top of page

Pak fjalë për vëllimin poetik «Fragmente Qeramike» të poetit Vasil Klironomi



Sofia Moraiti (kritikja e mirënjohur greke e diplomuar nga Universiteti i Sorbonës në Paris) Μe gradën master dhe doktoratë në Universitetin e Athinës.

Sofia Moraiti

Studimi i poezisë është rruga më e sigurt  e shpalosjes shpirtërore dhe përjetimit. Brenda ritmit dhe metrit të vargut poetik, poeti na lejon të bëhemi bashkëjetues të mendimit, fantazisë dhe ndjenjave të tij.  Poezia gjithmonë lëkundet midis së përjetshmes dhe kalimtares, kërcen midis të pandryshueshmes dhe të ndryshueshmes, të pavdekshmes dhe të vdekshmes dhe madhëron realitetin, botën që na rrethon.  Na «transmeton ndjenjën e madhështisë së jetës»  siç shkruan dhe Niqiforo Vretakos dhe bashkudhëton gjithmonë me artin, siç thekson Ezhene de lakrua.

Atë realitet, na sjell me vëllimin  Fragmente Qeramike Vasil Klironomi. Një poet që ka botuar gjer më sot 4 vëllime poetike në gjuhën greke dhe dy përmbledhje në gjuhën shqipe dhe që ka përkthyer disa poema dhe shumë poezi po në gjuhën shqipe. Në vëllim përfshihen 52 fragmente  me  tematikë të ndryshme: natyra, njeriu, jeta dhe vdekja koha dhe vendi, frymëzimi.

Frymëzimi si imagjinatë,  një fluturim  me përzgjedhjen e fjalëve që përbëjnë një kanavacë,  sipër së cilës reflektohet bota që na rrethon. Mund të ndjejmë të gjithë, bukurinë e krijimit dhe muzikalitetin e fjalëve, në qoftë se jemi përftues të ndjeshëm të frymëzimit, në qoftë se mund të dallojmë tingujt e fjalëve brenda vargjeve,  siç shkruan Vasil  Klironomi në hapësirën e tij universale: / janë disa poezi që nga pena jote/ duan të dëgjohet vetëm sistri i saj./

Hapësira e tij është e papërcaktuar. Referenca bëhen në perënditë e lashta, Zeusit, Efestit, Apolonit; në filozof si Parmenidi ose Erakliti dhe Diogjeni. Ka elemente të shpërndara të mitologjisë Helene dhe të historisë së lashtë greke. Në këto raste indirekt, lexuesi njihet me kufijtë e vetë. Zgjedh nga ato që shkruan Vasil Klironomi. / Po unë/ dëgjoja perdet e hijeve/ dhe krahu i një shqiponje,/ më shoi gjithçka që më fali Prometeu./ f. 9 / Do të thërras dhe Apolonin/ që këndon vetëm me lirën e tij,/ në çastin që ti do të pish eliksirin tim./ f. 40 /Nga vepra e Parmenidit zbriti perëndeshë të më ndëshkoi/ f. 42 /Me llambë sigurie/ llambën e Diogjenit,/ do të zbres/ gjer në thellësitë e shpirtit tënd/ të shikoj gjer ku mbërrin drita./f. 46

Megjithatë hapësirë  është  e tërë natyra, brenda madhështisë së saj, brenda hijeshisë dhe madhështisë së saj. Është deti me lëvizjen e tij të përjetshme, me pulëbardhat, me shkëmbin që përthithi brenda vetes rrufenë, është qielli i gjithë. Citoj: /Ndërsa i drejtohem qiellit me sy të mbyllur/ buzët nuk lëvizin./ Në tokën e qiellit,/ është Zoti im nga ajër dhe fantazi./ f. 51.

Dhe gjithkund drita e diellit, lule, pyje, vreshta, erëza. Poeti jeton brenda natyrës, brenda parajsës së tij dhe atë na e transmeton. Është një ftesë- provokim për lexuesin e tij, të mrekullohet me përsosmërinë e saj dhe të kundrojë aromën e saj.

