PARTIA ASGJËSOI KUNDËTSHTARËT POR DHE KOMUNISTËT E NDERSHËM DHE TRIMA


Thanas L. Gjika

Thanas L. Gjika


(Portret-biografi kushtuar Dino Th. Martikos)

Gjatë historisë kombëtare të popullit shqiptar janë shquar shumë burra e gra për guximin me të cilin i kanë kundërshtuar padrejtësitë dhe urdhrat e padrejta të sunduesve të huaj ose vendës. Kjo dukuri ka qenë e përhapur në shekuj, por edhe gjatë viteve 1944-1991, kur sundoi diktatura komuniste. Mirëpo politika terrorizuese dhe propaganda e partisë-shtet e detyronte popullin që të vlerësonte si trimëri servilizmin ndaj partisë e pushtetit. Qëndrimet e guximshme të atyre që kundërshtonin politikën e partisë, ose veprime të gabuar të kuadrove të partisë e të pushtetit, dënoheshin me burgime, internime, pushkatime, etj. Dënimi shtrihej dhe mbi familjarët e tij, të cilët shpalleshin po ashtu “armiq e tradhëtarë”. Bëmat e këtyre njerëzve mbuloheshin me heshtje dhe harresë. Kush i tregonte ato dënohej dhe ai për agjitacion e propagandë kundër partisë e shtetit. Të shumtë ishin intelektualët e formuar në Perëndim, nacionalistët, ballistët dhe legalistët, të cilët Partia Komuniste Shqiptare i luftoi dhe i asgjësoi që gjatë Luftës Antifashiste dhe në vitet e para të pas luftës. Mirëpo, po kjo parti asgjësoi dhe shumë komunistë të ndershëm e trima, të cilët nuk iu nënshtruan politikës së gabuar të saj.

Mbasi u ndërrua sistemi diktatorial njëpartiak me sistemin pluralist, ishte detyrë intelektuale të kërkoheshin, të vlerësoheshin dhe të popullarizoheshin zyrtarisht ata bij e bija të popullit tonë, që guxuan të kundërshtonin politikën e partisë dhe që vuajtën dënimet e ashpra të asaj diktature. Mirëpo shumica e klasës politike të pasdiktaturës përbëhej nga ish-komunistë, ish-sigurimsa dhe shërbëtorë besnikë të klanit Hoxha. Kështu që kërkimi, vlerësimi dhe popullarizimi i të tillë trimave e trimëreshave u spostua si detyrë e dorës së dytë e të tretë. Gjatë tranzicionit ish-pushtetarë, ish-kuadro me përgjegjësi, ish-shkrimtarë, ish-gazetarë dhe ish-studiues të kohës së diktaturës vijuan të ishin penat kryesore që mbushnin faqet e shtypit dhe kanalet televizivë. Pikërisht të tillë njerëz në pushtet e krijuan me vonesë Institutin e Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, të cilit i kanë nxjerrë dhe i nxjerrin pengesa të shumta në punën e tij. Madje pa turp parlamentarë i sotëm socialistë kanë kërkuar që ky institut të mbyllet me qëllim që të mos kryhet zbulimi i krimeve të diktaturës komuniste dhe të mos vlerësohen bëmat e njerëzve të ndershëm e guximtarë të asaj kohe që kundërshtuan veprime të padrejta të kuadrove partiakë dhe politikën e partisë.

Nuk duhet humbur kohë për të kërkuar, gjetur dhe popullarizuar jetën e të tillë njerëzve të guximshëm, me qëllim që të ndihmohen institucionet përkatëve për të vlerësuar këtë aspekt të jetës sonë. Kjo punë nuk duhet lënë si detyrë që duhet kryer vetëm prej ish-të përndjekurve, sepse shumica e popullit që vijon të ndjekë median e majtë, i sheh këta me sy të shtrembër dhe nuk i vlerëson, madje as i lexon shkrimet e tyre. Prandaj është detyrë e gjithë intelektualëve të ndershëm që të përpiqen seriozisht për të njohur dhe vlerësuar me shkrime të llojeve të ndryshme bëmat e këtyre heronjve, sepse shembujt e tyre do të frymëzojnë rininë shqiptare për të krijuar larg gënjeshtrave një shoqëri të moralshme, pa të cilën populli ynë nuk mund të ecë përpara...

Në vijim të shkrimeve të mia për të zbuluar e përshkruar jetën dhe bëmat e njerëzve që guxuan të kundërshtonin politikën e partisë gjatë luftës dhe pas saj, po përpiqem të ndërtoj këtu një portret-biografi për birin e denjë të Bregut të Sipërm, himariotit Dino Themistokli Martiko, pjesëmarrës në Luftën Na-Çl, komunist i vitit 1942, që u dënua dy herë me burgim, më 1954 me 7 vjet dhe më 1979 me 23 vjet, kur ishte pensionist 65-vjeçar. Ky burrë trim u shua para kohe në burg pas një viti torturash në hetuesi dhe 6 vjet mundimesh.

Për të mbledhur të dhënat e nevojshme për hartimin e këtij shkrimi u lidha me zotin Robert Martiko, djalin e Dinos, i cili më ndihmoi duke m'u përgjigjur pyetjeve të shumta dhe pastaj duke korrigjuar e saktësuar shumë të dhëna në variantet e parë të shkrimit.

