top of page

Tre shkrime

Updated: Jun 20, 2023


Paralajmërimi i Heidegger-it

Astrit Lulushi


Asnjë filozof nuk ka dhënë një vërejtje më bindëse se Martin Heidegger, se njerëzimi është në luftë për ekzistencë; ajo çfarë ka është një gjë mjaft rrëshqitëse që përfaqëson qindra mijëra vjet improvizime për të mbijetuar.

Si specie, njerëzimi nuk ka arritur aq shumë gjëra gjatë rrjedhës së ekzistencës brenda biosferës së këtij planeti; përkundrazi i është përgjigjur një kërkese apo një tjetre sipas nevojave të tij gjatë shekujve; njeriu ka krijuar pa dashje atë që përbën një habitat - një koshere - ashtu si bletët i bëjnë kosheret e tyre shumë më të prekshme dhe më të dukshme.

Ky ekzoskeleton njerëzor i lidhur në rrjet shtrihet vazhdimisht, ndonjëherë përtej kapacitetit, për të akomoduar diversitetin dhe kompleksitetin e pafund që mbizotëron në këtë planet. Ndonjëherë kjo shtrirje arrin përmasa absurde.

Dy koncepte të tjera Heideggeriane janë të dobishme; fshehja dhe zbulimi (loja ku-ke-me u-fsheh)

Ajo që njerëzimi provon, në thelb, funksionon si kulmi i përpjekjeve për të mbijetuar. Megjithatë, fakti i thjeshtë se ky është kulmi i improvizimit, tregon se sa shumë janë zbuluar ose janë fshehur gjatë shekujve. Njerëzimi nuk e ndërtoi “kosheren” mbi bazën e një plani, por më tepër në përgjigje të nevojave; dhe gjatë gjithë improvizimit, faktet zbulohen dhe fshihen në mënyrë alternative. Gjetja fajtor ose jo, varet nga zotësia e avokatit, rryshfeti, dhe mëshira e gjykatësit.

Në një kuptim shumë të vërtetë, njeriu nuk është në gjendje të përfitojë nga të gjitha improvizimet - sepse përballet me më shumë nevoja që kërkojnë gjithnjë e më shumë improvizime, dhe narrativa shtrohet në formën e dogmave dhe ideologjive që venë në shenjë njeriun.

Në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore, njerëzimi ka shënuar kapërcime gjigante në teknologjinë e informacionit, gjë që ka çuar në një kryqëzim teknologjik - disa paralajmërojnë se mund të jetë më i rrezikshmi në histori. Shumë e shohin atë si mjetin me të cilin njerëzimi, më në fund, do të jetë në gjendje të dalë nga ciklet e pafundme të lojës së zbulimit dhe fshehjes - për të jetuar mes botës së pamasë të informacionit.

Të tjerë, megjithatë, shprehin frikën se çdo gjë me këtë nivel fuqie mund të nxisë nivele më të larta plogështie që çojnë me kalimin e kohës në diçka që i ngjan robërisë njerëzore.


Murtaja

Astrit Lulushi


Prova të reja dalin. Dhe shkencëtarët i afrohet çështjes duke e parë ndryshe, nën dritën e fakteve të reja. Britanikët e lashtë ndërtuan Stonehenge - më pas u zhdukën. Të dhënat e reja shtrojnë përsëri pyetjen: Nga ishin "në të vërtetë" britanikët? - përgjigja është e ndërlikuar.

The Guardian shkruan se kohët e fundit u zbulua bakteri që shkaktoi murtajën 4000 vjet më parë ne Angli. Ky zbulim është befasues, sepse i shtyn provat më të hershme të murtajës në Angli për disa mijëvjeçarë. Por zbulimi mund të ndihmojë gjithashtu për të zgjidhur një nga misteret më të mëdha parahistorike: pse njerëzit që futën bujqësinë në Ishujt Britanikë u zhdukën papritur pak pasi ndërtuan Stonehenge rreth pesë mijëvjetë më parë?

Përpara njoftimit, provat më të vjetra të murtajës në Britani erdhën nga një skelet 1500-vjeçar i varrosur pranë Kembrixhit. Viktima vdiq gjatë murtajës së Justinianit, e cila u përhap në të gjithë perandorinë romake lindore dhe më gjerë në mesin e shekullit të gjashtë. Vdekja e Zezë vrau më shumë se gjysmën e popullsisë britanike në mesin e shekullit të 14-të, dhe u bë shkak pë rënien e feudalizmit dhe shfaqjen e kapitalizmit. Tetëqind vjet më parë, murtaja e Justinianit kishte ndalur përpjekjet e perandorisë romake lindore për të ripushtuar provincat e saj perëndimore të humbura. Përfundimisht, shtetet kombëtare të Evropës Perëndimore dolën nga ky vakum politik.

