top of page

PATJETËR DO TË DAL


Nga Pozaet Qose


Po dal, po s’di asgjë për kthimin, Ndaj t’i puth sytë me dashuri, Si puthin gjelbër pemët prillin, Mahnitur nga verbimi i tij.


S’e di se sa më zgjatet udha, S’kam si ta di se ç’fsheh ajo, Veç pritja jote, që tremb rrudha, Më kaltëron si det në kohë.


S’do mend, tek ti do ta mbaj frymën, Veç po nuk’munda të vij pas. Në qoftë kështu, me Kostandinin Do rend mbi kalë, si yll e baltë.


S’kam si ta di se çfarë fsheh çasti, Por do të dal, si lumë në vjeshtë, Të tremb çdo shëmbëllim lugati, Dhuratë për gjumin tënd tëi qetë.

8 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page