* * *

Dino Martiko lindi në vitin 1914 në fshatin Shënvasi të Sarandës. Ishte më i madhi i tre djemve të familjes së Themistokli Mitro Martikos, e cila ishte një familje në gjendje të mirë ekonomike. Mitro (Dhimitër) Martikua, përveç shtëpisë dhe arave, ushtronte dhe tregëtinë e kuajve. Ai e dërgoi djalin e tij, Themistokliun, me shpenzimet e veta për të kryer shkollën e mesme në Janinë dhe më pas në Athinë për të ndjekur studimet e larta për ekonomi. Kur plasi Lufta e Parë Ballkanike, në tetor të vitit 1912, Themistokliu, si shumë bashkëstudentë grekë dhe arbërorë (arvanitas), e la shkollën dhe shkoi vullnetar për të luftuar kundër ushtrisë turke për lirinë e popullit grek që kishte mbetur ende nën zgjedhën turke. Ai mori pjesë në luftimet e Thesalisë, ku që në fillim ra në sy për guxim e trimëri në fushat e betejave. Komanda ushtarake greke, që ndiqte rezultatet e luftimeve, i dha gradën toger.



Kur erdhi në Delvinë, te sheshi i qytetit, njerëzit e ngritën në duar duke e hedhur përpjetë me thirrje brohoritëse. I ati, Mitro Martikua, që ishte i njohur për guximin dhe zgjuarësinë e tij në Delvinë dhe në zonën për rreth, kur pa pritjen që po i bëhej djalit, iu tha disa miqve që i kishte në krah: “Sikur të vdes tani, do të isha njeriu më i lumtur në botë”! Familja e Martikove kishte miqësi të shumta me familje të krishtere dhe myslimane. Tregëtia kërkonte, ashtu si dhe sot, marrëdhënie të gjera e të shumta.

Në verën e vitit 1913 Themistokliu vendosi të qëndronte pranë familjes për të ndihmuar babain. Në vend që të shkonte në Athinë për të vijuar studimet, u martua dhe mbas një viti u bë baba me djalë, të cilit i vuri emrin Dino (forma e shkurtër e emrit Kostandin). Mirëpo disa muaj më pas babain e tij e vranë pabesisht në pusi. Thuhet se kali i Mitros atë ditë nuk donte të merrte udhë, por kamzhiku i të zotit e shtrëngoi të bënte përpara. Nuk u muarr vesh se cili ishte vrasësi. Disa ditë para vrasjes kishte ndodhur një skenë në Shënvasi me disa bashkëfshatarë që kishin bërë vjedhje në një fshat mysliman. Mitrua i shau me fjalë të rënda: “të pabesë, maskarenj, na turpëruat fshatin”. Ata, në prani të tij nuk nxorrën gjysmë fjale, por mbas disa javësh Mitrua u gjend i vrarë në pusi. Varrimi i tij u bë me nderime brenda territorit të Manastirit të Shën Vasilit. Duke qenë se vrasësi nuk u muarr vesh, Themistokliu i tha nënës së vet: “Le të falenderojmë Zoti, që na dha Dinon si zëvendësues të babait”.

Pas formimit të shtetit të pavarur shqiptar porti i vogël i Sarandës po merrte gjallëri, Themistokliu e ndjeu se tregëtia atje do të sillte shpejt fitime të mira, prandaj shkoi e mori me qira një dyqan në atë qytezë. Familjen e la në fshat, kurse vetë gjatë vitit të parë rregulloi një vend për fjetje në një kthinë të dyqanit. Pastaj bleu dhe një shtëpi aty pranë.

Dinua, foshnjë disa muajsh, nuk kishte ndjerëdhimbje për vdekjen tragjike të gjyshit, kurse vdekja e babait, kur ishte 6 vjeç ia cingërisi zemrën. Tronditja e asaj dite, me të qarat dhe kujet e grave, do t'i kujtoheshin sa herë do të ndodhej në momente të vështira. Si shumica e jetimëve edhe ai u rrit me trauma shpirtërore. Por me gjithë tronditjen dhe dhimbjen, ky fëmijë, qysh në moshë shumë të re dha shenja se do tëbëhej njeri i zgjuar dhe energjik.

Dinua u shkollua në shqip, greqisht dhe italisht

Kur ishte ende gjashtë vjeçDinon, para se te vdiste babai, e merrte me vete të hënavenë Sarandë dhe e kthente të shtunave. Në Sarandë e regjistroi si dëgjues në një shkollë, ku filloi të mësonte alfabetin dhe disa veprime matematike. Në fshatin Shënvasi nuk kishte shkollë dhe fëmija ndjeu semund të mbetej i pashkollë. Një ditëshpërtheu duke iu drejtuar gjyshes si i rritur: “Ose më gjeni shkollë, ose këtë avlëmend ku punon ti tërë ditën, do ta bëj copë-copë.”

Ia tha këto fjalë gjyshes, që e donte më shumë se nënën e tij. Për të ai ndjente dashuri dhe dhemshuri, por shqetësimi se do të mbetej i pashkollë e revoltonte, prandaj i thirriashpër gjyshes zemërplasur. Ajo nuk u zemërua, po ngriti sytë nga qielli duke psherëtirë: “Ndihmoje o Zot dritën e syve tanë mos mbetet pa shkollë!

