top of page

 Parashikimi i kohës


Harold  Pinter

 

                       

Kundërshtues i përhershëm dhe i ndërgjegjshëm.

 

 

Takim        

Është e natës ora e vdekur

 

Të vdekurit e vjetër shikojnë 

Të vdekurit e rinj

tek afrohen

 

Dëgjohet një rrahje zemre e lehtë

Sikur përqafohen të vdekurit

Ata që janë prej kohe të vdekur

Dhe ata  të vdekurit e rinj

Që vazhdojnë të afrohen

 

Qajnë dhe puthen

Sikur ri-takohen

Për të parën herë dhe të fundit

 

 

 Pas vaktit

 

 

Pas mesditës gjallesa të veshura mirë, vijnë

Të nuhasin të vdekurit

Dhe të marrin vaktin e tyre.

 

Të gjitha ato gjallesa aq mirë të veshura mbledhin

Avokandot e buhavitura nga pluhuri

Dhe trazojnë minestronen* e tyre me eshtrat e përhapura

Pas vaktit ulen për tu çlodhur

Dhe  hedhin qetësisht  verë  të kuqe në kafkat e përshtatshme.

 

 Parashikimi i kohës

 

Koha fillimisht do të jetë e vrenjtur

Mjaft e ftohtë

Më vonë, për sa të mbaj dita

Do ketë kohë të mirë me diell

Pasditja do jetë e thatë dhe e nxehtë.

 

Në mbrëmje do dalë hëna

Shumë e ndritshme.

Do fryj, (të theksohet,)

Erë e fortë

Por para mesnate do qetësohet.

Asgjë tjetër nuk do të ndodhë.

 

Ky është parashikimi i fundit.

27 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page