Nga Visar Zhiti
Tërmeti i rëndë që ra këto ditë në Turqi dhe Greqi, i tronditi të gjithë, së pari vendet ku ra dhe më pas fqinjët ballkanikë. Ne, shqiptarët, u solidarizuam menjëherë, shprehëm dhimbjen tonë për jetët e humbura dhe dëmet materiale si dhe mbështetjen tonë, megjithësë jemi vend që vazhdimisht ndihemi si nën tërmet, i acaruar, me rrënoja jashtë nesh dhe brenda nesh.
Megjithatë qeveria ngre lart flamurët e solidaritetit, i projekton me drita në fasada ngrehinash masive, ndërkaq na vijnë lajme se pikërisht kur konflikti mes Greqisë dhe Turqisë, me spektaklin e luftanijeve të dala në det të hapur, duke shkaktuar krizë të re në marrëdhenie e tyre dhe frikën e përplasjeve të nxehta, thënë hapur, të një luftë, pikërisht në ditët post-tërmet ka një qetësim dhe mirëkuptim mes këtyre dy vendeve, ndërsa qeveria shqiptare e ka çuar në Tribunalin e Hagës mosmarrëveshjen për ndarjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Jo se duan vetëm ujë më shumë, por naftën që është nënujë, kështu thuhet.
S’dihet ç’tërmet i përbashkët mund ta qetësojë gjendjen. Që unë të shpreh afërinë time me njerëzit grekë e turq në keto ditë të trishta, zgjodha poezinë, s’kam tjetër gjë. Dhe meqënese është 2 nëntor, gjej se në këtë datë ka lindur një poet grek me njohje botëore, Odisea Elitis, në 1911, po në këtë vit ka lindur dhe im atë.
Duke qenë se s’ka pak q:e u dha çmimi i ri Nobel, po bisedoja me njohësin e shkëlyqe të poezisë, përkthyes dhe poet dhe vetë, mikun tim Gëzim Basha dhe po i thosha se një nobelist grek e ka nënën arvanitae, Odisea Elitis, e saktësoi me netuziazëm Gëzimi. Unë kam lexuar një intervistë të tij, ja, po e gjej, po e riprodhoj në ligjëratë të drejtë: "Po, jam shume ngulmues. këtë kokëfortesi të tmerrshme e kam trashëgim nga nëna ime arvanitase". Pse jo dhe poezine, po i thosha Gezimit. Mos harroni nënat, shkruajta diku. Dhe kështu na del se ne si shqiptarë, krahas Nobelit për Paqe, që e kemi me Shenjten Nënë Tereza dhe në shkenca, në mjeksi e kemi me Ferid Muratin, shqiptarin nga Maqedoania që jeton në SHBA, në letërsi kemi dhe një gjysmë Nobeli me Odisea Elitis-in.
Miku im, Gëzimi qeshte duke më thënë se nuk i kishte shkuar ndërmend kjo. Kretasi Odisea Elitis madje ka qenë dhe në Shqipëri gjatë Luftës së Dyte Botërore, kur jo Turqia, por Italia fashiste sulmoi Greqinë nga Shqiperia, në vitet 1940-41. Luftëtarët grekë bënë një kundersulm heroik dhe u futen dhe në trojet tona. Në familjen time tregonin se nga ata të komandes greke ishin vendosur dhe në shtëpinë e tyre lart në malin e Tomorrit, oficerë mdhorë thoshte gjyshi, ishin shumë miqësore, madje u jepnim dhe nga ushqimet tona, jo vetem biseda. Xhaxhai im partizan, teksa kthehej herë pas here në shtëpi dhe bënte punët e fshatit, kujton se teksa kulloste dhitë aty pranë dhe mjekrra i ishte bërë e gjatë si e cjapit, por e zezë, gjë që e tha për humor njëri nga oficerët greke frengjisht dhe u befasua, kur xhxhai im ia ktheu bisedën po në frengjisht...