Dhe, sikur Zoti ta kishte dëgjuar lutjen e saj, në verë-vjeshtë të vitit 1921 u hap e para shkollë fillore në Shënvasi, ku u regjistrua dhe Dinua. Pasi përfundoi tre vitet e kësaj shkolle, për shkollimin e mëtejshëm, u interesua dajua i tij, Qirjako Vjero, te miku i familjes Jaho Kalasa, i cili jetonte në Delvinë. Ky arriti të siguronte nga qeveria e Tiranës një bursë për djalin jetim për të vijuar mësimet në shkollën greke të Voshtinës, një fshat i vogël në Greqi pranë kufirit.

Në Voshtinë Dinon 10-vjeçar e shpuri dajua i tij, i cili merrej me tregëti kuajsh midis dy vendeve dhe e njihte drejtorin e asaj shkolle. Ky i premtoi se do të kujdesej për mbarëvajtjen e djaloshit. I caktoi Dinos një program të veçantë për të mësuar brenda një kohe të shkurtër gjuhën greke që të ecte paralel me nxënësit e tjerë. Dinua shfaqi aftësitë e tij dhe mundi ta kapte programin mësimor njësoj si bashkënxënësit e vet. I shkathët nga natyra dhe i papërtuar, ai e përballoi me sukses edhe regjimin e ashpër të jetës konviktore. Ngrisheshin çdo ditë në orën 5 të mëngjesit për të rendur e bërë gjimnastikë dhe në shi e dëborë. Në Voshtinë bënte shumë ftohtë. Në janar rrugët bllokoheshin nga bora dhe hapeshin në fund të marsit.

Rezultatet e mira në mësime dhe qëndrimi i tij korrekt ngjallën respekt e simpati te bashkënxënësit dhe mësuesit, me përjashtim të mësues që jepte muzikë dhe punë dore. Një ditë kur të gjithë nxënësit këndonin, ajo pa që Dinua nuk po këndonte dhe e pyeti:

Po ti pse s' këndon”?

Dinua iu përgjigj se nuk kishte veshë për muzikë prandaj nuk dinte tëkëndonte. Ajo nguli këmbë dhe i kërkoi të këndonte çfarëdo kënge që të dinte. Dhe Dinua filloi të këndonte Hymnin e Flamurit. Mësuesja mbeti e kënaqur dhe donte t'i thoshte se si ke mësuar këtë këngë shqipe mëso dhe këngë greke. Mirëpo, një bashkënxënës që ishte nga Gjinokastra i tha mësueses se ajo këngë ishte hymni i Shqipërisë. Atëhere mësuesja i dha Dinos një pëllëmbë të fortë në faqe. Me një lëvizje rrufe ai e goditi mësuesen me shqelm në bark. Ajo u befasua, por nuk reagoi më tej me goditje. E dënoi që të mos delte për të luajtur në oborrin e shkollës gjatë pushimit të madh. Kur nxënësit dolën, Dinua priti disa minuta dhe pastaj e vërtiti në pozicion horizontal paisjen e sobës tek qyngji dhe pengoi daljen e tymit. Klasa u mbush me tym. Nxënësi i parë që erdhi nga pushimi lajmëroi të njëjtën mësuese, por kjo nuk erdhi vetë, njoftoi drejtorin e shkollës. Kur ky hyri brenda në klasë, dalloi Dinon që po fërkonte sytë e përlotur dhe në vend që ta dënonte, ia plasi të qeshurit, duke thënë:

Ah, ti kokë himarioti!” Drejtori nuk deshi ta dënonte nipin e mikut të tij, hapi dritaret dhe u largua...

Pasi e mbaroi këtë shkollë Dinua u kthye në shtëpi i kënaqur se përveçprogramit mësimor kishte mësuar dhe gjuhën greke. Kryetari i Bashkisë së Delvinës, Asim Kalasa, djali i Jahos mik i familjes, e ndihmoi Dinon që të shkonte për të vijuar studimet në Vlorë te Shkolla Tregtare, një shkollë ekonomike italiane. Gjatë studimeve në këtë shkollë djaloshi u kualifikua si llogaritar-kontabël dhe zotëroi shumë mirë italishten. Me njëherë sa mbaroi këtë shkollë, eemëruan sekretar në Bashkinë e Delvinës, ku punoi deri më 6 prill 1939. Pushtimi fashist i Shqipërisë solli dhe pushimin e Dinos nga puna.

Nuk më interesojnë pasojat, më intereson varrimi i kufomës.

Në vitin 1937 plasi kryengritja e Delvinës kundër Mbretit Ahmet Zogu i I. Këtë revoltë e organizuan vëllezërit Et'hem dhe Ismet Totua me simpatizantët e tyre antizogistë. Mirëpo forcat mbretërore e shtypën kryengritjen dhe shkaktuan shumë viktima, u arrestuan dhe 400 pjesëmarrës. Midis viktimave të asaj kryengritjeje ishte dhe toger Xhevdet Gjoleka, nipi i të paharrueshmit Zenel Gjioleka. Xhevdetin e vrau në gjumë një mik i tij, i paguar prej Ahmet Zogut. Mbreti dha urdhër që kufoma e togerit Gjoleka të mos varrosej, po të lihej te sheshi i Çerçizit në Gjinokastër derisa të qelbej.

