top of page

Pak histori



Astrit Lulushi


Mikena, qyteti më i fuqishëm i epokës së bronzit, ishte viktimë e kolapsit. Ajo u shkatërrua nga zjarri rreth vitit 1200 pes….nuk e dihet saktësisht nga kush, por kohët e fundit janë zbuluar prova të forta të identitetit të tyre.

Porta e Luanëve të kalasë së Mikenës, me gjurmët e zjarrit, janë ende të dukshme. Imazhi nga studimi i ri zbulon se qytetërimi i lashtë mikenas mund të jetë shembur për shkak të kryengritjes ose pushtimit. Në atë kohë gjithë rajoni i Mesdheut, po kalonte një thatësirë ​​që zgjati rreth 300 vjet. Dështimi i të korrave dhe uria që pasoi kishin destabilizuar tashmë regjimin mikenas, i cili ishte në rënie për dekada të tëra. Me pak fjalë, njerëzit ishin të uritur, të shkatërruar dhe të zemëruar.

Dekada para djegies së qytetit, fshatrat dhe qytetet e vogla në rajon u shkatërruan. Më në fund një pjesë e qytetit u dogj; pallati u shkatërrua totalisht dhe pati një shkatërrim të pjesshëm brenda dhe jashtë kështjellës, pasuar nga plaçkitje. Si rezultat, qyteti mbeti i braktisur për pjesën tjetër të epokës së bronzit.

Asnjë lloj arme nuk është gjetur. Mungesa e armëve në rrënojat e pallateve, të parashtruar ndonjëherë si argument kundër hipotezës së konfliktit të armatosur, nuk është bindëse. Shumica e pallateve u boshatisën, më e besueshme u plaçkitën. Përveç kësaj, armët do të ishin mbledhur rregullisht nga ushtria fitimtare dhe/ose nga popullsia që jetonte në zonën e fushës së betejës.

Njerëzit që sulmuan qytetin zakonisht quhen Dorian. Kush ishin ata? Kali i Trojës në greqisht quhet Kali Dorian (Kali i Drurit). Dorian është druri.

Historianët e periudhës klasike kur flisnin për prejardhjen e Dorianëve, kishin parasysh njerëz që vinin nga pyjet. Nëse e çojmë pak më tej, Dorianët ishin druvarët, kodrinorët, njerëzit e varfër që u goditën më së shumti nga thatësira dhe regjimi mikenas nuk kishte arritur t'i mbështeste.

Ndoshta kemi një përshkrim të tyre. Ndërsa trazirat vazhdonin për dekada, një afresk i gjetur në Pylos (pyll) mund të jetë imazhi i tyre.

Luftëtarët mikenas luftuan kundër burrave këmbëzbathur, të zhveshur, pa armaturë mbrojtëse. Duke pasur parasysh se ikonografia e Egjeut përshkruante vetëm Egjeasit që luftonin me Egjejtë, këta burra ishin banorë malorë të Epirit e Peloponezit. Këta janë Dorianët që ndoshta kanë qenë të parët në historinë evropiane që kanë përmbysur me revolucion kushtet e robërisë së tyre. Të tjerët, si Pelezët dhe Danët, përbënë “popujt e detit” që u dyndën nga të gjitha anët në Mesdhe dhe u pëzien me popujt e tjerë duke ruajtur zakonet e tyre.

36 views0 comments

تعليقات


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page