Se nga janë vërtet britanikët është një histori e ndërlikuar. Skeleti më i vjetër i plotë i njeriut i gjetur në Ishujt Britanikë i përket njeriut 10,000-vjeçar Cheddar Man. Kur shkencëtarët nxorrën dhe analizuan ADN-në e tij disa vite më parë, ata kuptuan se ai nuk ishte stereotipik me flokë të hapur dhe lëkurë të zbehtë. Cheddar Man kishte lëkurë kafe të errët, flokë të zinj dhe sy blu-jeshile. Ai nuk ishte një anomali: kështu dukeshin britanikët e parë.

Rreth 6,000 vjet më parë, Cheddar Man u zëvendësua nga një popullsi me lëkurë ulliri dhe flokë të errët, që e kishte origjinën në Turqinë e sotme dhe migroi ngadalë nëpër Evropë, duke sjellë bujqësinë me vete. Ata do të dukeshin të ngjashëm me evropianët jugorë të ditëve moderne, të cilët kanë trashëguar një pjesë të madhe të ADN-së së tyre nga këta fermerë neolitikë. Meqenëse populli bask ka një përqindje të lartë të prejardhjes së fermerëve neolitikë dhe gjuha e tyre nuk lidhet me asnjë tjetër, Euskara ka të ngjarë të jetë pasardhësja e fundit e mbijetuar i kësaj gjuhe parahistorike.

Ishin këta emigrantë nga Anatolia që ndërtuan ikonën britanike të quajtur Stonehenge, rreth 5000-4500 vjet më parë. Por jo shumë kohë më pas, ata u zhdukën dhe u zëvendësuan nga një grup tjetër gjenetikisht i dallueshëm i popullsisë që ishte më i gjatë dhe më i drejtë. Të ardhurit ishin blegtorë nomadë nga stepa euroaziatike, ku përdornin teknologjinë më të fundit - kuaj dhe vagona. Rreth 5000 vjet më parë, këta barinj stepash filluan të migrojnë drejt perëndimit përmes Evropës veriore, duke arritur në Ishujt Britanikë gjysmë mijëvjeçari më vonë.

Dhuna mund të ketë luajtur një rol në zëvendësimin e ndërtuesve të Stonehenge nga Anadolli: 90% e barinjve të stepave të përfshirë në migrimin e madh drejt perëndimit ishin meshkuj dhe kuajt e zbutur dhe armët metalike do t'u kishin dhënë atyre një avantazh të dukshëm në konflikt. Por edhe duke marrë parasysh të gjitha këto, është pothuajse e pamundur të shpjegohet se si një grup i vogël blegtorësh nomadë ishte në gjendje të zëvendësonte një shoqëri të madhe bujqësore të krijuar mirë.

Gjenetisti amerikan David Reich sugjeron se paralelja më e ngjashme historike është kolonizimi evropian i Amerikës në shekullin e 16-të. Një numër i vogël pushtuesish spanjollë të armatosur me armë dhe çelik arritën të mposhtin perandori të mëdha dhe të sofistikuara. Këto fitore në dukje të mrekullueshme ishin, natyrisht, të mundshme vetëm sepse mikrobet e Botës së Vjetër - së pari lija, pastaj të tjerët - vrapuan përpara spanjollëve dhe shkatërruan armikun.

Në mënyrë të ngjashme, është e mundur që një pandemi prehistorike e murtajës hapi rrugën për barinjtë e stepës për të emigruar nëpër Evropën veriore. Dëshmitë tregojnë për një përplasje demografike katastrofike rreth 5000 vjet më parë. Popullsia ra me 60% dhe mbeti në atë nivel për shekuj. Nuk mund të jemi të sigurt se murtaja ishte përgjegjëse, por është shpjegimi më i mirë që kemi aktualisht.

Pasojat e gjithë kësaj janë të jashtëzakonshme. Emigrantët e rinj sollën teknologjinë më të fundit – jo vetëm kuaj dhe vagonë, por edhe qeramikë dhe vegla metalike – që shënuan fundin e neolitit dhe fillimin e epokës së bronzit. Por ndikimi i tyre është shumë më i gjatë.

Fluksi i barinjve të stepave në mijëvjeçarin e tretë pes ishte lëvizja e fundit transformuese e njerëzve në Evropë. ADN-ja e tyre është burimi më i madh i prejardhjes që përbën pak më pak se gjysmën e gjenomit të Ishujve Britanikë.