Dinua 23 vjeçar, sapo mori vesh këtë lajm, duke e ditur se tre djemtë e Xhevdetin ishin të vegjël dhe nuk do t'i dëgjonte kush po të kërkonin kufomën, u nis vetë për Gjinokastër, ku takoi prefektin. Pasi e sqaroi se i vrari ishte dhëndër i Jaho Kalasës, të cilit Dinua i detyrohej për shkollimin te Shkolla Tregëtare, i kërkoi lejën për ta marrë dhe varrosur kufomën. Prefekti, si nëpunës i mbretit nuk guxoi dhe iu përgjigj:

Djalosh, mos e fut veten në armiqësi me Nalt Madhninë! Do të kesh pasoja të rënda”.

Dinua pa i bërë syri tër, me pamje të qetë, ia ktheu:

Nuk më interesojnë pasojat, më intereson varrimi i kufomës. Ju nuk keni ligj që tëshkelni zakonin popullor për varrimin e një kufome”.

Prefekti u ndje ngushtë, por e dha urdhërin për ta dorëzuar trupin e të vrarit, të cilin Dinua u kujdes dhe e varrosi te varrezat e Gjinokastrës.

Kur e dëgjova prejRobertit këtë ngjarje, më bëri përshtypje sjellja e këtij prefekti, i cili guxoi dhe e theu urdhërin e Mbretit nën presionin e një qytetari këmbëngulës që itha se nuk duhej tëshkelte zakonet popullore përderisa ai nuk kishte njëligj të shkruar. Kurse gjatë viteve të diktaturës komuniste, asnjënga kuadrot e lartë të partisë e të pushtetit, bashkë me ata të sigurimit, nuk guxoi të thyente urdhërat e Enver Hoxhës për burgime, internime e pushkatime njerëzish, edhe pse këto urdhëra shpesh herë nuk mbështeteshin në asnjë vendim gjyqi ose ligj tëshkruar.

Për fatin tonë të keq gjatë viteve të tranzicionit, po ndodhin krime të një lloji tjetër. Tanika ligje të shkruar, por ato shkelen prej gjyqtarëve e zyrtarëve të korruptuar.

Mos u besoni spiunëve, ata janë njerëz të poshtër që shiten për pare

Mbas 7 prillit 1939 deri në tetor 1940, edhe Delvina përjetoi pushtimin italian, i cili u ndërpre pas dështimit të Italisë Fashiste në Luftën Italo-Greke. Ky qytet, si shumë qytete e fshatra të Shqipërisë së jugut u çlirua prej ushtrise pushtuese italiane. Mirepo ky çlirim nuk ishte çlirim i vërtetë, sepse ushtria greke që dëboi ushtrinë italiane, shumë shpejt filloi të sillej si ushtri pushtuese duke shpallur herë hapur e herë nën zë se tokat e çliruara prej pushtuesit italian ishin toka greke dhe i përkisnin Greqisë.

Dinuanuk donte tu besonte syve kur po dëgjonte disa shqiptarë, të krishterë dhe myslimanë, që po bërtisnin te sheshi i Delvinës: “Zito Elladha”!(Rroftë Greqia). Po përsëriteshin skenat qesharake që ishin organizuar në Durrës, Tiranë, Vlorë e Sarandë, ku disa shqiptarë të paguar bërtisnin në ditët e para të pushtimit italian: “Viva Italia, Viva Duce!” (Rroftë Italia, Rroftë Duçja).

Dinua, ndonëse Delvina ishte e mbushur me ushtarë grekë,filloi të shante brohoritësit majtas e djathtas dhe tregëtarët që po ndërronin tabelat e dyqaneve të shkruara shqip me tabela të shkruara greqisht. Nuk kaloi as gjysëm ore nga bërtitjet e tij, kur u dha aty një patrullë me tre ushtarë grekë, nga ata të shërbimit të Sigurimit grek (Asfalias). Pranë Dinos ndodhej një shqiptar mysliman, i njohur i tij. Komandanti i patrullës pyeti:

Si ju quajnë”?

Mua më quajnë Apostol, ose Toli”, - u përgjigj me ngut shqiptari mysliman që ishte pranë Dinos. Dinua nënqeshi. Komandanti iu drejtua Dinos:

Po ty, si të quajnë?

Dino, Dino Martiko”, u përgjigj ai. Por grekët përdornin e përdorin vetëm formën e plotë Kostandin dhe komandanti mendoi se ai ishte ndonje shqiptar i ardhur nga Çamëria ku e kishte dëgjuar këtë emër.

Komandanti urdhëroi pa e zgjatur:

Të urdhërojmë të vish me ne në komandë” dhe u bëri shënjë me dorë ushtarëve ta fusnin Dinon në mes dhe ta shoqëronin deri te zyrat e komandës.