Për sa i përket kohës dhe ajo është e pakufi. Zgjatë aq, sa një jetë e plotë. Poezitë e këtij libri lëvizin që nga lashtësia gjer në ditët tona. Gjithashtu dhe epokat. Fjalët japin periudhën kohore, si p.sh. në titullin e poezisë Tetor që shënon stinën dhe i është kushtuar mikut të tij poetit Spiro Llajo.  Tristikti në fjalë është një pikturë. Lexoj: /Sot mbyllëm dritaret dhe era e juglindjes/ ngjiti në xhama lule të vyshkura, gjethe të verdha./ Si pikturon kështu kjo erë!/ f. 14.

Thash më parë se poeti paraqet realitetin dhe si rrjedhojë jetën e vet, nëpërmjet një lente zmadhuese të botës së tij shpirtërore. Shumë poezi janë një « këlthit në thellësi» kërkim i tij  « këtu e pas kësaj,» përshkrim i çastit, kthim për një vetëkontroll. / Nga vepra e Parmenidit/ zbriti një Perëndeshë të më ndëshkojë./ Ty?!- Më tha- që dhe fjalën tryezë e shkruan me  (i),/ ty do të ndash botën më (dy)?!/ f. 42.

Fund, poezi pa metafizikë nuk mund të kuptohet. Ekziston një ekuilibër shpirtëror: Himni i jetës nga njëra anë dhe përpjekja për kuptimin e misterit të vdekjes nga ana tjetër. Vasil Klironomi në poezinë e fundit me titull Dëshira ime e fundit fletë me humor për atë që asnjë i vdekshëm nuk mund t’ i shmanget. Arsyeja që shënon fundin e një jete, përcakton vazhdimësinë e saj në dimensione të tjera shpirtërore. Për daljen e tij nga jeta kërkon nga të tjerët, këngë, qeshje ose lot dhe lule. Me premtimin, se nga ai kthim në tokën mëmë, dhurata e tij e shenjtë për ata që mbetën do të jetë një poezi e re. Lexoj: /Dhe sado e pabesueshme të dëgjohet, ju jap fjalën/ se do të shndërrohem në tokë të lehtë e të shkrifët,/ të mbijë për ju një poezi./

Kur lexova poezitë e këtij libri Fragmente Qeramike doja të lija pakë kohë, të qetësohen mbresat e mia të para. Rezultati i atij intervali ishte se përshtypjet e mia mbetën të njëjta! Ajo që mund të them me siguri për çastin që ju flas  është se Vasil Klironomi shikon dhe jeton me optimizëm realitetin, na transmeton madhështinë e jetës të cilën e himnizon me vargjet e tij dhe e përshkruan. Është poeti që nuk tërhiqet, por vëzhgon, përshkruan, himnizon. Është pjesë aktive e së tërës dhe me vetëdije i jep udhë jetës së vetë duke luajtur lirën e tij. / Në fund dirigjenti tha: f. 22. /që të marrësh pjesë në një orkestër/ duhet të kesh udhëtuar me stuhitë/ dhe jo vetëm kaq,/  tu kesh rezistuar shkulmit të tyre./ Të kesh parë dhe dëgjuar lumenjtë / si i kundërvihen detit para se të humbasin./ Të kesh parë ylberin/ që vjen  pa zhurmë nga thellësitë e qiellit,/ dhe vertikalisht përhapet në pentagramin tënd./ Ndryshe do të luash verbërisht instrumentin./

Për të gjitha emocionet që na afron dhe që me të cilat na bënë pjesëmarrës, për mesazhin optimist që na dërgon, për harenë e simpoziumit shpirtëror në të cilin na fton, për bukurinë e vargjeve të tij, e falënderojmë.

Dr. Sofia Moraiti.

167 views5 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page