet në veprën e vet kundër lidhjeve martesore të pa barabarta e pa dashuri, duke guxuar të thyej edhe normat e gurta, të luftoj per dinjitetin e saj si grua po edhe për dashurine e saj "të ndaluar". Aktoria që e interpreton Anën e ka aksentuar shumë bukur këtë figurë femërore , me pastërti shpirterore të pazakontë, mandej edhe si një ndijesi poetike e mrekullueshme , ndërkohë që i shoqi i ngurtë e konservator e quan ndjenjën e saj shkatërruese, te rezikëshme,- por që, së fundi, i duhet të toleroj, për të mos cënuar pozitën shtetërore dhe pushtetin, si edhe normën e tij kristjane. Opurtiniteti i tij në film, ndonse i pështirë, ka një veshje dinjitoze çuditërisht , i luajtur me ndijesinë fallce, me hipokrizi, derisa te vije padurimi , reagimi i egër i bishës që "flë" brënda tij, etja mbytëse e hakmarjes. Aktori i nivelit të lartë Jude Law, ka këtu disa kalime organike psikologjike që e bëjnë të pashmangshëm këtë lloj reagimi e përshtatje me të "keqen " shoqërore që mbart tradhëtia bashkëshortore, deri në nuancat më të holla....Burrit mizor i bien "pendët" e atij i duhet të pranojë në shtëpinë e vet, bile e edhe pranë krevatit të bashkëshortes së semurë, të dashurin e saj. Një realizim i shkëlqyer i skenës trishe të aktorëve që sapo përmëndëm.

Konkluzion

"Ana Karenina" u shkrua në vitin 1887 dhe fill pas saj Tolstoi përjetoi një krizë të rëndë shpirtërore. Jo pak here shkrimtarët dashurohen me personazhin e tyre, duke vendosur në shpirtin e personazhit edhe diçka nga vetja, që do t'i përsëriteshin disa herë, deri sa ta braktiste për fare çiflikun e tij në Jasnaja Poljana. Po veprat e tij , sidomos "Lufta e Paqja ", "Ringjallja " e "Ana Karenina " do të kalonin dorë më dorë në Rusi , po edhe në Europë, ku ai nuk la vënd pa vajtur. Po "Ana Karenina" ishte më afer shpirtit të tij dhe jo vetem e tij. Ana u u kthy në një roman Beseler, u përkthye në shume gjuhë të botës e sipas romanit u shkruan shume drama e u xhiruan shumë filma. Në xhirimin e parë rolin e Anës e interpretoi aktoria e fameshme Greta Garbo, po sipas dramës me të njëjtin titull. Xhirimi i dytë bëhet në vitin 1948 me interpretuese aktoren Sophie Marcean.


Ne vitin 1967 e realizuan vet rusët me aktoren e njohur Tatiana Samaillovna, të cilin kam mundur që ta shohë dhe ku interpetimi i Samaillovnës qe plotë vuajtje dashurie e përpjekjesh, për ta mbrojtur dashurinë e saj, pa e përfillur vdekjen, deri atehere kur zbulon lekundjet e tradhetin e të dashurit, per të cilin qe gati edhe të vdiste...Një version tjeter i "Ana Kareninës"do të përsëritet nga "Mosfilm", me aktoren Elisabeta Boujaarkay. Forca e talentit te Tolstoit e kaperceu aq shume kornizën e Perandorisë Ruse të asaj kohe , saqë njerëzimi, sa here qe flitej per Rusinë, nuk e njihte fare Carin përparaTolostoit, i cili u bë figurshëm si Cari i vërtetë Rus,,Edhe pse Rusia nuk e treti dot gjenialitetin e këtij kollosi, shkrimtari, filozofi, dramaturgu, eseisti. Edhe pse Kisha e anatemoi dhe e luftoi Kontin Tolstoi, që aq shume i perkrahte bujkrobërit, sa që edhe kosiste me ta barin e që hapi për femijët e tyre edhe nje shkolle , Se vetem dija e Dashuria do ta conte më përpara shoqerinë njerezore. Dhe qe ndër te parët shkrimtarë qe e refuzoi Çmimin Nobel!

Po në përvjetorin e tij ne Moskë, më 20 nëntor te vitit 2010 nuk pati asnje ceremoni! Nuk u ndez asnjë qiri për shpirtin e tij të ndjeshëm, për njeriun e thjeshtë e shkrimtarin e madh, që aq shumë bëri per kombin Rus.Një heshtje e zymtë edhe pas premjeres se filmit "Stacioni i Fundit"për Carin e dytë te Rusise, perveç kineastëve amerikane, anglez e gjermanë , që e deshën dhe e duan shkrimtarin e madh, si te ishte i tyre,,Se ndryshe nuk do të harxhonin mijëra e mikëra dollarë për të reailzuar veprat e tji, "Ana Karenina" dhe "Lufta e Paqja " me aktorët më të mirë të Hollivudit, me realizme të mrekulluhme e të një natyrësie, shpesh edhe më të mirë se edhe nga vetë rusët!

146 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page