Ushtaraku i lartë para të cilit e shpunë Dinon kishte një pamje të egër, të cilën ia theksonin sytë e tij të futur në dy zgavrat emëdha. Ky ishte i famëshmi Major Petropulos, shefi i Sigurimit të Ushtrisë Greke në zonat Përmet-Gjinokastër-Sarandë. Disa javë më vonë, po ky major për të ngjallur tmerr në popull, e tërhoqi zvarrë të lidhur me litar pas triçiklit të tij derisa dha shpirt, një himariot që akuzohej se ishte agjent i italianëve. Midis majorit dhe Dinos filloi bisedaa:

Çam je ti”?

Jo, jam shqiptar ortodoks”.

Ku ka shqiptarë ortodoksë, more maskara! Ortodokët janë grekë, shqiptarët janë turq. E di ti që unë të var te rrapi i Delvinës”?

Nuk ka nder më të madh për mua se të më varësh te rrapi i Delvinës! - Iu përgjigj Dinua dhe vijoi: “Po më parë duhet të dish se gjithë spiunët e Ahmet Zogut u bënë spiunë të italianëve dhe sot erdhën e u bënë spiunët tuaj.’’

Majori u ngrit në këmbë. Ngriti një kamzhik të shkurtër për të goditur të arrestuarin në fytyrë, por Dinua me duart e tij të fortaia mbërtheu dorën që mbante kamzhikun dhe po e mbante tëbllokuar. Në këtë moment u hap dera dhe hyri një prift delvinjot që e njihte Dinon, i cili menjëherëiu drejtua ushtarakut:

Zoti Petropulos ju gaboni. Ky djalosh nuk duhet arrestuar, ai ka bërë propagandë në favor të Greqisë përpara se të vinit junë Delvinë”.

Ishte e vërtetë. Dinua, në ditët e fundit të tetorit 1940 kur sapo plasi lufta Italo-Greke, filloi të dëgjontelajmet që përhapte radio Athina dhe i riprodhonte fjalët që thuheshin prej saj, se ushtria greke do ta çlironte Shqipërinë nga fashizmi italian derisa ta hidhte në Adriatik. Nga mungesa e përvojës politike dhe duke pasur parasysh faktin se babai i tij kishte luftuar për lirinë e popullit grek në Thesali, Dinua mendonte se popujt fqinj i gjenden njëri tjetrit në kohënevoje. Por kur pa sesi silleshin e se çfarë thoshin ushtarët greke pasi erdhën në Delvinë e Sarandë, u kthjellua dhe kundërshtoi hapur propagandën shoviniste dhe thirrjet e spiunëve...

Në saje të ndërhyrjes së priftit, majori Petropulos e la të lirë të arrestuarin. Dinua kishte hallën e tij të martuar në familjen Bamiha në Delvinë. Ajo ishte grua dinamike, sa dëgjoi se nipi i saj qe arrestuar, shtyu priftin që të ndërhynte te komandanti Petropulos.

Mirëpo edhe pasi shpëtoi nga dënimi, Dinua nuk pushoi së foluri kundër sjelljes shoviniste të ushtrisë greke. Ndërkohë Petropullos ishte larguar me një pjesë të ushtrisë drejt bregdetit të Himarës. Dinon e arrestuan përsëri dhe në burg u bënë gjithsej gjashtë vetë, pesëmyslimanë dhe vetëm ai i krishter. Midis të burgosurve ishte dhe çami Asim Zejno, një i njohur i tij me të cilin do të miqësohej edhe më në Vlorë, ku do të banonin afër njëri tjetrit.

Halla e tij, e cila e kishte dërguar priftin herën e parë, tani kishte bërë përpjekje të tjera për ta nxjerrë nipin e saj nga burgu, dhe ia arriti. Në fund të javës së parë të izolimit, shefi i burgut, një oficer grek, i shkoi te qelia dhe duke hapur derën thiri:

Dino Martiko dil, je i lirë”! Oficeri u çudit, sepse Dinua në vend që të delte sa më parë, u përgjigj:

Nuk pranoj të dal nga burgu”. Pas disa minutash erdhi një tjetër oficer dhe pyeti:

Si është puna? Dinua përsëriti: “Nuk pranoj të dal nga burgu”.

Atëhere, oficeri i kërkoi sqarime, dhe Dinua vijoi:

Përse i mbani të burgosur këta njerëz të ndershëm që i njeh e gjithë Delvina, kurse njerëzit më të ndyrë, spiunët, i mbani si miq në gjirin tuaj. Deri dje ata i shërbenin Zogut, më pas italianëve dhe tani ju shërbejnë juve. Pa liruar këta të pafajshëm, unë nuk dal”.

Oficeri u largua, por kur erdhi ditën tjetër kishte me vete vendimin për lirimin e katër të burgosurve. Mbajtën vetëm dy, që i konsideruan shkelës të ligjit. Edhe Asim Zejnua u lirua. Në vitet 1960-1978, kur pinin kafe së bashkunë Vlorë, Asimi e përmendte gjestin fisnik të Dinos në prani të shumë burrave, edhe pse ai e dinte që Dinuakishte pësuar dënimin e parë me burg në vitet 1954-1957.

