top of page

Patrioti Dhimiter Qypi...

KUR HISTORIA KA "NGECUR NËN "RROTAT E MULLIRIT TË KOHËS"




Patrioti Dhimiter Qypi

Patrioti Dhimiter Qypi me një kontribut të rëndësishëm në kulmin e përndritjes tonë kombëtare , si dhe aktiviteti i mëvonshëm i tij ka ngecur nën "rrotat e mullirit të kohës". Vetëm një shkrim dhe përmendje nëpër libra të aktivitetit të tij patriotik regjistrojnë një "thatësirë",për këtë figurë historike. Ka prurje të madhe për figurat e rilindjes madje edhe ato vlonjate, që dhanë kontribute për pavarësinë tonë kombëtare. Ndërsa pritej, që pas çlirimit të Shqipërisë të merrte vlerësime , harresa e historianëve u bë më e madhe dhe rëndesa e errësirës më e errtë. Shtëpia Muze Kongresi i Lushnjes kryesisht,historiani Niko Ferro , na mundësoi një fotografi të këtij patrioti e cila gjendet aktualisht në Muzeun e "Kongresit të Lushnjës". Historiani në fjalë jep këtë shpjegim për foton e cila i përket atyre të viteve ’20. Kjo fotografi përbënë interes sepse është e vetmja foto, që do të pasqyrojë figurën e këtij patrioti . Të afërmit e tij nuk disponojnë një foto as edhe në arkivat e qytetit historik nuk gjendet. Gjetja e një fotografie për të bërë portretin e patriotit Dh.Qypi sjell interes,edhe për faktin, që ky muze ka bërë në ruajtje dhe dokumentimin e figurave që patën kontribute në "Kongresin e Lushnjës". Ndërsa kemi prekur vitin e 100 vjetorit momenti për të zbardhur figurat e këtij përvjetori mbetet pikënisje për evenimentin kryesor. Trungi i fisit Qypi Skeda fillon me atësinë e Dhimitrit që quhej Themistokli. Për të ëmën, nuk disponojmë të dhëna ,kryesisht për emrin,ndërkaq bashkëshortja e tij quhej :Melpomeni. --Prejardhja e tij : Berati. -Vendlindja Vlorë. -Viti 1886. Ka të dhëna se kanë ardhur në Vlorë dy shekuj më parë. Koleat, ishin tre vëllezër. I pari quhej Spiro. Ka pasur djalë Harilla Kolean oficer me gradë në luftën e Vlorës. Ka qenë drejtor burg në vitin 1943. Shenjë e veçantë është se njësitet guerile kanë pasur respekt sepse Harrilla i njoftonte duke u dhenë të dhëna konspirative të rëndësishme për luftën çlirimtare. Harilla besohet dhe ka të dhëna se ka qenë edhe kuestor në Kosovë. Markua. E renditëm ne pikërisht të dytin,por jo më pak patriotë. Madje me një kontribut në luftërat shqiptare për liri dhe pavarësi të shquara për kryengritjet e vitit 1911,kur pritej shpërthimi dhe ngjarja madhore për kombin shqiptar ,pavarësia e madhe. Pjesëmarrës në kuvendin e dëgjuar të Sinjës. Ka pasur dy vasha. Njëra martuar me Jakov Milen,tjetra martuar me nje avokat bregas që mbrojti jezuitët.

DHIMITËR QYPI Xhafer Belegu në mesin e viteve 1934,verë qershor,u ka përcjellur, shqiptarëve dokumente me të dhëna nga historia e "Lidhjes së Prizrenit". Dritën,botimit ja ka dhënë botuesja “Kristo Luarasi”:”Lidhja e Prizrenit dhe veprimet e saj 1978-1881”. "Nga veprimet e marsit 1878 faqe 148 shkruhet: "Lidhja në jug…Lidhja shqiptare duke i parë këto veprime të Greqisë e duke marrë njoftime për kërkesën e saj në kongres vendosi me zhvillue një aktivitet të madh në jug. Organizoi këshillat krahinor dhe përgatiti një fuqi mbrojtëse kundër Greqisë. Mbledhja e parë si mbas dëshirës së Abdyl Bej Frashërit i cili ishte faktori më kryesor në jug,u ba në teqenë e Frashërit,nën kryesin e Baba Alushit i cili vuri në dispozicion të Lidhjes një shumë të madhe të hollash. Në këtë mbledhje të parë të jugut u bisedua organizimi i këshillave krahinor e masat,që do të merreshin kundër Greqisë Burrat me rëndësi të Lidhjes në Jug. Abdyl Bej Frashëri, Mehemet Ali bej Vrioni. Sulejman Ali Kuci, Myslim Vasjari, Mustafa Pashë Vlora, Muslim Gjoleka. Sheh Mahmuti nga Kolonja e Kurveleshit, Xhafer bej Vlora, Thanas Ekonomidhi prej Sopiku disa bejlerë prej Libohove, Vasil Hido, Petro Meksi prej Tepelene, Mihal Haritua nga Përmeti, Vasil Linavori e Eustrat Tasho Duka nga Berati . Dhimitër Kolea……Lidhja në Jug u mbajt në 11 kallnuer 1878 . Dhimitër Qypi Kolea ka qenë nënprefekt në Himarë dhe Lushnjë. Delegat i Vlorës në "Kongresin e Lushnjes" dhe financues. Po citoj disa të dhëna marrë nga rilindasi Ibrahim Abdullai:“Kujtime të shkurtëra nga Levizja kombëtare ne Vlorë ,viti 1947. Libri:” Rilindasi Ibrahim Avdullai” ,autor:B. Gace. "Fati e solli që pas manifestimit të ditës së Flamurit disa përfaqesues të Vlorës të thirren në Lushnjë ku disa atdhetarë më në zë organizuan Kongresin e Lushnjes. Organizmi i një kongresi kombetare siç na thane :Dhimiter Qypi. Halim Xhelo. Jani Minga. Myqerem Hamzai qe u kthyhen prej andej na bënë me krahë pasi atje shikonim shpresën tonë për të fituar Shqiperine. Me 26 dhjetor 1919 ne shtepin e Osman Haxhiut me kthimin e perfaqesuesve te Vlores nga Lushnja u zgjodh nje Nenkomitet per te zgjedhur delegatet e Vlores. Anetare te ketij Nenkomiteti u zgjodhën: Osman Haxhiu, Abaz Mezini, Aristidh Ruci, Dhimiter Qypi, Beqir Sulo, Ymer Radhima, Myqerem Hamzarai, Hamza Isai, Eshref Dano, Ibrahim Abdullai. Anetare te komisionit per organzimin e Kongresit te Lushnjes ishin caktuar edhe Halim Xhelo dhe Dhimiter Qypi. Vlonjatet zgjodhen per në Kongresin e Lushnjës 4 delegatë,5 përfaqësues: Ja lista e plote: Dhimitër Qypi, Qazim Kokoshi, Myqerem Hamzai, Ymer Radhima, Osman Haxhiu Ibrahim Abdullai, Jani Minga, Hamza Isai, Halim Xhelo. Këta përfaqësues morrën me vete edhe 5 shoqërues të armatosur. -Pasë ditës së pare thotë, autori B.Gace ne librin : ”Rlindasi Ibrahim Avdullai “. Mesapliku dhe Kurveleshi dërgoi 6 përfaqësues të tjerë në përkrahje të kongresit.Ne senat u zgjodhën nga Vlora:

Qazim Koculi, Spiro J.Koleka, Sadulla Tepelena, Myqerem Hazmai.” Pra ,përfaqësues nga Vlora dhe krahinat ishin 9+6=15. Arsye ishte për një shpërndarje dhe përfaqësim të të gjithë krahinave. Lista e parë ishte e përfaqësuar vetëm nga delegatët e qytetit të Vlorës. Krahina e Mesaplikut dhe Kurveleshit dërgo i ditën e dytë, 6 përfaqësues të sajën. Mirëpo në 5 maj 1930 shuhet ndriçim i këtij rilindësi ka shtegtuar përgjithmonë. Kemi një dokument origjinal,që vërteton këtë nga ofiqari i gjendjes civile: ”Sot më tre nëntor 1930,ora 16oo,Telo Noçkës sekretar i gjendjes civile i deleguar nga zv/kryetari i bashkisë delegimi 30 nëntor 1930,për të përmbushur detyrat ofiqarit të gjendjes civile, më mëriti kopja e vendimit gjyqtarit të Vlorës Nr 442 dt 3 korrik 1930,masi e vizitova e rreshtova në volumin e të lidhurave të këtij radhori dhe këtu poshtë transkriptoj diapozitivin e tij: ”Prandaj gjyqi vendosi:Dhimitër Qypi ish-nënprefekt i Lushnjes,ka vdekur në 5 maj 1930,ofiqari T.Nocka…” I biri Dhimitrit, Platoni martuar në vitin 1940 në shtetin italian,kthehet befasisht paslufte në tokën e tij. Kolejat ishin të pasur dhe fëmijët e tyre kërkuan të shkollohen si paradhësit e tyre. Mirëpo aty nga viti 1946,kthimi në atdhe shtrëngohet të pësoj një zhgënjim të tmerrshëm. Nuk merret me mend sepse nuk kishte orë ndriçimi në ato vite paslufte dhe kur shteti shtrëngonte rradhët për tu afruar drejt lindjes,duke rrëzuar çdo urë që na lidhte me perëndimin. Duke qenë i shkolluar punoi si fillim në gazetën “Federata sportive”, Gjyqtar në gjykatën Durrës, Lezhë. Avokat në Tepelenë dhe në Ballsh. Mirëpo kur shteti ndërtoi burgjet për të burgosur njerëzinë. Kështu Platoni i biri patriotit Dhimitër Qypit Kolea do të burgosej. Kur u arrestua babai isha shtat vjeç rrëfen: Marked Kolea,ndërsa më i vogëli 1 vjeç. Viti arrestimi regjistrohet duhet të ketë qënë 1957,kur e mbyllën në burgun e Tepelenës. Nëna ime pra :Liri Kolea ishte mbesa e Selam Musajt. 4 vite burgimi dënohet avokati i njohur. I martuar me tre fëmijë. E bija e Selam Musa Salarisë,Metua vajza e këtij luftëtari, të shquara të vitit 1920,e mbajti në shtëpinë e saj të bijën,Lirin bashkëshorten e Platonit. Absurdi ,që lexohet shkurtazi është.Platoni i biri i Dhimitrit, që financoi Kongresin e Lushnjës dergjej në burg.Metua vajza e Selam Salarisë do të duronte hidhërimin duke i burgosur dhëndrin në Tepelenë. Platoni përfiton nga një amnisti duke u kthyer në qytetin e lindjes. Avokati i Padoves tash zë fill në një formë të re rrëfimi,punëtor gjeologjie duke gjezdisur neper vende kërkimi... Ky nje rrefim i thjeshte per nje zemer patriotike te madhe.

75 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page