PAUDHËSITË
Nga Ideal Serjani
Paudhësitë lindin paudhësi,
Këlysh të vegjël që u thonë dhe shejtanë,
Po këlyshët rrihi sa janë të vegjël,
Se kur bëhen të mëdhenj të hanë.
Të paudhët, të padukshëm janë,
Të pangjyrë, të hidhur, të pafytyrë,
Shejtanët fytyrë të verdhë kanë,
Djajtë të zinj, me fytyrë të nxirë.
Vëndi i tyre është përroi i errët,
Mbiudha, nënudha, skuta pa dritë,
Mullinjtë e braktisur, të ujit e të erës,
Shpellat, guvat, zgarbat, errimitë.
Magjistarët, shtrigat, qoftëlargu, lugati,
Shejtanët e mëdhenj, dinakë të qetë,
Të vegjlit dobiçë të ferrave, sqindeve,
Pispilingë, vervele', gazmorë, zevzekë,
Vrapojnë të arrijnë rracën e xhindeve
Comments