Ushtria greke pas disa muajsh u tërhoq nga territoret shqiptare, sepse në luftë kundër saj hyri ushtria gjermane, aleatja e Italisë Fashiste. Me rikthimin e ushtrisë italiane në Sarandë u rihap dega e Bankës së Napolit, ku Dinua u ripunësua si llogaritar kontabël. Në vitin 1942 djaloshi Martiko u martua me zonjushen Sofia Gribizi, që kishte mbaruar gjimnazin femëror të Korfuzit, qyteti ku ajo kishte lindur e qe rritur.Babai i saj, Vangjel Gribizi, një minoritar grek nga Poliçani i Gjinokastrës, pasi kishte punuardisa vjet në Amerikë si kurbetli, ishte kthyer dhe qe instaluar në Korfuz, ku së bashku me një grek vendëshapi kafenenë Mavros Gatos, që u bë shumë e njohur.

Që përpara se të ndodhte pushtimi italian, gjatë jetës si konviktor te Shkolla Tregëtare dhe më vonë gjatë viteve të punës në Vlorë si sekretar, Dinua kishte rënë në kontakt me idetë komuniste, që përhapnin Anastas Lulua dhe Sadik Premtja. Si i ri që kishte rezerva ndaj regjimit monarkist, i pushtuar dhe nga formula e idealistëve të kohës: “Të ndërtojmë një botë më të mirë”, Dinua e simpatizoi lëvizjen komuniste, si një lëvizje që mund të sillte krijimin e njësistemi shoqëror më të mirë. Faktikisht aidinte pak për komunizmin si ideologji. Kishte lexuar italisht “Manifestin Komunist” të Karl Marksit dhe disa pjesë të veprës “Kapitali”. Kështu, kur filloi lëvizja antifashiste, ai ishte një simpatizant i krahut të majtë të kësaj lëvizjeje. Madje në vitin 1942ai u bë dhe anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare. Karabinieria italiane e kërkonte për ta arrestuar dhe e arrestoi dy herë, por e lëshoi shpejt, sepse në hetuesi ai tregohej i vendosur për të kundërshtuar akuzat që i bëheshin prej informatorëve të Shërbimit Informativ të Ushtrisë Italiane, SIM-t. Ai nuk pranoi asnjë akuzë dhe nuk dekonspiroi asnjë nga shokët.

Aktivitetet e para të komunistëve të Bregdetit dhe të Kurveleshit filluan me përpjekjet për pajtimin e gjaqeve dhe shuarjen e armiqësive midis fshatrave. Dinua kryesonte pothuaj të gjitha mbledhjet në bashkëveprim me komunistët e Kuçit, personalisht me Jaho Gjolikun, që ishte mik familjar i Martikove. Në marrëveshje edhe me Hysni Kapon, Dinon e emëruan kryetar të Frontit Antifashist Na-Çl të Bregut të Sipërm, që përmblidhte fshatrat: Nivicë-Bubar, Shënvasi, Lukovë, Sasaj, Piqerras e Borsh.

Në një nga këto takime në Kuç, ai shfaqi dëshirën për tu inkuadruar në një çetë partizane. Hysni Kapua dhe Jaho Goliku, të cilët ia njihnin Dinos aftësistë si orator dhe emrin e mirë që kishte në popull, ngulën këmbë që ai të kryesonte propagandën në Bregun e Sipërm. Hysniu e mbylli bisedën me fjalët:

Dino, po të vish në mal, na shton vetëm një partizan, kurse po të punosh në terren, do na shtosh shumë partizanë.

Dhe vërtet kështu ndodhi. Numëri i partizanëve bregdetas u rrit ndjeshëm. Për nga influenca në popull,fshatrat e Bregdetit, nga Palasa deri në Nivicë-Bubar ndaheshin në atë kohë midis Dino Martikos për Bregun e Sipërm dheZaho Kokës për Bregun e Poshtëm.

Përplasje me kuadrot komunistë gjatë Luftës Antifashiste

Enver Hoxha, udhëheqësi i PKSH-së, i detyruar prej Miladin Popoviçit, e hodhi poshtëMarrëveshjen e Mukjes dhe më 10 shtator 1943 me anë të shkresës sekrete të firmosur me pseudonimin Shpati,e shpalli Ballin Kombëtar “organizatë tradhëtare dhe bashkëpunëtore tëpushtuesit”, ndonëse kjo organizaatë nuk kishte kryer ndonjë tradhëti dhe bashkëpunim me pushtuesin. Gjithashtu në po këtë shkresë ai i urdhëroi organizatat bazë të partisë që të detyronin formacionet e ushtrisë partizane të mos kryenin më asnjë aksion të përbashkët me forcat e Ballit Kombëtar, por t'i luftonin këto pa kompromis si armike. Mbas këtyre vendimeve ai filloi t'u kërkonte forcave partizane të kryenin aksione të armatosura kundër pushtuesve të rinj gjermanë që po zëvendësonin ushtrinë italiane. Këto nisma kishin disa synime: Nga njëra anë mbulonin Balli Kombërtar me namin e keq si organizatë tradhëtare, nga ana tjetër u tregohej aleatëve të mëdhenj se vetëm ushtria partizane po luftonte kundër gjermanëve dhe po i detyronte këta që të mbanin në Shqipëri sa më shumë forca të armatosura. Këto nisma kishin dhe një synim tjetër djallëzor: aksionet goditëse kundër forcave gjermane do të pasoheshin nga hakmarrja e tyre, pra do të vriteshin njerëz të pafajshëm dhe do të digjeshin fshatra e shtëpi. Populli i mbetur pa shtëpi do të shkonte të mal të bashkohej me partizanët.