Odisea Elitis përkthente poetË francezë, ishte i apasionuar pas poezisë franceze, kishte studiuar për jursipridence në Athinë dhe u bë perfaqësuesi me i madh i surrealizmit në Greqi. Të ishte njëri nga ata ushtarakët në shtëpin:e time? Me moshatarin e vet, tim atë, mësues që shkruante poezi dhe ai, a do të kenë biseduar? Elitis do të bontonte në vitin 1945 “Këngë heroike dhe funebre për nëntogerin e rënë në Shqipëri”, kurse ima taë një poemë satirike për një farë shoviniste grek, natishqiptar, Kollokotroni.
Kur nazistet gjermanë i ranë Greqisë nga pas dhe u thyen, urdhëri erdhi që ushtarët grekë të tërhiqeshin, ktheheshin nga kishin ardhur, me tregonin, ikën nga shtëpia jonë duke qarë, nuk donin ta pranonin mundjen dhe lanë shumë gjera në shtëpinë tonë, konserva, s’di tjetër dhe njerëzit tanë i ndihmuan të tërhiqeshin sa më lehtë, mundëisht gjallë na kundërsulmi.
Elitis shkoi poemën “Albaniada”, titull homerik, që nuk e përfundoi, mbase nuk prit si do të donte, dhe – poema e tij e pa perfunduar... titull hoerik
Shqipëria ndikoi shumë në formimin e Elitisit. Lufta dhe njerëzit, qëndresa dhe vlera e jetës. Pasi u sëmur nga tifoja U sëmur nga tifoja, e kthyen në një spital n:e Athinë dhe ndodhi mrekullia, shpëtoi... Shqipëria për gjendjen time fizike ishte një aventurë e vështirë, por për historinë time shpirtërore, ishte një plagë e thellë, do të thoshte, dëshmon gazetarja dhe përkthyesja Gerta Banushi.
Pjesë të poemës për Shqipërinë, atë me nëntoger, i perktheu Kadare, në Antologjinë që doli dikur, në diktaturë, kurse të plotë e nxori poeti Romeo Çollaku.
Nobeli Elitisit iu dha në vitn 1979, atë që mua më arrestuan për poezitë e mia...
Aeroporti ndërkombëtar i Lesbos tani ka emrin Odisea Elitis.. po ai ka nënën arvanitase, përsëris unë me vete...
Krejt pa pritur më ndërmendet se dhe nobelisti turk, romancieri Orhan Pamuk, ai ka lindur në një vit me mua, në librin e tij “Stambolli” tregon se ka dashur një vajzë shqiptare në rininë e tij të parë, madje prandaj dhe e shpërngulën në Zvicër atë, që ta largonin nga piktori i ri Orhan Pambuk, studionte për pikturë atëhere, se me piktura nuk jetohet dot e do të mbeteshin të varfër.
Dashuria e parë ka poezinë e saj dhe romancieri nobelist turk ka dhe ai një poezi, e gjeta italisht, ja ç’thotë:
ESHTË GJITHMONË NJË YLL
Çdo njeri e ka një yll,
çdo yll e ka një mik
dhe çdo njeri ka dikë që i ngjan,
një yll ashtu si të vetin,
që e mban brenda vetes
gjithë besnikëri....
Gruaja shqiptare si nënë apo si grua, si dashuri gjithmonë, jep dritë dhe forcë, si Rozafë dhe si Nënë Terezë, di të qendrojë mbi luftrat dhe tërmetet, në opozitë me diktaturat si një Musine Kokalari. Ato që dinë të mbajnë shtëpinë, dinë tË mbajnë dhe vendin. Të mirëpritura në drejtim. Ballkani gjaknxehtë, i koflikteve pa mbarim, ka nevojë për dhembshurinë dhe intuitën e gruas.
Në këto ditë të shqetësura, me tërmet e pandemi, kur vendet tona si me thika ndër duar duan të ndajnë dhe detin, m’u gjend poezia si përherë, poezia e madhe ballkanike, që të mërmëit me zë dashurie prej gruaje, që e dëgjoj si një fëmijë, që me ato thika metaforike ndani një miollë së bashku, mollën e miqësisë. Pa pritur tërmete të tjera...
Comments