top of page

“Paqja e natës” në Tiranë


-Qyteti që e dua thellësisht nga zemra-

Mesnatë në Tiranë. Qëndra nuk ka qetsi. Lokalet edhe pse gjysëm boshatisur, sikur përcjellin një timbër jete mes ëndrrave dhe gjumit. Në ekrane të mëdha njerëzit shohin ndeshje futbolli. Ka të qeshura rinie dhe shpërthim e tifozësh.Tirana nuk ka gjumë.Tymi i kërnackave dhe bërxollave, sikur zgjojnë neuronet nuhatëse.Një muzikë e lehtë shpon qiellin e Prillit. Unë shëtit si somnabël në pasmesnatë. Lokalet, pa zhurmë shērbejnë. Njerëzit duken të qetë dhe shijojnë çastin. Pastruesit kanë filluar të sjellin rrugët në normalitet si një premtim për të nesërmen.

Nuk shoh sherre në Tiranën e natës. As britma uligane, as krisma të frikshme. Vajza të vetme ose dyshe shëtisin pa stres. Një normalitet paqësor më pushton të gjithin dhe sikur dua ta përqafoj Tiranën në imagjinatën time. E di që është e pa mundur, e di që është çmenduri, por dua që në këtë mesnatë të paqtë të bēj “dashuri” me Tiranën time. “Të dua moj qene” dua të bërtas dhe t’i zgjoj të gjithë nga gjumi apo “çmenduritë” e natës…

E di që nuk më dēgjon kush.Unë gajasem me veten time. Mesnata në qëndër të Tiranës sikur puqet me “marritë” e mia. Sheshi “Skënderbej”më ngjason me liqenet e ngrira në Minnesota,ku amerikanët peshkojnë në vrima akulli. Jam gati të ngre “tendēn” e peshkimit me shpresën e madhe të “peshkoj” për pak drejtësi mbi ujkërinë politike dhe marritë e pushtetmbajtësve…

Është fantazia ime e mjerë që ma sjell gjithshka para syve. Dua të bërtas “Ku janë peshqit e mēdhenj?” “Pse drejtësi me “Cironka”? Pse më gënjen Amerika që dua?.. Askush nuk më dëgjon në mesnatën pa krisma në Tiranë. Më duken sikur të gjithë flenë duke parë “ cironka në rrjetë”…

Shëtis plot emocione në qendër të Tiranës. Shëtis pa frikë, pa ankth ani pse si dy vite më parë, nuk mē njihte kush.Dëgjoj shqip e gjuhë të tjera dhe nuk habitem. Ca lypës të përgjumur në udhēkryqe, sikur më zgjojnë nga nostalgjia dhe kujtoj se plot të tillë ka edhe Amerika. Përpiqem të gjej ngjasimin, por e vetmja e përbashkët mbetet dora e shtrirē me sentencēn Migjeniane “Zoti të dhashtë”… Më rrëngjethet trupi dhe dhimbshëm pyes veten: “Po sikur të isha një nga ata, a do të meditoja kështu?… “Zoti të dhashtë” më buçet në veshë si një oshëtimë shkrepash… Këtë shëtitje pa frikë nuk do të mund ta bëja kurrë në qendër të qytetit ku jetoj në Amerikë. Atje është ndryshe. Tirana ime është po aq ndryshe…Paqja e bukur e qytetit që dua nuk ka forcë të trokasë nëpër qelqet me ngjyra. Atje “troket” vetëm krimi dhe frika si dikur në lashtësi “shpata e Demokleut”…

Unë e dua Tiranën dhe nuk frikem të shëtit në pasmesnatë kur dritat fiken dhe epshet platiten në errësirat e dhomave me perde. Nuk ka zhurma të frikshme, nuk ka krisma armësh. Ca pëshpëritje e të puthura rinie, janë si lajtmotiv errësire.Paqja ka pushtuar Tiranēn përmes puthjes…

Shëtit përmes sheshit të madh, jam gati të nderoj “me grusht” Skēnderbeun, Komandantin e vetëm dhe ndalem përballlë Hotel Plaza… Një ndërtesë madhështore që më kujton konviktin e dikurshëm. E pa imagjinueshme: Pronari i këtij hoteli dikur ka jetuar në “konviktin e pedagogëve” në ILB kamëz. Unë , një tjetër banor i të njëjtit konvikt, pres tërë emocion përurimin e librit tim në këtë ndërtesë të bukur. Më pushtojnë ëndrrat: A jam vërtet Unë? Me Sa duket po. Unë jam. Kryetari i Komunitetit Shqiptar të Selanikut Dr. Luan Zyka do më quante … “ shkrimtari nga Amerika”. E Unë do gajasesha me veten time si një “I marrë sokaku”. Luan Zyka më ka gjetur epitetin që bën “xheloz” edhe Kadarenë dhe jo vetëm Atë… Nata e qetë vijon gjarpërimin në qetësinë e vet. “Shkrimtari nga Amerika…” kjo alegori e Luan Zykës në Selanik sikur shkrepëtin në terrin e natës duke e bërë edhe Dajtin “të qeshë”… Unë gajasem përsëri në pasmesnatë mes Tiranës dhe kjo është “krisma” e vetme që nuk do që ta dëgjojē asnjë politikan. Ata gëzohen vetëm nga krisma të vërteta që Tirana nuk i ka… Nesër, në Hotel Plaza … “një shkrimtar nga Amerika…” si një klithmë për shoqërinë e së drejtës që ende nuk po ndodh… “Viza Amerikane” është novela ime, por britma e të gjithëve… “Të dua moj qene…” Të dua moj Tirana ime. Pa krisma. Vetëm në paqe. Ashtu siç të shoh

Shefqet Meko

Tiranë, 13 Prill 2023



7 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page