Në fund të shtatorit 1943 komandanti Jaho Gjoliku, miku i familjes Martiko, mori kontakt me Dinon dhe pa e zgjatur hyri në temë:

Partia dhe Komanda të vlerësojnë shumë për partizanët që i ke dërguar deri sot në male. Po Partia ka nevojë për më shumë partizanë, prandaj kërkohet prej teje të mbledhësh forcat territoriale dhe me to të bëhet një aksion kundër forcave gjermane. Mund ta bëni diku midis Nivicës dhe Shënvasisë. Ky aksion do të ngrerë prestigjin e zonës por edhe tëndin. Nga reprezalja që do të kryejnë gjermanët, populli do të revoltohet dhe do të mbushë malet me luftëtarë”.

Dinua uli kokën dhe u përgjigjej prerë:

Jooo!Në asnjë mënyrë nuk pranoj të zbatohet ky urdhër!

Është urdhër nga lart dhe ti e di që nuk mund të kundërshtohet.” Ia ktheu Jahua, i habitur nga reagimi i Dinos dhe shtoi:“E përse e shikon si të pazbatueshëm këtë urdhër?”

“Aksioni, filloi të sqarohej Dinua duke e parë në sy mikun,do të sjellë hakmarrjen e gjermanëve. Do të vriten njerëz të pafajshëm, do të digjen shtëpi, plaça dhe të lashtat. Fshatarët në vend të afrohen me Partinë dhe Lëvizjen do të largohen. U thuaj shokëve të komandës se ky aksion do të ngjallë urrejtje dhe jo dashuri në popull. Unë nuk mund ta marr përsipër zbatimin e këtij urdhëri. Shënvasia dhe Nivica janë fshatra të pasur. Nuk janë si fshatrat e Labërisë, gurë e shkëmb. Aksioni do të ketë kosto të lartë ekonomike, por edhe politike”.

Jahua, duke i hedhur krahun në qafë, shtoi:

Ke të drejtë. Ma ktheve mendjen dhe mua. Do t'u them shokëve në mal që të mos kryhet ky aksion”.

Mirëpo në qershor të vitit 1944, kur Dinua ndodhej në Korfuz pranë gruas dhe vajzës së porsalindur, udhëheqja e partisë vendosi në mungesë të tij, të organizohej një aksion kundër forcave gjermane. Goditja u krye midis Shëvasisë dhe Nivicës dhe të dy fshatrat u dogjën. Është një ngjarje që njihet me emrin Masakra e Hondrovunit. Në kohën që gjermanët po kryenin pushaktimin e 52 burrave niviciotë e shënvasiotë dhe po hipnin mbi makina për t'i internuar 90 të tjerë, gratë dhe nënat e tyre vunë kujen për të qarë gjëmën që ndodhi, por jo për të lëvduar aksionin partizan. Midis viktimave që u pushkatuan ishin dhe disa të afërt të familjes Martiko dhe vetë dajua i Dinos. Kurse një muaj më parë gjermanët kishin vrarë vëllanë e tij, Aristidhin bashkë me disa fshatarë të tjerë që i kishin kapur rob në Sasaj. Prej këtij grupi mundi të shpëtonte vetëm vëllai tjetër i Dinos, Ndrekua. Ky e nuahti se gjermanët nuk do t'i falnin, po do t'i vrisnin si hakmarrje ndaj aksionit partizan, prandaj realizoi me zgjuarësi arratisjen e tij.

Në Bregdet, një masakër si ajo e Hondrovunit u krye edhe në Vuno. Fshati u dogj si pasojë e kundërveprimit të gjermanëve që u sulmuan gjatë tërheqjes nga Greqia. Kurse në Dhërmi kryeplaku i mençur, së bashku me disa fshatarë u doli përpara forcave gjermane dhe i priti me fjalët: “Mund të kaloni të qetë, ne nuk kemi partizanë”. Dhe gjermanët kaluan pa shkaktuar dëme në Dhërmi e Palasë.

Aksionet e tilla të forcave partizane me disa të shtëna pushkësh sillnin vrasjen e disa ushtarëve gjermanë, por nga ana tjetër shkaktonin dëme të mëdha në popullin tonë me vrasje njerëzish, djegie shtëpish e fshatrash, zhdukje bagëtish, djegie të të lashtave në ara, etj. Këto aksione i shërbenin më shumë Enver Hoxhës sesa vetë luftës. Ato i dhanëEnver Hoxhës kapital politik, sepse me to ai fitoi besimin e emisarëve jugosllavë dhe të përfaqësuesve ushtarakëtë aleatëve të mëdhej, se ai ishte njeriu më besnik i tyre dhe më i përshtatshëm, të cilit pas mbarimit të luftës i duhej besuar pushteti. Dhe kështu ndodhi...

