top of page

Pamje nga realiteti ballkanik dhe shqiptar


Gëzim Llojdia

Gëzim Llojdia

1.

Kinematografia turke, ka një rritje, në vitet e fundit me prodhime dinjitoze. Shqiptarët gati u çmendën, gjysmë shekulli më parë nga ngjyrat,loja dhe historia e dashurisë te ” :Shamikuqja”, ndër vite të errtë kohore çau me shpejtësi shigjete ndër zemrat shqiptare. Një arsye është dhe mbetet realiteti në jetën e përditshme, zakonet,legjendat dhe krijimet artistike,që pasqyron kjo kinema në krahasim me prodhuesit e tjerë madje shume herë më të mëdha ato perëndimore. “Alhat Agaci” është nje ndër filmat fundit të Tringut , prodhimi vitit 2018 në kinematë turke .Pse citojmë këtë realizim artistik për një argument?Realiteti i sotëm jo vetëm i vendit ku u prodhua filmi por edhe ai shqiptar gjendet aty nga filli deri në fund të këtij realizmi. Një shkrimtar i pabotuar kthehet në vendlindjen e tij pas diplomimit, ku ai kërkon sponsorët, që të botojnë librin e tij ndërsa merren me përuljen e babait të tij në lojëra të fatit. Sinani (Aydin Doğu Demirkol), një shkrimtar që aspirojnë, kthehet në shtëpi pas universitetit duke shpresuar që të gërshetojë së bashku para të mjaftueshme për të botuar romanin e tij të parë. Ai e përshkon qytetin duke u ndeshur me flakë të vjetër dhe e gjen ambiciet e tij rinore gjithnjë e në kundërshtim me ëndrrat e shtyra të babait të tij të kumarit (Murat Cemcir). Ndërsa fantazitë e tij shoqërohen me realitetin, Sinani lufton me njerëzit dhe vendin që e kanë bërë atë që ai është. Pema e Dardhës(: Ahlat Ağacı )në fakt ne themi gorricë është një film dramatik turk 2018 . U zgjodh për të konkurruar  nëKane, filmi mban një vlerësim të miratimit prej 90%, bazuar në 40 komente dhe një vlerësim mesatar prej 8.7 / 10. Konsensusi kritik i faqes së internetit thotë: "  përdor një përvojë të pas diplomimit të një të riu për të paraqitur pyetje të zhytura në mendime rreth jetës në Turqinë moderne dhe pjesën tjetër të botës.

2.

Ka përfunduar universitetin për mësuesi,mirëpo ka edhe disa provime të fundit. Kthehet në vendlindje .Ka një tjetër mentalitet. Dhjetëra të rinj nga fshatrat tona shkojnë çdo vite ndër 38 universitete shqiptare. Por askush ose shumë pak dëshirojnë të jetojnë apo punojnë aty. Nga filmi biseda e protogandistit kryesor me shokun e tij mësues që është veshur polic ngase s’kishte shanse në arsim, 320 mijë mësues të papunë dhe vetëm një shpresë mësues në lindje. Qindra të tillë ka kudo në këtë Shqipërinë tonë. Ja çfarë i thotë protagonisti:Ç’thotë puna? Me probleme. Përse?Po shumë protesta. Po ju ç’bëni? U hedhim gazë lotsjellës. U hedhim ujë me autoblinda. Kur nuk na shohin në polici, i rrahim nga pak .Lexo protestat shqiptare dhe zhurmat e dy palëve. Një herë e një kohë bëje edhe anti-protestë.

-Po ti u ktheve.Biseda e personazheve të filmit. Po jam sipër fshatit. Po të isha pak diktatorë do hidhja një bombë atomike, ta shuaja fare këtë llum. Shko sot bisedo ndër fshatra dhe ky realitet është gjithkund. Dominoxhinjtë luajnë domino te bytha e rrapit. Fshtara të tërë sikur u ka rënë bomba, prandaj duhen rilindur këto fshatra tona të lënë kështu ,që ka koha e luftës së fundit. Të gjithë presin, çfarë do bëjë qeveria për ne. Të gjithë bëjmë sikur punojnë me përjashtim të një pakice,të gjithë bëjnë sikur prodhojnë. Pesë,dhënë,një lopë,7 pula ,5 mullarë me barë shumica ca gardhiqe të shtrembër kudo,ca çezma që u thonë kroje të harruara nëpër ferra,me përjashtim atyre fshAtrave që janë vënë dorë nga një program rilindje,pjesa e mbetur që përfaqëson shumicën janë për faqe të zezë.

3.

