top of page

Pavarësia/ Vogëlushët të vetmit që përcjellin artin patriotik në kohë pandemie


Edhe në kohë pandemie, edhe pse të gjithë rezervohemi, shmangim daljet apo takimet me njëri tjetrin, kjo gjë nuk ndodh tek vogëlushët. Të “ pafajshëm”, të lumtur me botën e tyre, Ata janë të vetmit që po shijojnë dhe festojë këto ditë festash. Madje, kanë kohë që e presin që në kopshtet e tyre të zhvillohen aktivitete, të këndohet e recitohet. Dhe si gjithnjë, këtë atmosferë të këndshme, nuk kishte se si të mos e ofronte Kopshti NR 5, i cili çdo vit, dhe në çdo festë, aktivizon vogëlushët që të agëtohen me të gjitha mënyrat vetëm që ata të kënaqen dhe të mësojnë sa më shumë rreth historisë së vendit dhe të qyteti ku kanë lindur. Nën drejtimin e dy edukatoreve Genta Palloshi dhe Etleva Bebi, fëmijët i kanë kthyer ambjentet e kopshtit në një festë të vërtetë, duke pasqyruar artin patriotik.

“ Provat kemi pak ditë që i kemi nisur, por fëmijët janë shumë inteligjentë, u përpoqëm që të mos i lodhnim duke i ofruar kënaqësinë që të ishin vetë Ata që të zgjidhnin se cilën këngë apo vjershë të recitonin”, thotë edukatore Genta. Gjithçka në Kopësht erdhi natyrshëm, festa i ngjasoi një koncerti të vërtetë. Fëmijët të angazhuar maksimalisht me duart e tyre të vogla pikturuan në letër qeleshen tradicionale, flamurin Kuq e Zi, si edhe kënduan dhe recituan këngë patitotike për qytetin dhe për heronjtë. Të mirëinformuar mirë nga dy edukatoret e tyre, ata ju përgjigjën saktë pyetjeve rreth historisë së qyteti dhe traditave që mbart Elbasani.

“ Keqardhje ishte fakti se në këtë festë nuk ishin të pranishëm prindërit. Kjo gjë ndodhi për shkak të pandemisë, por solli edhe benifetet e saj. Fëmijët nuk përcollën asnjë emocion teksa këndonin dhe recitonin”, shprehet edukatore Etleva.

Teksa largohesh nga ky kopësht dhe i le fëmijët të shijojnë dhe argëtohen me festat e 28 – 29 Nëntorit, është pikërisht Esteri, vogëlushja e cila ka mësuar të gatuajë biskota duke i qerasur të gjithë dhe uruar Gëzuar Pavarësinë, Gëzuar 28 – 29 Nëntorin gjithë Shqiptarëve kudo që janë. Nuk mungoi edhe një falenderim për kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, i cili lejoi fëmijët e të gjithë kopshteve në qytet që të argëtohen nën kudjesin e edukatoreve të tyre në këto ditë Pandemie.



20 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page