Sot pas 75 vjet nga përfundimi i Luftës Antifashiste është e nevojshme që t'i jepen kësaj lufte vlerat që ajo ka vërtet dhe të hiqet dorë nga glorifikimi i saj me gënjeshtra e zbukurime. Në tekstet e Historisë së Shqipërisë nuk ka arsye përse të vijojë fryrja e disa ngjarjeve të luftës për të glorifikuar udhëheqësin e PKSH-së dhe komandantët ushtarakë. Shumë nga këto gabime dhe krime u pranuan në nëntor 1944 në Pleniumin e Beratit dhe atyre fjalimeve ia vlen t'u rikthehemi sot. Deri më sot nuk iu kërkua kurrë falje popullit për urdhëra të gabuar, për shpalljen e Ballit Kombëtar “tradhëtar e bashkëpunëtor i pushtuesit”, kur ai ende ishte aleat me forcat partizane dhe ky akt i udhëheqësit të PKSH-së i shtyu shumë forca balliste të bashkëpunonin vërtet me pushtuesin gjerman. Të tilla analiza dhe kërkesa, si dhe kërkesa e të falurit për gabimet e krimet e kryera, nuk u bënë as gjatë 47 vjetëve kur sundoi partia shtet, dhe nuk po bëhen as gjatë këtyre 28 vjetëve, kur shërbëtorët besnikë të klanit Hoxha e shajnë sistemin komunist, por nuk i bëjnë analiza kritike sundimit enverist dhe nuk kërkojnë të falur për gabimet e krimet e atij komandanti.

Jam i bindur se nuk do të bëhen analiza shkencore dhe as do t'i kërkohet të falur popullit për krimet e kohës së Luftës Antifashiste dhe të kohës së diktaturës komuniste as në Konferencën Shkencore që do të organizojë Akademia e Shkencave me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të atdheut. Klani Hoxha dhe shërbëtorët e tij ende duan vetëm lavde e dafina dhe jo analiza shkencore dhe as kritika të drejtpërdrejta.

Komunisti i ndershëm nuk i zbaton verbërisht urdhërat

Partia Komuniste Shqiptare, si parti leniniste, u shqua që në fillim për disiplinën e fortë midis anëtarëve të saj, Ky tipar e ndihmoi udhëheqjen e saj që gjatë luftës së armatosur, formacionet e saj ushtarake të ishin superiore në luftënë krahasim me formacionet e Ballit Kombëtar dhe të nacionalistëve. Në radhët e partizanëve dhe të agjitatorëve të partisë, në saje të kësaj disipline, askush nuk guxonte të diskutonte urdhërat që jepte udhëheqësi i PKSH-së, i cili në 10 korrik 1943, ishte zgjedhur edhe Komandant Suprem i Ushtrisë Na-Çl.

Urdhërat që merrte Dinua nga lart përpiqej t'i zbatonte gjithmonë me zell, por ndërkohë synonte që të mos i shkelte bindjet e veta. Sipas tij, populli shqiptar ishte një popull i vogël, prandaj midis tij nuk duhej praktikuar vllavrasja, por vetëm bashkimi kombëtar kundër pushtuesit. Për të realizuar këtë bashkim e unitet të popullit ai u kishte folur fshatarëve për pajtimin e gjaqeve dhe shuarjen e armiqësive. Po për të krijuar këtë unitet kombëtar ishte organizuar Konferenca e Pezës me 16 shtator 1942 dhe më 2-3 gusht 1943 u organizua dhe Mbledhja e Mukjes. Në këtë ecuri të ngjarjeve uniteti kombëtar ishte kristalizuar në ndërgjegjen e Dinos si parim bazë për mbarëvajtjen e Luftës Antifashiste. Deri në fund të gushtit 1943 ai i kishte zbatuar me përpikmëri urdhërat që vinin nga lart sepse ato nuk binin ndesh me parimin e unitetit kombëtar të popullit shqiptar. Mirëpo pas mesit të shtatorit 1943 forcat partizane të Bregut kishin kapur rob një ballist të ri në moshë. Komandanti i forcave partizane, duke menduar se do ta kënaqte Dinon iu drejtua:

Dino merrja shpirtin këtij maskarai, që ngriti dorë kundër partisë”! Partizanët po prisnin me padurim që djaloshi të binte për tokë i vdekur. Dinua iu afrua pa folur. Pamja e tij e rëndë, serioze, e trëmbi ballistin, i cili i tha duke iu lutur:

Nuk kam vrarë asnjë partizan. Kurrë nuk kam luftuar kundër shqiptarëve. Falmani jetën, jemi vëllezër”.

Dinua nuk e nxori revolen e tij. Një tjetër mund ta kishte vrarë menjëherë për të fituar pikë, por ai tha qetë e me ton disi urdhërues:

Nuk të vras me kusht që të mos ngresh më dorën kundër partizanëve. Shko”!Djaloshi i ngazëllyer u përkul t'i puthte dorën, por Dinua nuk e lejoi. Komandanti u befasua, por nuk e kundërshtoi Dinon. Më vonë i tha se ishte penduar që nuk ia bëri atë “nder” një tjetri.

Dino Martikua mori në dorëzim Sarandën pa gjakderdhje

Në datën 10 shtator të vitit 1943, kur u bë i njohur kapitullimi i Italisë Fashiste, erdhi në Shënvasi Jaho Gjoliku me një batalion partizan së bashku me komisarin Abdul Hakiu. Gjatë dre