Ka shkruar një libër. Por nuk ka para ta bojë .Më mirë ti kërkoj sponsorizim kryetarit të bashkisë të vendlindjes. Atje e presin përzemërsisht. Ti po ,urdhra. Hyrë e shikon, këtu s’ka dyer,prandaj e kam lënë kështu për popullin. Çfarë sarkrazme e bukur!Dhe më tej më pëlqen ëhe,i kujt je i,aha i mësuesit. Po shumë bukur. Sa kushton the?-2000 lira,asgjë. Çfarë i ka një bashki 2000 lira?Oh po, por ne s’na lejojmë të bëjmë sponsorizime të tilla. Shqiptarce. Gurë në trastë, përkthet :”Përcille me fjalën e mirë”.Kryetari i sugjeron të shkojë të pronari i minierës që është një lexues shumë i mirë dhe ka sponsorizuar edhe botime të tilla. Aty gjen një tjetër realitete shqiptar .Nuk e vazhdova shkollë e lartë sepse në jetë kamë ecur me intuitë dhe zgjuarsi. Ata, që e mbaruan, ca përfunduan këtu të punësuarit e mi, ca të papunë, ca më larg. Dhjetëra të diplomuar në kryeqytete kanë përfunduar punëtorë në Call -centër. Për zanatin e tyre,as dylbitë s’hyjnë më në punë...

4.

Një çast dashuror .Hatixheja nga koha e shkollës së mesme e thërret te burimi ku mbushte ujë ndërkaq që fshatarët mblidhen arrat. Dhe mes tyre ndizet shpërthimi. Historia e fshatit shqiptar .Kur kthehesha nëpër muzg nga Ploca. Pas mekamit në fshatin Vajzë ,sytë na shquan ca të rinj,vasha e djem që zhdukeshin në errësirë. Dhe c’mu kujtua Ali Asllani. Shume motive nga fshati ai i beri këngë dhe poezi. Lexoni sa bukur e përshkruan një motiv dashurie ku ai përdor krejt fjalorin vendas:Un’ jam un’, saksi e vjetër!/Lule gjirit që stolisa shkoi stolisi një gji tjetër Un’ e nisa e stolisa me ç’i jep e s’i jep sisa/dhe me këngë ylyveri buz’ e gushë ja qëndisa/ Nëpër vapëz i dhash’ hije, nëpër hije er’ e shije/i dhash’ shije poezie, gjith’ fuqit’ e një magjie/gjith ato, që fllad i ëmbël nëpër lule mbar e bije/ari i diellit me tallaze, ari i hënës fije-fije/dashuria me dollira dhe me thelp lajthije pije…/ Po u bë ajo që s’bënej, si, pra, zemra do duroj’,/syri lotin ta qëndis, loti syrin ta harroj?/ Si, pra, zëmra do durojë un’saksia tash të vuaj/edhe këngë e gjirit tim të këndoj’ në gji të huaj?/Un’ e nisa i stolisa me ç’i jep e s’i jep sisa,/dhe me këngë ylyveri buz’ e gushë ja qëndisa/buz’ e gushë ja qëndisa, e ormisa mu në zëmër/ plasi hëna ziliqare që shikonte me sy vëngër!/Më së fundi i dhash’ lotin, kryepajën time pajë/i dhash’ lotët që pikonin ku i shkelte këmbë e saj’/i dhash’ vjershën time valë, dy herë valë tri her’ zjarrqë buçet në maj të penës edhe bënet këng e marr’/këng’ e marr’ e mallit tim, që tani e paskëtaj/do t’i shtrydh të dy sytë nëpër gjurmët e asaj!.

5.

Historia e botimit të librit.A e botoi librin protagonisti kryesor.Më në fund pasi shiti një libër të vjetër të gjyshit si dhe sakrifikoi qenin, që ruante stanin e vjetër. Në Shqipëri ka vite që një marrëzi kombëtare ka mbërthyer të gjithë. Duan të bëhen shkrimtarë. C’është kjo kuje kështu?Ku në cilin vend të botës,të gjithë duan të bëhen ose shkrimtarë,ose artistë ose gjyqtarë apo avokatë ?Arsyeja këto të sjellin fitime,famë dhe emër. Mirëpo s’kanë para për të botuar. Ndërkaq një lig,j që favorizonte sponsorizimet është hequr. Dhe përse është hequr ende nuk dihet arsyeja .Ku do ti gjejnë parat e botimit qindra shqiptarë,që kanë ndryshuar profesion si më i liri dhe më komodi për tu bërë shkrimtarë ,kur librave të vjetër s’ua hedh njeri sytë dhe qentë për fat të keq ,nuk i blen njeri si në Turqi. Filmi ka edhe episode të tjerë, mirëpo gjykuar me realitetin ballkanik , ai është njësoj në të gjitha vendet e kësaj hapësire ballkanike ku problemet e përditshme dhe realiteti janë ngjashme prej kaq vitesh .


17 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page