Barinjtë e stepës janë gjithashtu burimi më i mundshëm i gjuhëve indo-evropiane të folura nga rreth gjysma e popullsisë së botës. Në të kaluarën e largët, proto-indo-evropianishtja flitej nga një grup i vogël njerëzish, të cilët më pas u përhapën nëpër Evropë dhe Azinë Qendrore dhe Jugore, duke marrë me vete edhe gjuhën e tyre. Të gjitha gjuhët indo-evropiane ndajnë fjalor të ngjashëm, duke përfshirë fjalët që lidhen me vagonët. Barinjtë e stepës futën vagonët në Evropë dhe ADN-ja e tyre gjendet në përmasa të konsiderueshme në mesin e njerëzve që flasin gjuhët indo-evropiane.

E gjithë kjo duhet të jetë një kontroll realiteti për nocionet se nga janë njerëzit “vërtetë” dhe kush ka të drejtë të vendoset këto apo atje në botë. Popullsia e bardhë britanike sigurisht nuk është populli indigjen i Ishujve Britanikë. Ata janë pasardhës të emigrantëve që kanë mbërritur me varka. Dhe ka të ngjarë që ata ishin në gjendje të vendoseshin këtu vetëm sepse bakteri i Murtajës në vendin e tyre i detyroi të iknin.


Zbulim

Astrit Lulushi



Shkëmbi i prerë është një prej disa zbulime të fundit në Arkeologji.

Arabia Saudite ka zbuluar shkëmbin Naslaa, formacion shkëmbor 4000-vjeçar me një veçori të pazakontë. Guri është i ndarë në mes nga një prerje e drejtë me saktësinë e një rreze lazer. Pjesa e pasme e shkëmbit ka vizatime të lashta të një njeriu dhe devesë së tij me vizatime të tjera të pashpjegueshme.

Por a kishin njerëzit e lashtë teknologji kaq të mahnitshme, që thjesht të ndanin një gur të rastësishëm në shkretëtirë dhe ta linin atje?

Nëse po, ajo do të ishte një teknologji e re, e shtrenjtë; ata ishin njerëzit e parë përreth që u pajisën me të dhe duhej të shiheshin duke e përdorur.

Nga druri i shtrembër sa ai nga i cili është bërë njeriu, asgjë plotësisht e drejtë nuk mund të gdhendet, thoshte Immanuel Kant.

Mes historianëve dhe arkeologëve është

ngjallur një debat se si njerëzit mund ta kishin bërë një gjë të tillë në atë kohë.

Ka njerëz që supozojnë se alienët janë të përfshirë në gjëra të tilla.

Ideja e një kompjuteri që të përshtatet në dorën tuaj mund të sjellë në majë të gishtave të gjithë pasurinë e njohurive njerëzore.

Por jemi mësuar me teknologjinë tani. Gjysmën e gjërave që shohim sot, kur ishim më i ri, nuk do t’i kishim besuar. Megjithatë, mund të kishim makina fluturuese.

Njerëzit e lashtë kishin teknologji të mahnitshme të përparuar, thonë disa.

Nëse formacioni është 4000 vjeçar, atëherë krijimi i tij është rreth 2000 pes. Librat tanë të historisë na tregojnë se Piramida e Madhe e Gizës u ndërtua rreth vitit 2600 pes, kështu që sharrimi i një blloku gur ranor në gjysmën e 600 viteve më vonë nuk duket se përfaqëson një qytetërim të fshehur dhe të përparuar. Megjithatë është sigurisht interesante.

"Erozioni" është një nga ato shpjegime shpërfillëse që jepet kur "ekspertët" nuk duan ta pranojnë se nuk e kanë idenë. E njëjta gjë mund të thuhet për "Alienët”. Nëna Natyrë nuk krijon vija të drejta. Po kristalet, rrjetat e merimangës, hojet e mjaltit…. dhe shumë gjëra të tjera të krijuara me vija të drejta? Sidomos me gurë, si ky. Nëse hapni një gropë në një shkëmb të madh dhe vendosni pak ujë në atë gropë, pas disa muajsh, ai ujë depërton në shkëmb dhe shkëmbi çahet në vijë të drejtë. Njerëzit e lashtë ishin po aq të zgjuar sa ne tani, ata thjesht nuk e kishin zbuluar ende teknologjinë. Pra, dikush e kuptoi se si ta bënte këtë me një rrip lëkure dhe rëre për zhavorr, duke e lidhur me një rrotull uji? Ose diçka e tillë. Aty ku ka vullnet, ka një mënyrë. Dy koka…dy fytyra…por jo dy kombe.

30 views1 comment

1 Comment


Minush Hoxha
Minush Hoxha
Jun 19, 2023

Nismë e mirë trajtimit të konceptit Hajedegerian, por më duket se ka patur nevojë për një eksplikim më të plotë. Në kuptim se, tek e fundit- filosofia është një improvizim /dërdelisje/ gjigant që nuk ia del të kaloj kufirin improvizues. Një si ,,circulum vitiosa".


Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page